Edhe në këtë edicion të pesëmbëdhjetë të ngjarjes më të rëndësishme të letrave shqipe, Panairit të librit, stenda e shtëpisë botuese “UET –Press  ” se ishte në qendër të vëmendjes. Me të hyrë në hollin gjigant të Pallatit të Kongreseve sytë të hasnin autorët e librave më të zëshëm e të lakuar nga media, të cilët firmosnin autografe për  dashamirësit.
Gazetari i njohur i zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi me librin e tij “Pavarësia- Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” , ishte ndër më të preferuarit e vizitorëve më të paduruar për çeljen e evenimentit  duke shitur me dhjetëra kopje kur sapo ishte hapur zyrtarisht Panairi. Nuk mungonin as komplimentet nga ana tjetër e stendës, ku blerësit e librave shkëputnin një shtrëngim duarsh apo fotografi me shkrimtarin.
Duket se komentet pozitive nga kritika shqiptare për udhëtimin e Ismail Qemal Vlorës drejt Pavarësisë, ndërthurja e këndshme e historisë me stilin letrar-artistik,  shtuan kërshërinë dhe dëshirën për ta pasur këtë libër si pjesë të bibliotekës personale në këtë njëqind vjetor të Pavarësisë.

Janë të shumtë titujt mbi historinë e Shqipërisë në këta njëqind vjet shtet që vijnë nën logon “UET –Press ”, por ai që ka bërë bujën më të madhe është “100 vjet” nga Blendi Fevziu. Ngjarjet  nga 1912 deri më 2012-ën dhe personazhet më të shquara të botës shqipe si; Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano,  vijnë të gjithë bashkë në një libër. Si  një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 deri më sot- e quan gazetari Fevziu.
Autori duket se po përsërit suksesin e një viti më parë, me librin “Enver Hoxha”. Me  50 mijë kopje të shitura mban edhe rekordin si libri më i shitur i të gjitha kohërave në Shqipëri. Lexuesit që teksa i afrohen sapo ai vjen në stendën e UET-Press me kopjet e blera të “100 vjet” dhe presin dedikimin me kaligrafinë e Fevziut, duken si fansa në koncertin e një rrokstari, duke thyer kështu çdo paragjykim  mbi letërsinë apo sasinë dhe mënyrën sesi lexojnë shqiptarët. Janë të të gjitha moshave ata që ndalen dhe blejnë librin e tij, që e urojnë, që i japin edhe ndonjë dhuratë simbolike në shenjë falënderimi për kontributin e tij në historinë e shtetit shqiptar. Ndoshta ngaqë është
një libër i thjeshtë dhe i dedikuar për një publik të gjerë, që i rendit  ngjarjet dhe i  ilustron me shënime të kohës dhe dokumente historike. Si i tillë, ai ngjan me një ekskursion që ecën nëpër 100 vitet e shtetit shqiptar, që ndal më gjatë a më shkurt në momente të caktuara, ashtu siç bëhet në një ekskursion.
Një ekskursion i këndshëm ai ai i fëmijëve që kanë ardhur të vizitojnë panairin e librit në ditën e parë. Është edhe vajza e Fevziut, Mishel, së cilës ai i ka dedikuar librin në dhjetëvjetorin e lindjes që bashkë me shokët dhe  shoqet e shkollës ndalet përpara të atit dhe i prezanton miqtë me të.

UET –Press  vjen  me një kontribut të vyer me botimet historiko-publicistike në këtë njëqind vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë ditëve në vijim të Panairit, autorët që i kanë besuar veprat e tyre shtëpisë botuese të Universitetit Europian të Tiranës si  Spartak Ngjela me “ Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Amik Kasoruho “Shqipëria,  Ankthi dhe Ëndrra” , Romeo Gurakuqi me monografinë e tij “Shqipëria 19111-1914” të sapo promovuar pas 17 vitesh pune kërkimore dhe studimore, si edhe  Preç Zogaj me librin e tij “Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”, i cili pritet të promovohet ditën e premte në mjediset e Panairit, por edhe zëdhënësi i ish kryeministrit britanik Tony Blair, Alaister Campbell, libri i të cilit është përkthyer dhe botuar  nga UET-Press, do të jetë i pranishëm në Panair.

Veç titujve me karakter historik, UET-Press sjell plot tituj ekonomikë, të shkencave sociale, filozofikë, psikologjikë, etj. Një prej tyre është edhe botimi i dytë i librit “Globalizmi ante portas” i ekonomistit Adrian Civici, një libër që synon t’i japë përgjigje lexuesit të gjerë rreth fenomenit të globalizimit dhe pasojave që sjell ai.
Të gjithë këta tituj e bëjnë UET-Press shtëpinë botuese të preferuar nga të gjithë; nga profesionistët e fushave të ndryshme, studentët me botimet universitare dhe lexuesit e gjerë me titujt e lakmuar mbi copëzat e munguara të historisë...


