Ferit DukaProf. Dr. Ferit Duka

25.01.1995: “Doktor i Shkencave”
Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë

11.01.1997: “Mjeshtër Kërkimesh” (Profesor i Asociuar);
Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë

28.01.2004: “Profesor Doktor”
Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë

 

Prof. Dr. Ferit Duka e ka përqendruar punën e tij studimore në lëmin e historisë së shqiptarëve. Kërkimet e Prof. Dukës kanë qenë të orientuara pikësëpari në çështje të tilla të rëndësishme si qyteti shqiptar dhe tiparet e zhvillimit të tij pas vendosjes së sundimit osman në tokat shqiptare, ndryshimet në strukturën fetare të shoqërisë shqiptare gjatë shekujve osmanë, komunitetet joshqiptare (veçanërisht hebrenjtë) që kanë banuar në pjesë të veçanta të kësaj hapësire, etj. Frut i këtyre hulumtimeve shumëvjeçare në tematikën e sipërshënuar janë një varg studimesh si monografi apo vepra me bashkautorësi, artikuj studimorë, kumtesa, etj., të botuara brenda ose jashtë Shqipërisë. Rezultatet e studimeve të tij ai i ka komunikuar në tubime të rëndësishme shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Paralelisht me punën studimore, Prof. Duka ka zhvilluar periodikisht ekspedita kërkimore në arkivat dhe bibliotekat e Turqisë dhe vendeve perëndimore, gjë që i ka dhënë mundësinë që të ketë në disponim një bazë burimore adekuate dhe të pazëvendësueshme për studimet e tij. Puna e tij kërkimore ka qenë dhe mbetet e lidhur ngushtë me mësimdhënien në Universitetin Europian të Tiranës. Jo vetëm që mban kurse të rregullta në auditor, por ai udhëheq rregullisht diploma të nivelit universitar, disertacione të niveleve të Masterit dhe të Doktoratës, nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Pjesë e rëndësishme e angazhimeve intelektuale dhe akademike të Prof. Ferit Dukës ka qenë edhe pjesëmarrja në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sikurse janë ato që lidhen me tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar në Shqipëri dhe në rajon, nismat ndërkombëtare për përmirësimin e teksteve shkollore të historisë, projektet për ruajtjen dhe shpalosjen e trashëgimisë kulturore në arealin shqiptar dhe ballkanik, etj.

 

 publikime

ksenofon krisafi

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi

Ksenofon Krisafi pas diplomimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, ka fituar gradat Kandidat i shkencave, Doktor, titullin Profesor dhe Doktor Honoris Causa (Universiteti Sancti Cirili i Maltës). Ka punuar në Universitetin e Tiranës, drejtor në Ministrinë e Jashtme, ambasador i Shqipërisë në OKB dhe OBT, në Gjenevë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, këshilltar diplomatik i Kryeministrit, këshilltar i zëvendeskryeministrit, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Drejtor Ekzekutiv i Komisionit të Letrave me Vlerë, dekan në fakultetet e drejtësisë të Universiteteve të Tiranës, Luarasi dhe UET.
Ka marrë pjesë në shumë konferenca nderkombetare diplomatike si dhe ne takime dy e shumepaleshe. Ka një veprimtari të zgjeruar pedagogjike e akademike nëpërmjet kurseve apo cikleve të leksioneve të mbajtura ne universitete vendase e te huaja (Itali, France, Belgjike, Greqi, Suedi, Kosove etj). Eshtë lektor i të drejtës publike, të drejtës ndërkombëtare publike dhe disa lëndëve të tjera, derivate të së drejtës ndërkombëtare.
Veprimtaria kërkimore e studimore e tij është konkretizuar në një numër të konsiderueshëm monografish, librash, tekstesh mesimore, artikujsh, studimesh, punimesh si dhe referatesh e kumtesash të paraqitura në konferenca e kolokiume shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

 publikime

Romeo gurakuqiProf. Dr. Romeo Gurakuqi
 
Mban titullin Profesor që nga viti 2007 dhe graden Doktori Shkencave Historike nga vitit 1997.

Fushat e ekspertizës: Profesor i Historisë Moderne Botërore, Historisë Moderne dhe Bashkëkohore të Ballkanit, i  të Drejtës Publike dhe Historisë së Institucioneve në Universitetin Europian të Tiranës.

