Qeverisje e Korporatave

“Qeverisje e Korporatave” është risia që Universiteti Europian i Tiranës sjell në studimet Master Profesional. I dizenjuar si një kombinim mes disiplinave ekonomike dhe juridike, ky program pajis studentët me njohuri të thelluara rreth praktikave më të mira të qeverisjes së korporatave, të standardeve ndërkombëtare në këtë fushë dhe të aspekteve më të rëndëishme ligjore që lidhen me të. Qeverisja e korporatave është një fushë që është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Kriza financire globale, skandalet e korporatave dhe shqetësimi publik se si drejtohen kompanitë, kanë kontribuuar për të rritur interesin në këtë fushë sfiduese dhe intriguese. Investitorët po shohin gjithnjë e më shumë jo vetëm se si performojnë kompanitë, por gjithashtu edhe sesi ato drejtohen apo kontrollohen. Një qeverisje e mirë korporatash u vjen në ndihmë kompanive të bëhen më fitimprurëse, të rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe të rrisin aksesin e tyre në financa, si të brendshme edhe ndërkombëtare. Fakti që një discipline e tillë formimi shkollor mungon në treg, dhe nisur nga bindja se çështja e qeverisjes së korporatave do të jetë një temë e rëndësishme për vitet në vijim, përbëjnë mjaftueshëm argumente për të ndërmarrë një nismë të tillë ambicioze dhe elitare.

Një program i tillë zgjon interes brenda biznesit të mesëm e të madh shqiptar, por dhe mes radhëve të drejtuesve të nivelit të mesëm e të lartë të tyre, të cilët do të gjejnë një mundësi unike dhe efektive për të thelluar njohuritë dhe për të avancuar në karrierën profesionale.

MASTER PROFESIONAL QEVERISJE E KORPORATAVE - 90 ECTS
       
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
Nr Sem Qeverisje e Korporatave ECTS
1 1 Metoda kërkimi të avancuara (Hyrje në Ekonometri) 6
       
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT / 5 lëndë  
1 1 Qeverisje e korporatave – Bazat 6
2 1 E drejta e korporatave 6
3 1 Menaxhim strategjik 6
4 2 Etika e biznesit 6
5 2 E drejtë tatimore dhe doganore 6
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE / 2 lëndë  
Profili AUDITIM DHE KONTROLL I BRENDSHËM
1 2 Kontrolli i brendshëm dhe audit 6
2 3 Qeverisje, Risk dhe Etikë 6
Profili E DREJTË BIZNESI
1 3 E drejta e falimentimit dhe arbitrazhi 6
2 2 E drejta e konkurrencës në BE 6
Profili BIZNES
1 3 Aftësi menaxheriale 6
2 2 Teoritë e sipërmarrjes dhe krijimi i biznesit të ri 6
Profili MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE
1 2 Sociologji e punës 6
2 3 Lidershipi në organizatë 6
Profili BANKA
1 2 Tregu Bankar dhe Institucionet e tij 6
2 2 Çështje të së drejtës ekonomike 6
Profili MENAXHIM INVESTIMESH
1 2 Menaxhim Portofoli 6
2 3 Analizë Financiare e Avancuar 6
Profili E DREJTË PRIVATE
1 2 Çështje të së drejtës ekonomike 6
2 3 Pasuritë e paluajtshme 6
E - VEPRIMTARI FORMUESE   
1 3 Praktika profesionale 28
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS  
1 1-3 Punimi i diplomës 14
       
      90

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Biznesi i mesëm e i madh shqiptar,
  • Drejtues të nivelit të mesëm e të lartë të tyre
trans
trans
trans