Një  konferencë shkencore,  e cila  synon të sjellë në një forum të përbashkët diskutimi akademikë, kërkues dhe profesionistë të fushës.
Punimet shkencore erdhën si kontribute reale në zgjidhjen e dilemave dhe sollën  propozime mbi  rritjen e qëndrueshme, mjedisin ekonomik, globalizmin, zhvillimin e teknologjisë, kujdesin apo mos respektimin e ekonomisë ndaj ambientit, sfidat e ekonomive në rritje dhe pabarazia ekonomike, etj.
Nëpërmjet  kësaj platforme tematike të konferencës temat erdhën si  një forum i përbashkët diskutimi mes akademikësh, kërkuesish dhe specialistësh të ndryshëm të fushës së financës, ekonomiksit, menaxhimit, politikave publike, mjedisit, IT, etj, lidhur me drejtimet kryesore të zhvillimit ekonomik, financiar dhe shoqëror të  Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të ecurisë në vite, të sipërmarrjes shqiptare, konkretisht gjatë 20 viteve të fundit, që përkojnë tërësisht me lindjen dhe rritjen e vrullshme të saj,  me të mirat dhe të metat.
“Sfidat midis Kosovës dhe Shqipërisë në sipërmarrjen private mbeten të njëjta. Ato nuk  janë më lokale,  krahinore,  por globale.  Le të shpresojmë që nga debati apo platforma që kemi menduar për të sjellë bashkë mendimin dhe kërkimin shkencor të shërbejë si një fillesë e një debati në vijim në rangje profesionale për të vijuar me një kontribut real për sa i përket zhvillimit të ekonomisë në Shqipëri e Kosovë dhe një dije finale për një zhvillim të madh social”- u shpreh Elvin Meka, drejtues i Departamentit të Financës në UET.  
Rëndësi  e veçantë në këtë konferencë që i zhvillon punimet edhe ditën e stome do i  kushtohet trajtimit e diskutimit të sfidave të reja dhe të ardhmes që kjo sipërmarrje, në të dy anët e kufirit të përbashkët, do të ndeshë, në kontekstin e një ekonomie globale dhe gjithnjë e më konkurruese.    
Kjo konferencë nënvizon rolin  dhe kapacitetet që universitetet  dhe kërkuesit shkencorë kanë për të qenë një faktor i rëndësishëm në analizën dhe zhvillimet ekonomike të vendit.
Para disa kohësh në një artikull që kisha shkruar me titullin “Përse nuk flasin ekonomistët shqiptarë”, dikush  më tha: “I mirë artikulli por titullin e ke gabim.  Ekonomistët  flasin,  por nuk dëgjohen”. Ne flasim, bëjmë studime, por duket se ngelet me një  botim apo konferencë dhe nuk përçohet mesazh.  Mënyra sesi është menduar për vazhdimin e saj janë disa mesazhe që duhet të përcillen atje ku duhet;  për të qenë zë shkencor dhe akademik për të kuptuar ku ka qenë, ku është dhe ku do të shkojë në të ardhmen?!  Pavarësisht se jemi vend i vogël,  jemi në provën e ekonomisë botërore.  Sot nuk ka receta të gatshme.  Duhet  të jenë forcat shkencore dhe akademike ti propozojnë”, u shpreh ekonomisti i njohur Adrian Civici, njëkohësisht edhe President i UET. Ai shtoi se akademikët dhe specialistët e fushës duhet të përqendrohen në tri pika të rëndësishme që përfshijnë vlerësimin e tranzicionit që kaloi Shqipëria në këta 20 vjet, nëse u vlerësuan apo jo politikat që u sugjeruan nga partnerët, dhe nëse   ka mbaruar apo vazhdon tranzicioni në vend.
Ideatorët e quajtën konferencës Korporatë për të sjellë një qasje shkencore moderne, duke parë edhe tendencat e fundit ku studimet tregojnë  se problematikat  e ekonomisë  në nivel makro dhe mikro janë të lidhura me korporatat. “Kur  guxuam ta quajmë kështu patëm parasysh faktin të sjellim kontribut në shkencë, t’i shohin problematikat marko në këndvështrim koorporativ për një këndvështrim të ri në shkencat ekonomike. Sfidat që kalojnë ekonomitë emergjente si Shqipëria është: a do të mbeten të e qëndrueshme a do të arrijë  kjo korporatë, ekonomi të ketë rritje të qëndrueshme”- tha për të pranishmit në konferencë Dekania e Fakultetit Ekonomik në UET, Luljeta Minxhozi.
Konferencën e hapi pedagogu i UET, Arjan Kadareja i cili u ndal në një trajtim mbi ecurinë e sistemit  privat bankar në Shqipëri, çfarë është bërë në njëzet vjet dhe çfarë pritet në të ardhmen. Kjo konferencë hapi debatin e diskutimit akademik dhe shkencor, lidhur me sfidat e reja dhe të ardhme që kjo sipërmarrje, në të dy anët e kufirit të përbashkët shqiptar, do të ndeshë në kontekstin e një ekonomie globale dhe gjithnjë e më konkurruese e jo thjesht në kuadër rajonal. “Mendoj se ky është një debat global, ku asnjë vend apo ekonomi, sado i madh apo i vogël qoftë, nuk mund ta gjejë veten jashtë diskutimeve thelbësore të zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes private” –përfundoi Elvin Meka.  Konferenca i zhvilloi punimet në datat  09 dhe 10 nëntor në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.