Fushat e Kërkimit Shkencor: Historia e Pavarësisë së Shqipërisë, 1910-1921, ndërkohë që një pjesë e veprimtarisë kërkimore ka përfshirë periudhën e mbretërisë shqiptare 1928-1939 dhe periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe raporteve Shqipëri-Jugosllavi për çështje te Kosovës.

Njëkohsisht, Romeo Gurakuqi është Visiting Fellow pranë London School of Economics and Political Science. Autor i monografive “Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911” (janar 2002) dhe "Shqipëria dhe Çështja Shqiptare, pas Luftës së Parë Botërore, 1918-1921” (botuar mars 2007), “Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914” (botuar shkurt 2011) dhe “Shqipëria 1911-1914” (tetor 2012), i teksteve bazë universitare: “Historia e Kohës së Re 2 (Qytetërimi Perëndimor) 1775- 1871”, “Historisë së Kohës së Re 3, (Qytetërimi Perëndimor) 1871-1918” (në bashkautorësi me Menduh Dërguti), "Historia e Institucioneve Perëndimore", "Hyrje në të drejtën publike", “Hyrje në Studimin e Historisë”, (në bashkautorësi me Walter Höflechner dhe Gëzim Hoxha), dhe autor i një numri artikujsh studimorë kushtuar historisë politike dhe diplomatike të Shqipërisë në periudhën 1910-1914, 1918-1921, 1925-1936, 1941-1945 dhe autor seri analizash botuar në shtypin shqiptar etj. Nga vitit 1998 deri në vitin 2006, Romeo Gurakuqi drejtoi revisten shkencore “Phoenix”, organ i Qendrës së Studimeve Shqiptare “Ernest Koliqi”, Shkodër.

Bashkëthemelues  i UET. Nga viti 2006 deri më 2008 ka qenë Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale UET. Aktualisht është drejtor i Institutit të Historisë Bashkëkohore, pranë UET, anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, Anetar i Bordit Drejtues të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tirane dhe Anetar i Bordit Drejtues të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit

 

publikime

migena leskovikuProf. Asoc. Dr. Migena Leskoviku

Titulli shkencor Prof. As. "Doktor’, në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; Studime Master në Public Administration, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Nebraskës, SHBA; Master në Drejtësi (SHPU), Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; Diplomë ‘Jurist’, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Trajnime dhe kualifikime të ndryshme, si në George Town dhe George Washington University, SHBA; në Middlesex University, Londër, UK, etj.  Ajo ka shumë përvojë në mësimdhënie në nivel universitar prej mbi 15 vjetësh, eksperiencë të pasur pune në administratë publike, si dhe për agjenci e organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si OSBE, UNICEF, EURALIUS, etj. si konsulente apo eksperte ligjore në projekte apo studime/raporte që lidhen me drejtësinë, ligjin, të drejtat e njeriut, etj. Ka publikuar artikuj të shumtë shkencorë në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, është edhe Kryeredaktore e revistës shkencore ‘Jus&Justicia’, periodik i Fakultetit Juridik në UET, e që botohet nga UET Press.
Ka qenë Dekane e Fakultetit Juridik në UET. Aktualisht është Zv/Dekane e Fakultetit Juridik si dhe Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti Juridik, Universiteti Europian i Tiranës.

 publikime

Arjan VasjariPhD Arjan Vasjari

2011,grada PhD në Alma Mater-Universiteti i Bologna-s-Itali - në vitin 2009 u atashua si pedagog  i brendëshëm pranë Universitetit Europian të Tiranës - në vitin 2009 mban statusin Editorialist i gazetës MAPO, opinionist në median audiovizive – në vitin 2008 u diplomua në fakultetin Juridik të Barit në Itali për Jurispudencë - në vitin 2006 u emërua Konsull në Konsullatën e Përgjithëshmë të Shiqipërisë në Bari, Itali - vitin 2001 u emërua Drejtor me Publikun në Partinë Demokratike – në vitin 1990 u diplomua në Insitutin e Arteve, Tiranë.

