E Drejtë Publike dhe Ndërkombëtare

Ky program synon specializim dhe njohuri të thelluara të studentëve në lidhje me nocionet, shprehitë dhe formimin në ciklet e mëparshme të studimit, si dhe përgatitje të avancuar të juristëve, për të qenë të aftë të përballojnë nivele të kualifikuara punësimi në administratën publike të gjykatave, në prokurori dhe në organe të tjera të drejtësisë. Programi do të realizohet nëpërmjet kurseve teorike, aktiviteteve formuese dhe praktike, nëpërmjet zgjerimit, thellimit ose edhe plotësimit të njohurive që studentët kanë marrë në nivelet e mëparshme të studimit, si dhe duke i aftësuar ata në teknikat e kërkimit shkencor.

MSh - E DREJTË PUBLIKE DHE NDËRKOMBËTARE - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi në shkencat juridike 6
2 I 2 Teknikë legjislative 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Studime të avancuara në të drejtën publike 6
2 I 1 E drejta kushtetuese e krahasuar 6
3 I 1 Studime të avancuara në të drejtën ndërkombëtare 6
4 I 2 Studime të avancuara në të drejtën administrative 6
5 I 2 E drejta tatimore dhe doganore 6
6 II 1 Të drejtat e njeriut (debati dhe jurisprudenca) 6
7 II 1 Studime të avancuara në të drejtën europiane 6
8 II 1 Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: E drejtë penale
1 I 2 E drejta penale ekonomike 6
2 II 1 E drejta penale e krahasuar dhe ndërkombëtare 6
Profili: E drejtë publike dhe kushtetuese
1 I 2 Drejtësi kushtetuese 6
2 II 1 Kontrolli i ligjshmerisë së aktit administrativ 6
Profili: E drejtë ndërkombëtare dhe europiane
1 II 1 E drejta e migracionit dhe refugjatit 6
2 I 1 E drejta diplomatike dhe protokolli diplomatik 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Jurist në administratën shtetërore; Ministrin e Jashtme/ Ministri e Integrimit/ Ministrinë Brendshme/ Ministri e Drejtësisë/ Drejtori të ministrive të tjera të angazhuara në proceset e integrimit, ruajtjes së rendit, përafrimit të legjislacionit ose të bashkëpunimit ndërkombëtar,
  • Jurist nëorganizatat ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri
  • Avokat / Jurist në ndërmarrjet private
  • Këshilltar juridik
  • Staf akademik
  • Angazhim publik dhe politik

 

Kriteret dhe procedurat e pranimit në Programet Master Shkencor

Kriteret e Pranimit

Në mënyrë që të pranohen në Master Shkencor, kandidatët duhet të plotësojnë këto dokumente:

- Formularin e pranimit (ky dokument mund të jetë edhe online).

- Kopjen e noterizuar të diplomave të ciklit të parë të parë që studenti ka fituar.

- CV-në e kandidatit, ku të paraqiten të dhëna biografike dhe të eksperiencave profesionale.

- Një Letër Interesi (afërsisht 500 fjalë) ku të paraqiten objektivat profesionale, interesat kërkimore dhe nxitjet për të kryer studimet e nivelit të dytë.

- Një projekt-ide ku të paraqiten interesat e tij shkencore gjatë programit.

- Dy Letra Rekomandimi të cilat garantojnë kompetencën profesionale, përgatitjen akademike dhe mundësinë e kandidatit për të kryer studimet në këtë nivel.

- Paraqitja e një dokumenti që tregon aftësitë e kandidatit në njohjen e një gjuhe të huaj përbën një avantazh.

Parimet e Pranimit te Studenteve

Programet e ë studimeve Master Shkencor synojnë që të angazhojnë studentët në sfidën e përbashkët të thellimit të dijeve. Për këtë, ne kërkojmë studentë me aftësi akademike që dëshirojnë të angazhohen seriozisht në projekte studimi individuale ose grupi, për të arritur së bashku krijimin e një mjedisi intelektual ku mësohet, debatohet dhe lindin ide të reja zhvillimi. Ne inkurajojmë për të aplikuar edhe studentë që kanë kryer studime universitare të nivelit të parë në fusha të tjera nga ato të propozuara për nivelin e dytë në UET, ku inkurajohet jo thjesht vijimi vertikal i studimeve por dhe ai horizontal; pra vijimi i studimeve në ciklin e dytë në program tjetër studimesh, të ndryshëm nga cikli i parë.

