ksenofon krisafi

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi

Ksenofon Krisafi pas diplomimit në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, ka fituar gradat Kandidat i shkencave, Doktor, titullin Profesor dhe Doktor Honoris Causa (Universiteti Sancti Cirili i Maltës). Ka punuar në Universitetin e Tiranës, drejtor në Ministrinë e Jashtme, ambasador i Shqipërisë në OKB dhe OBT, në Gjenevë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, këshilltar diplomatik i Kryeministrit, këshilltar i zëvendeskryeministrit, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Drejtor Ekzekutiv i Komisionit të Letrave me Vlerë, dekan në fakultetet e drejtësisë të Universiteteve të Tiranës, Luarasi dhe UET.
Ka marrë pjesë në shumë konferenca nderkombetare diplomatike si dhe ne takime dy e shumepaleshe. Ka një veprimtari të zgjeruar pedagogjike e akademike nëpërmjet kurseve apo cikleve të leksioneve të mbajtura ne universitete vendase e te huaja (Itali, France, Belgjike, Greqi, Suedi, Kosove etj). Eshtë lektor i të drejtës publike, të drejtës ndërkombëtare publike dhe disa lëndëve të tjera, derivate të së drejtës ndërkombëtare.
Veprimtaria kërkimore e studimore e tij është konkretizuar në një numër të konsiderueshëm monografish, librash, tekstesh mesimore, artikujsh, studimesh, punimesh si dhe referatesh e kumtesash të paraqitura në konferenca e kolokiume shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

 publikime