Spektri i interesave kërkimore rrok fushat e filozofisë të së drejtës, të drejtës kushtetuese, të  së drejtes publike. Posacërisht, intepretimi juridik, analiza filozofiko-juridike të teorive juridike bashkëkohore, teoritë mbi të mirat kushtetuese, neokostitucionalizmi, parlamentarizmi.

publikime

engjell pere

Prof. Dr. Engjëll Pere

Lektor i lëndeve Mikroekonomia, Kontabiliteti Nacional dhe Financat Publike, Fakulteti Ekonomik – UET; Përgjegjëjs i Departamentit të Menaxhimit dhe Ekonomiksit. Dilomuar në vitin 1982, në Universitetin e Tiranës -Fakulteti i Ekonomisë.

Eksperiencat akademike
1989 - marrja e titullit “Doktor i Shkencave Ekonomike; 1999 - marrja e titullit akademik “Profesor i Asociuar”.
1991-2010 lektor i lëndëve Makroekonomia, Mikroekonomia, dhe Kontabilitetit Nacional në Departamentin e Ekonomksit – Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranes. 2004-2006 lektor (partime), i lëndës Mikroekonomia, në “South East European University” (SEE) – Tetovë, Maqedoni. Kualifikime të ndryshme post – doktoriale, si në “Institut für Weltwirtschaft-Kiel, ”RF Gjermane (1991-1993); “Universita degli Studi di Trieste” Itali (1993); “Christian Albrecht Universität” – Kiel; RF Gjermane, etj. Drejtues i disa dizertacioneve doktorature në fushën e ekonomisë; udhëheqes i temave të dipllomës në ciklet Bachelor dhe Master i Shkencave. Autor i disa artikujve shkencore dhe pjesmarrës në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ekperienca të tjera profesionale
Ekspert në fushën e promovimit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME). Kryetar i Bordit të Fondacionit SME gjatë viteve 1994 – 1997, financuar nga Programi PHARE i Komunitetit Europian. Pjesmarrës në projekte të ndryshme në fushën e SME-ve. Bashkëpuntor i jashtëm i ”Agjensisë Rajonale të Biznesit (RDA) – Tiranë”, pjesmarrës në projekte të ndryshme në market research dhe mbështetjes së biznesit; etj.
Ekspert në fushën e manaxhimit financiar të korporatave; eksperiencë disa vjeçare në menaxhimin financiar të kompanive të huaja. Ekspert në fushën e legjislacionit fiskal dhe procedurave tatimore. Drejtues i Qendrës për “Promovimin e Biznesit dhe Reformave Publike” (NGO); supervisor dhe pjesmarres në projekte të ndryshme financuar nga organizata ndërkombetare si Banka Boterore; Komisioni Europian; Fondacioni SOROS, etj.

publikime

 

ardian civici

Prof.Dr. Adrian Civici

Adrian Civici është doktor në shkencat ekonomike akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe doktor në ekonomi agrare akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tirane, 1993). Në vitin 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar në pozicione të rëndësishme si Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare (1992-1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1996-2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998-2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001-2002); Drejtor i Drejtorisë së Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002-2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor të Kosovës pranë Qeverisë së Kosovës (2006-2007); Profesor dhe Rektor i Universitetit Europian të Tiranës (2007-2010). Zëvendësrektor për kërkimin shkencor dhe Drejtor i Shkollës Doktorale në Universitetin Europian të Tiranës (2010-2011). Aktualisht është President i Universitetit Europian të Tiranës dhe Drejtor i Shkollës Doktorale.
Adrian Civici ka qenë dhe është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar I Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore me qendër në Bruksel); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare me qendër në Lyon, Francë); anëtar I Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Koordinator i Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Qëndrueshëm me qendër në Paris; Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM – IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti VALENCIA, Spanjë, IAM Bari, Itali. Fushat e tij të ekspertizës prekin kryesisht politikat agrare dhe tregtare për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat, etj. Është autor i disa librave brenda dhe jashtë vendit, i mbi 250 artikujve shkencorë e divulgativë në shtypin universitar e revista të ndryshme, i studimeve dhe publikimeve të tjera brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrës në shumë seminare dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, financës, zhvillimit ekonomik e social, etj.
Eshtë kryeredaktor i revistës shkencore “Economicus”, botim i Fakultetit Ekonomik të UET. Eshtë gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që nga muaji prill 2005. Në vitin 2009, Adrian Civicit i është akorduar nga Presidenca Franceze dhe Akademia e SHkencave të Francës titulli "Kalorës i palmës së artë akademike”.
 

publikime

erjona canaj

Erjona Canaj Ph.D.