Procedura e Pranimit

Të gjitha dokumentet e mësipërme duhet të paraqiten një muaj përpara datës së caktuar në zyrën përkatëse të programeve Master pranë UET-it.

Pas një vlerësimi formal të listës së dokumenteve të nevojshme ato do t’i kalohen Departamentit përkatës që ofron Masterin Shkencor, i cili kryen një vlerësim profesional të kushteve të çdo kandidati me kriteret akademike e shkencore të programit.

Frekuentimi

Për programet e studimit MASTER frekuentimi është i detyrueshëm në masën 80 (tetëdhjetë) % të leksioneve dhe seminareve.

Diplomimi

Kjo diplomë nënkupton aftësi të thelluara të studentit në lëmin teorik, si dhe në atë empirik, në një disiplinë të caktuar ose në një rrafsh ndërdisiplinor. Diploma për studentët e nivelit të dytë kërkon një punë kërkimore dhe krijuese të diplomantit dhe të realizojë një punim prej 18-20 mijë fjalësh. Ajo është një diplomë e thelluar, në të cilën prej studentit kërkohet thellim dhe origjinalitet. Diploma zhvillohet me ndihmën e një profesori që do e udhëheqi studentin deri në finalizimin e temës së diplomës.

Shkencat e Edukimit

Ky program është një risi për të gjithë mësuesit dhe edukatorët në mjedise edhe përtej klasave. Synon zhvillim profesional në terma të gjatë. Ky program ka ndikim të drejtpërdrejtë në praktikën në klasa dhe i aftëson mësuesit të zgjidhin nevoja të ndryshme të nxënësve dhe i fuqizon për të përmirësuar shkollat dhe mësimdhënien. Masteri në Shkencat e Edukimit është i krijuar për të promovuar të menduarit kritik dhe përmirësimin vendimmarrje profesionale. Studentët do të marrin njohuri mbi çështjet aktuale të edukimit përmes kërkimit individual dhe diskutimeve në seminare. Për mësuesit e interesuar në politikat e edukimit dhe administrimin shkollor, lidershipin apo kërkimin shkencor, ky master siguron një bazë të fortë.

  MSh: SHKENCAT E EDUKIMIT - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistikë sociale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Teoritë e shkencave të edukimit 6
2 I 1 Teknologjitë e reja në mësimdhënie dhe mësimnxënie 6
3 I 2 Didaktikë pedagogjike 6
4 I 1 Pedagogji sociale 6
5 I 2 Kurrikulat 6
6 II 1 Pedagogji e komunikimit dhe personalitetit 6
7 II 2 Çështje etike dhe profesionale 6
8 II 1 Edukimi i të rriturve 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë  
Profili: Politikat e edukimit
1 I 2 Politikat në edukim 6
2 II 1 Vlerësimi dhe standardet në edukim 6
Profili: Administrim Shkollor
1 I 2 Administrim shkollor 6
2 II 1 Pedagogji organizative 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë  
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS /36 ECTS  
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • DAR/ZA
  • Administratë publike qendrore e vendore
  • Sektorë të Marrëdhënieve me Publikun
  • Drejtoritë e politikave të edukimit në prefekturë, qark, bashki e komunë
  • Agjencitë autonome pranë MAS
  • Pedagogë në nivelin Bachelor
  • Në sektorin e këshillimit
  • Në OJF-të e fushës

Sociologji - Antropologji Sociale

Ky program Master synon të përgatisë sociologë me një formim të thelluar dhe të avancuar në teoritë sociologjike dhe antropologjisë sociale. Programi fokusohet në disiplina dhe fusha të tilla, si: sociologjia politike dhe problemet e tranzicionit e të konsolidimit demokratik, sociologjia urbane, problemet e zhvillimit ekonomik, social e kulturor, sociologjia e sjelljes devijante dhe e krimit, sociologjia e globalizimit etj. Synimi është që studentët të kualifikohen në dy role kryesore: në rolin akademik, si studiues të dukurive dhe problemeve shoqërore dhe në rolin e praktikuesit të dijes sociologjike, pra në fushën e sociologjisë së aplikuar.

