Qendra UET

Qendra UET është organizatë e shoqërisë civile e themeluar në vitin 2009, si iniciativë e një grupi studiuesish dhe lektorësh në Universitetin Europian të Tiranës (UET). Qendra UET synon të kontribuojë në progresin dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare nëpërmjet projekteve kërkimore të orientuara nga zhvillimi i politikave, inciativave për ngritjen e kapaciteteve dhe projekteve të përbashkëta në fushat e politikave sociale, ekonomike, të edukimit, mjedisit, zhvillimit të qendrueshëm, të drejtat e njeriut, teknologjisë së informacionit, inovacionit social dhe sipërmarrjes duke u përqëndruar tek mirëqeverisja dhe demokracia.

Qendra UET ndihmon në përforcimin e lidhjes midis dijes dhe kërkimit shkencor nga njëra anë dhe proçeseve të zhvillimit të politikave publike nga ana tjetër, nëpërmjet: (i) vendosjes së kërkimit shkencor si urë midis hartimit të politikave dhe procesit të zbatimit të tyre; (ii) ndërtimit të rrjeteve kërkimore multidisiplinare që nxisin debatin publik dhe gjenerojnë ide inovative për politikbërjen; (iii)  hartimit dhe zbatimit të projekteve mbi edukimin, kërkimin dhe zhvillimin si dhe aktiviteteve të tjera që kontribojnë në qeverisjen e mirë, rritjen e përgjegjshmërisë qeveritare dhe demokratizimin; (iii) mbështetjes së grupeve në nevojë dhe promovimit të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe në politikbërje.

Për më shumë informacion vizitoni http://uetcentre.org/
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Shkarkoni informacionin e plotë në versionin PDF.

Download here PDF version of the complete information.