 

Disa nga punimet  e  konferencës
Remzi Ahmeti, Halim Bajraktari;  “Sfidat e Kosovës në implementimin e politikave ekonomike të BE-së”.
Erjona Canaj, Darjel Sina; “Lëvizja e lirë e mallrave shqiptare brenda BE-së. Sfidat e reja në kontekstin e integrimit”.
Driton Fetahu;  “Shqipëria, Kosova dhe zhvillimi ekonomik rajonal”.
Rifat Hoxha; “Menaxhimi i risqeve  dhe roli i tij  në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.  
Drita Krasniqi; Burimet e rritjes dhe rritja e qëndrueshme ekonomike.  
Denis Lushi; Disa procese operacionale për rritjen e  zhvillimit të ekonomisë  rurale në Shqipëri.
Avis Andoni;  supervizimi ndërkombëtar bankar dhe strategjitë e bankave tregtare.
Gentiana Gjino dhe Orkida Ilollari; novacioni në kanalet alternative të sistemit bankar.
Hamdi Hoti; Rritja e burimeve dhe rritja e qëndrueshme ekonomike.
Mimoza Koka, Anilda Bozdo;  Pakësimi i  ekonomisë informale, si një nga rrugët e transformimit të vendit.
Arjan Kadareja, Elvin Meka- Bashkëpunimi financiar Shqipëri- Kosovë dhe integrimi.  Një  qasje e re për integrimin financiar rajonal.
Fidane Spahija; Impakti i vlerësimit të risqeve të kreditit në përkufizimin e normave të interesit në kreditë bankare në vendet në zhvillim.
Ljupco Stojceski, Aleksandra Stankovska, Agon Baftjari; Informacioni asimetrik dhe derivatet financiare.
Lavdrim Sahitaj, Forcim Kola, Kreshnik Bello; Sjellja drejt mikro- financës në tregun shqiptar.
Remzi Ahmeti Halim BBajraktari;  Burime të jashtme për financat e korporatave.
Gonxhe Beqiri; Impakti i marketingut në mediat sociale në performancën e sipërmarrjes së biznesit në Evropë.
Petrit Perihati, Magdalena Bregasi Aurora Binjaki; metodat e vlerësimit në procesin e privatizimit të pasurive të patundshme dhe pronën publike, Rasti i Shqipërisë.
Arianit Jakupi; Farmaekonomia- analizat e kostove dhe fitimit të listës themelore  të mjekimeve dhe impakti në buxhetin për farmacinë në Kosovë.
Persida Spirollari; A e ndikon qeverisja e korporatave  performancën financiare të bankave në Shqipëri?
Enver Bajçinca; Sfidat e financimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Rezart Dibra; Qeverisja e korporatave në vendet në tranzicion, rasti i Shqipërisë.
Alma Varfi;  Menaxhimi  i burimeve njerëzore në kohë krizash.
Ardian Uka; lindja e qeverisjes së fortë të korporatave për modernizimin e bankës qendrore të Kosovës.
Jusuf Qarkaxhia- Siguria e tregtisë online; sulmet dhe strategjitë parandaluese.
Arben Bakllamaja;  Lidhja mes infrastrukturës dhe mjedisit në Shqipëri  është thelbësore për arritjen e  zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Diana Bardhi- Investimi i rrugëve dhe zhvillimi rajonal. Disa fakte nga Shqipëria
Besarta Vladi, Erjon Curraj, Ermira Qosja;  Novacioni në teknologjitë e informacionit  dhe sistemit  të menaxhimit të informacionit në biznesin shqiptar; si ta masësh  novacionin në bizneset shqiptare?
Indirt Baholli, Alma Stana, Osman Metalla; A mundet zona shqiptare e portit të jetë pjesë e rrjetit evropian të porteve ekologjikë  bazuar në  sistemin e informacionit të mjedisit?
Arbi Agalliu, Enton Duro, Arjana Memishaj;  Rëndësia e auditit të brendshëm në problemet e performancës së financave bankare dhe sfidat e auditeve të brendshëm në Shqipëri
Sherfi Gashi;  politikat fiskale dhe impaktet e saj në rritjen ekonomike.
Skënder Hasani- Efektet e taksës si një instrument i politikave fiskale në Kosovë .

trans
trans
trans