  MSh - SOCIOLOGJI-ANTROPOLOGJI SOCIALE
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë  
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistikë sociale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Mendimi politik 6
2 I 1 Teoritë sociologjike bashkëkohore 6
4 I 2 Antropologji politike 6
5 I 1 Të drejtat e njeriut (debati dhe jurisprudenca) 6
6 I 2 Komunikimi masiv bashkëkohor 6
7 II 1 Opinioni publik, sondazhet dhe demokracia 6
3 II 1 Konceptim me menaxhim fushatatsh 6
8 II 1 Antropologji e komunikimit 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë  
Profili: Sociologji Organizimi
1    II 1 Sociologji e organizatave 6
2 I 2 Sociologji pune 6
Profili: Antropologji Sociale
1 I 2 Teoritë antropologjike 6
2 II 1 Etnografi 6
Profili: Mirëqeverisje
1 II 1 Qeverisja dhe demokracia lokale e krahasuar 6
2 I 2 Teori dhe modele zhvillimi 6
Profili: Kriminologji
1 I 2 Sociologji e krimit dhe sjelljes deviante 6
2 II 1 Mjekësi ligjore - psikiatri gjyqësore 6
Profili: Menaxhim i Burimeve Njerëzore
1 I 2 Sociologji e punës 6
2 II 1 Lidershipi në organizatë 6
Profili: Anketim Tregu
1    I 2 Statistikë e aplikuar 6
2 II 1 Marketing strategjik 6
Profili: Projekte Europiane
1 I 2 Programet dhe Projektimi i Financimeve të BE-së 6
2 II 1 Teknikat e hartimit dhe vlerësimit të projekteve të BE-së 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë  
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS / 36 ECTS  
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Pedagog i sociologjisë në shkollat e larta
  • Mësues i sociologjisë në shkollat e mesme
  • Studiues në institucione kërkimore-shkencore në fushën e shkencave sociale
  • Konsulent në institucione të administratës publike, në organet e ruajtjes së rendit ose në organizata të biznesit
  • Specialist pranë grupeve të ndryshme të interesit ose në shoqata që mbrojnë interesa të caktuara
  • Analist për çështje politike, ekonomike e kulturore në mediet e vendit
  • Menaxher i burimeve njerëzore në institucione dhe organizata biznesi etj.

Psikologji

Programi përgatit studentët të aplikojnë parimet e psikologjisë klinike dhe të këshillimit për të diagnostikuar dhe trajtuar problemet me sjelljen e individëve. Masteri në Psikologji Këshillimi është i fokusuar në; terapi të fëmijëve dhe adoleshentëve, teoritë e këshillimit, standardet etike, terapi në grup, terapi martesore dhe familjeje, marrëdhëniet pacient-këshillues, testime dhe vlerësime metodash dhe procedurash si edhe dhe strategji ndërhyrjesh terapeutike. Gjiihashtu studentët kanë mundësinë të fitojnë përvojë të vlefshme përmes praktikës të mbikëqyrur të këshillimit. Masteri në Psikologji shkollore përfshin; hyrje në zhvillimin e fëmijës apo të adoleshentëve, mësimin e teorive, testime, vëzhgim dhe procedura të tjera për të vlerësuar zhvillimin edukativ, personalitetin, inteligjencën dhe aftësitëtë motorike. Strategji mbi ndërhyrjet terapeutike për nxënësit dhe familjet, identifikimin dhe klasifikimin e paaftësive dhe çrregullimeve që prekin të mësuarit, standarde etike dhe rregullore aplikimi praktikë këshillimi e mbikëqyrur si edhe planifikimin e shërbimeve të psikologjisë shkollore.

  MSh: PSIKOLOGJI - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë  
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistikë sociale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Teoritë në këshillim dhe psikoterapi 6
2 I 1 Psikopatologji 6
3 I 1 Teknika vlerësimi 6
4 I 2 Psikologji shkollore 6
5 I 2 Zhvillimi i Fëmijës dhe Adoleshentit 6
6 II 2 Çështje etike dhe profesionale 6
7 II 1 Pedagogji e komunikimit dhe personalitetit 6
8 II 1 Psikologji edukimi e avancuar 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë  
Profili: Psikologji këshillimi
1 II 1 Terapi e familjes 6
2 I 2 Teknikat e këshillimit të fëmijës dhe adoleshentit 6
Profili: Psikologji shkollore
1 I 2 Psikopatologji e moshës së hershme dhe adoleshencës 6
2 II 1 Edukim i specializuar 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë  
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS / 36 ECTS  
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Programe riedukimi dhe korrektimi
  • Administratë publike
  • Kërkimi tregu
  • Qendra kërkimore
  • Qendra rehabilitimi
  • Psikolog edukimi
  • Psikolog apo këshillues në shkolla fillore, nëntë-vjeçare, të mesme e univirsitete.