Erjona Canaj Ph.D. është lektore në Fakultetin Juridik në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo ka gradën Ph.D. nga Universiteti “La Sapienza” Romë (Itali), e specializuar në Drejtimin ‘E drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane’.
Ajo ka përfunduar në 2005 studimet e larta për Drejtësi në Universitetin “La Sapienza” Romë (Itali) si dhe ka kryer gjithashtu Master të Nivelit të Dytë për mbrojtjen e të miturve.
Në vitin 2007 është licensuar pranë Dhomës së Avokatisë të Romës ku e ka ushtruar këtë profesion në disa zyra avokatie të njohura në Itali. Njëkohësisht ajo ka punuar në Universitetin ‘La Sapienza’ në Fakultetin Juridik Tutor e studentëve (2007) dhe doktorantëve (2008) si dhe Asistente në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Europiane (2007-2009). Ajo ka punuar gjithashtu në Universitetin ‘Ismail Qemali’ Vlorë si pedagoge e brendshme. Që prej vitit 2008 është pedagoge e brendshme ne Fakultetin Juridik në Fakultetin Juridik në Universitetin Europian të Tiranës. Në vitin 2011 ajo ka qenë Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Europiane.
Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë pjesë në disa projekte kërkimore si jashtë vendit ashtu edhe brenda vendit, si dhe ka qenë trajnuese në disa trajnime në Shqipëri dhe Kosovë.
Në fushat e ekspertizës ajo ka publikuar një sërë botimesh si dhe disa të tjera janë në proces botimi si brenda dhe jashtë vendit.

 

publikime

 

juelda LamceJuelda Lamçe, PhD
Në vitin 2010 u doktorua me temë  “Il matrimonio islamico ed i suoi effetti giuridici in Italia” në Fakultetin Juridik, Universiteti i Maceratës në Itali. Gjatë viteve 2007-2009 ka punuar në pozicionin e Këshillueses ligjore pranë studios ligjore “Nicola Piccinini”, Macerata të Italisë në fushën e migracionit dhe të çështjeve familjare;
Në vitin 2006 mbyll studimet Master në Bashkëpunim dhe Zhvillim në Euro-Mesdhe, Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Maceratës dhe gjatë kësaj periudhe kryen Stazhin pranë Regione Marche në Itali, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Komunitare, për Bashkëpunimin Territorial.
Përfundon studimet Bachelor në vitin 2005 për Juridik, Fakulteti Juridik, Universiteti i Maceratës (Itali).
Aktualisht është Pedagoge në Departamentin e të Drejtës Private, Fakulteti Juridik, UET

 

publikime

 

darjel sina

Darjel Sina, PhD

Ka gradën PhD nga Universiteti Kombëtar i Athinës, Greqi,në departamentin e të drejtës publike/ Specializimi: E drejta e asocimit. (Udheheqës Doktoral: Prof. Dr. Andreas Dimitropoulos). Studimi i tij doktoral  është vlerësuar maksimalisht Arista, është një analize e të drejtës të asocimit në Greqi dhe në të gjitha shtetet e BE, sikurse dhe në disa shtete të rëndësishme të botës.

Në periudhën shtator - korrik 2006-2007, Darjeli ka qënë Erasmus Student në Universitetin Bayreuth të Gjermanisë, ku ka kryer kërkim shkencor në fushën e të drejtave kushtetutese në rang europian.

Gjatë studimeve doktorale, Darjeli ka dhënë gjithashtu mësim pranë Universitetit Kombëtar të Athinës, përkatësisht në lëndët e nivelit master: Të drejta kushtetuese si asistent i Prof. Andreas Dimitropoulos.

Darjeli është përfituesë i burses së fondacionit Onnasis në Greqi dhe nje burse të Ministrisë së jashtme të cilat përbëjnë Fonde të Ekselencës për studentët më të talentuar në Greqi gjatë periudhave 2004-2009..
Në periudhën 2004-2005, ai ka mbaruar Master në të Drejtën Europiane, në Universitetin e Kombëtar të Athinës. 

Në 2003 ka mbaruar studimet Bachelor pranë Universitetit të Athinës, Fakulteti Kombëtar Juridik.
Interesat e tij kërkimore përfshijnë analizën në të drejtat kushtetuese, përplasjen e këtyre të drejtave, organizimin konstitucional të shtetit shqiptar.

 publikime