Romeo gurakuqiProf. Dr. Romeo Gurakuqi
 
Mban titullin Profesor që nga viti 2007 dhe graden Doktori Shkencave Historike nga vitit 1997.

Fushat e ekspertizës: Profesor i Historisë Moderne Botërore, Historisë Moderne dhe Bashkëkohore të Ballkanit, i  të Drejtës Publike dhe Historisë së Institucioneve në Universitetin Europian të Tiranës.

Fushat e Kërkimit Shkencor: Historia e Pavarësisë së Shqipërisë, 1910-1921, ndërkohë që një pjesë e veprimtarisë kërkimore ka përfshirë periudhën e mbretërisë shqiptare 1928-1939 dhe periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe raporteve Shqipëri-Jugosllavi për çështje te Kosovës.

Njëkohsisht, Romeo Gurakuqi është Visiting Fellow pranë London School of Economics and Political Science. Autor i monografive “Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911” (janar 2002) dhe "Shqipëria dhe Çështja Shqiptare, pas Luftës së Parë Botërore, 1918-1921” (botuar mars 2007), “Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914” (botuar shkurt 2011) dhe “Shqipëria 1911-1914” (tetor 2012), i teksteve bazë universitare: “Historia e Kohës së Re 2 (Qytetërimi Perëndimor) 1775- 1871”, “Historisë së Kohës së Re 3, (Qytetërimi Perëndimor) 1871-1918” (në bashkautorësi me Menduh Dërguti), "Historia e Institucioneve Perëndimore", "Hyrje në të drejtën publike", “Hyrje në Studimin e Historisë”, (në bashkautorësi me Walter Höflechner dhe Gëzim Hoxha), dhe autor i një numri artikujsh studimorë kushtuar historisë politike dhe diplomatike të Shqipërisë në periudhën 1910-1914, 1918-1921, 1925-1936, 1941-1945 dhe autor seri analizash botuar në shtypin shqiptar etj. Nga vitit 1998 deri në vitin 2006, Romeo Gurakuqi drejtoi revisten shkencore “Phoenix”, organ i Qendrës së Studimeve Shqiptare “Ernest Koliqi”, Shkodër.

Bashkëthemelues  i UET. Nga viti 2006 deri më 2008 ka qenë Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale UET. Aktualisht është drejtor i Institutit të Historisë Bashkëkohore, pranë UET, anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, Anetar i Bordit Drejtues të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tirane dhe Anetar i Bordit Drejtues të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit

 

publikime