Marrëdhënie Ndërkombëtare

Ky program synon formimin akademik dhe profesional të specialistëve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të diplomacisë tradicionale dhe asaj publike. Kjo do të arrihet përmes një formimi metodologjik të thelluar që do t’i pajisë studentët me instrumentet, metodat dhe modelet e nevojshme për një studim të thelluar akademik, shkencor dhe profesional në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe në thellimin e teorive dhe debateve bashkëkohore të disiplinës, në përgjithësi dhe për çështje të caktuara, në veçanti.

  MSh - MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistike sociale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Mendimi politik 6
2 I 1 Analizë e teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare 6
3 I 1 Diplomaci publike dhe ekonomike 6
4 I 2 Politikë e jashtme e krahasuar 6
5 I 2 Teori dhe modele konflikti 6
6 II 1 Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare 6
7 II 1 Politikat e BE-së 6
8 II 1 Studime të avancuara në të drejtën ndërkombëtare 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: Studime Strategjike
1 I 2 Çështje të sigurisë ndërkombëtare 6
2 II 1 Çështje të strategjisë 6
Profili: Organizatat Ndërkombëtare
1 II 1 E drejta diplomatike dhe protokolli diplomatik 6
2 I 2 Negociim ndërkombëtar 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

 

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Institucione ose organizata të ndryshme ndërkombëtare ose rajonale në Shqipëri ose jashtë saj
  • Shërbimi diplomatik të Republikës së Shqipërisë
  • Qendra dhe institucione studimore me objekt marrëdhëniet ndërshtetërore, politikat e sigurisë në rajon, bashkëpunimin ekonomik, politik dhe të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare
  • Sektorë të medias në Shqipëri që fokusohen në analizën e politikës ndërkombëtare dhe rajonale
  • Sektorë të ndryshëm të administratës shtetërore, fokusuar në marrëdhëniet politike, ekonomike-tregtare ose të sigurisë me rajone dhe vende të ndryshme të botës

Shkenca Politike

Ky master synon të përforcojë përgatitjen e studentëve në identifikimin dhe analizimin e problematikës themelore bashkëkohore të shkencave politike në nivelin teorik dhe praktik. Programi zgjeron horizontin teorik dhe konceptual, si dhe duke thelluar analizën e dukurive kryesore të konstatuara nga kërkimet bashkëkohore në shkencat politike në fushat përkatëse. U mundëson studentëve të identifikojnë jo vetëm problemet, por edhe përgjigjet. Ky master thekson kompetencën akademike në fushën e shkencave politike dhe krijon bazat e nevojshme për studime më të thelluara në doktoraturë.

  MSh - SHKENCA POLITIKE
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara  6
2 I 2 Statistikë sociale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Mendimi politik 6
2 I 1 Politika dhe sistemet e qeverisjes të krahasuara  6
3 I 2 Menaxhim dhe vlerësim projektesh 6
8 I 2 Ekonomi Politike Ndërkombëtare 6
5 I 1 Të drejtat e njeriut (debati & jurisprudenca) 6
6 II 1 E drejtë kushtetuese e krahasuar 6
4 II 1 Konceptim dhe menaxhim fushatash 6
7 II 1 Politikat e BE-së 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: Teoritë politike
1 I 2 Teoritë politike bashkëkohore 6
2 II 1 Lëvizjet e reja politike 6
Profili: Politikë e krahasuar
1 I 2 Drejtësi kushtetuese 6
2 II 1 Qeverisja dhe demokracia lokale e krahasuar 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Këshilltar ose specialist pranë partive politike në organizim dhe menaxhim fushatash elektorale
  • Specialist në organizata jofitimprurëse ose në institucione kërkimore
  • Këshilltar ose specialist në administratën publike
  • Specialist pranë grupeve të ndryshme të interesit ose në shoqata që mbrojnë interesa të caktuara
  • Analist ose gazetar për çështjet politike dhe publike në mediet e shkruara
  • Pedagog

Komunikim Marrëdhënie Publike

Ky master synon të aftësojë studentët në studimin e thelluar të teorive dhe modeleve bashkëkohore të komunikimit, të ndarasipas disa prej fushave kryesore të zbatimit të tyre në politikë, në shoqërinë civile, biznes etj. Masteri, synon gjithashtu, tëpërgatisë ekspertë komunikimi të aftë për t’u angazhuar në menaxhimin e marrëdhënieve publike në sektorë të ndryshëm. Theks i veçantë i vihet forcimit të aftësive konkreteprofesionale përmes studimit të strategjive bashkëkohore, si dhe modeleve më të suksesshme të komunikimit publik.