10 Tituj të rinj për  100 vjetor

“Pavarësia, Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”
një përshkrim i figurës së Ismail Qemalit dhe rrëfenjat e udhëtimit të tij historik drejt Shqipërisë së pavarur, është ky subjekti i librit të  gazetarit të njohur të zërit të Amerikës, Ilir Ikonomit
Libri që përshkruan ngjarjet që e shoqëruan vjeshtën historike të vitit 1912, njëqind vjet pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Shqipëria, ankthi dhe ëndrra”
është libri që sjell dy analizat më serioze që autori Amik Kasoruho  i ka bërë Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Shqipërisë së Ramiz Alisë.
Duke krijuar  një  pamje e plotë, ku ankthi dhe ëndrra e një vendi shfaqen me të gjitha emocionet, qartësinë, qetësinë dhe thellësinë e mendimit të një dëshmitari si Amik Kasoruho, i cili njohu burgun, pushkatimin e babait, dëbimin, mohimin e shumë të drejtave për vete dhe familjen e tij.
Prej  asaj kohe ka njohur katër ribotime, vlerësime të kritikëve, profesorëve të filozofisë

“Vitet shqiptare ‘ 43 - ‘45”
është  memoar  i agjentit të inteligjencës britanike, David Smajli, në dy misionet e tij në vitet 1943 dhe 1944, me forcat e rezistencës shqiptare.
Fillimisht me  forcat partizane dhe më pas me grupet nacionaliste monarkiste. Ai ndihmoi në organizimin dhe armatosjen e shqiptarëve kundër forcave okupatore italiane dhe gjermane.
Libri i përfshirë në kolanën “Skripta manent” hap një dritare rreth ngjarjeve që shoqëruan vitet 1943-44
 
“Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare , 1957-2010”
në vëllimin e tij të dytë sjell kujtimet  e Spartak Ngjelës nga koha e burgut
Ngjarjet vazhdojnë aty ku ishin ndërprerë në librin e parë më 15 nëntor të vitit 1975, dita ku Spartak Ngjela kishte hyrë në burgun e Tiranës, ndërsa Shqipëria kishte mbushur plot tridhjetë vite nën regjimin diktatorial. Stili mbetet i njëjti; nga kujtimet vetjake, te faktet historike në vend e deri te refleksionet e politikës botërore.

“100 VJET (1912 – 2012)”
i gazetarit Blendi Fevziu sjell  Ismail Qemalin, Princ Vidin, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Ramiz Alian, Sali Berishën, Fatos Nanon, të gjithë bashkë në një libër! Një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 deri më sot!
Ky është një libër i thjeshtë dhe i dedikuar për një publik të gjerë. Nuk është një libër që thellohet në ngjarjet dhe fenomenet, por thjesht i rendit ato duke i ilustruar me shënime të kohës dhe dokumente historike.

“Geraldina e Shqiptarëve”
nga autorja australiane Gëen robyns vijnë ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e mbretëreshës nga dita njohjes me mbretin Zog, martesa, jeta në ekzil, vdekja e mbretit e shumë e shumë rrëfime të tjera mbretërish, oborresh e intrigash politike.
Libri biografik, veç kujtimeve të rrëfyera nga vetë mbretëresha përmban dëshmi dhe kujtime nga miq e të afërm si Princi Leka, bashkëshortja e tij Suzanë, kontesha Virginia Appony, motra e mbretëreshës, Skënder Zogu nipi i mbretit, e të tjerë.

Shqipëria 1911-1914”
e historianit Romeo Gurakuqi, është një tjetër  titull nga shtëpia botuese UET –Press, që i bashkohet botimeve në kuadër të festimeve të njëqind vjetorit të Pavarësisë. Libri është një monografi studimore kushtuar historisë politike e sociale në Shqipëri dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare për Ballkanin dhe Shqipërinë nga fillimi i Revolucionit Nacional Shqiptar deri në pragun e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore.

“Ide të sistemuara për Universitetin Privat  dhe Publik”
nga sociologu dhe diplomati Tonin Gjuraj shtron disa nga çështjet aktuale ku sillet sot  diskutimi për arsimin e lartë, i lidhur me numrin e universiteteve në një vend, e veçanërisht universitetet private
Shqipëria ka një numër edhe më të vogël, madje edhe në raport me vendet e rajonit.  Ai është i mendimit se sfida  e vërtetë e universiteteve shqiptare është të bëjnë më shumë sesa thjesht të pasqyrojnë nivelin dhe botëkuptimin aktual të shoqërisë shqiptare, duke u fokusuar në ruajtjen e standardeve të larta mbi cilësinë dhe vizionin për të ardhmen.

 “Vitet me Tony Blair”
nga Alastair Campbell është një paraqitje ndjellëse e lidershipit të Tony Blairit,e shkruar nga këshilltari i medias, strategu, drejtori i komunikimit, mikui ngushtë, që nuk kursen askënd kur mendon se është duke bërë gjënë eduhur. Libri është i mrekullueshëm, i shkruar një nga mjeshtër i fjalës, me fjali të shkurtra, por me shumë kuptim. Sjell dëshmi për periudhën 1994-2003, që ishte vendimtare, jo vetëm për Britaninë e Madhe por edhe për rolin e saj në krizat botërore.

“Në kërkim të zgjedhjeve të humbura”, nga Preç Zogaj

trans
trans
trans