  MSh - KOMUNIKIM - MARREDHENIE PUBLIKE - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistikë sociale          6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Teoritë e aplikuara të komunikimit 6
2 I 1 Konceptim dhe menaxhim fushatash 6
3 I 1 Komunikimi në biznes 6
4 I 2 Praktikum i Marrëdhënieve Publike 6
5 I 2 Komunikimi masiv bashkëkohor 6
6 II 1 Reklama dhe Promocioni 6
7 II 1 Antropologji e Komunikimit 6
8 II 1 Analizë Kritike e Ligjërimit 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: Studime dhe Teoritë e Komunikimit
1 I 2 Studime Semiotike 6
2 II 1 Sociologjia e komunikimit 6
Profili: Marredhenie Publike
1 I 2 MP të organizatave 6
2 II 1 MP politike 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS / 36 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Drejtues i marrëdhënieve publike në ndërmarrjet publike
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në administratën shtetërore
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në partitë politike
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në organizatat ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri
  • Zëdhënës
  • Këshilltar për marrëdhëniet publike
  • Drejtues i marrëdhënieve publike në ndërmarrjet e mëdha private
  • Ekspert i komunikimit dhe i marrëdhënieve publike në agjencitë private që ofrojnë shërbimemarketingu (agjenci reklamash, agjenci marketingu, etj)
  • Angazhim publik dhe politik

Informatikë Ekonomike

  MSh: INFORMATIKË EKONOMIKE - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 II 1 Kërkime Operacionale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Menaxhim i Sistemeve të Informacionit 6
2 I 1 Aplikimi i sistemeve të informacionit 6
3 I 1 Algoritëm, programim i avancuar (Java I ) 6
4 I 2 Algoritëm, programim i avancuar ( Java II) 6
5 I 2 Projektim dhe analizë e bazave të të dhënave 6
6 I 2 IT Project Management 6
7 II 1 Menaxhimi i rrjetave kompjuterike 6
8 II 1 Web design technology 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: ADMINISTRIM BIZNESI
1 II 1 Aftësi menaxheriale 6
2 I 2 Teoritë e sipërmarrjes dhe krijimi i biznesit të ri 6
Profili: FINANCË & BANKA
1 I 2 Tregu Bankar dhe Institucionet e Tij 6
2 II 1 Analizë Financiare e Avancuar 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 36 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Specialistë ekonomie dhe informatike në institucione publike e organizata
  • Specialistë ekonomie dhe informatike për tregun financiar, në sistemin bankar, shoqëritë e sigurimeve, si dhe institucionet financiare, përfshirë tatim-taksat, doganat dhe buxhetet
  • Specialistë ekonomie dhe informatike në biznese të vogla, të mesme e të mëdha.
  • Specialist në të gjitha strukturat e sistemit bankar dhe financiar
  • Ekspert i shoqërive të sigurimit, fondeve të pensioneve, fondeve të investimeve, leasing-ut
  • Ekspert kontabël të niveleve të ndryshme
  • Financier dhe kontabilist të bizneseve të ndryshme
  • Punonjës të degëve të tatim-taksave, të sistemit doganor etj
  • Ekspertë të auditimit dhe të kontrollit
  • Specialistë të sistemit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore

Administrim Biznesi

Ky program synon formimin e ekspertëve dhe të specialistëve cilësorë me njohuri të plota në aspektet teorike e praktike në fushën e menaxhimit të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha në të gjithë sektorët e ekonomisë. Një objektiv i veçantë është dhe kompletimi i njohurive në teoritë dhe praktikat e lidershipit dhe menaxhimin e tij; menaxhimi i burimeve njerëzore, i analizës dhe i menaxhimit të karrierës, i njohjes së plotë të legjislacionit të punës dhe i sjelljes organizative, etj.

  MSH: ADMINISTRIM BIZNESI - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 II 1 Kërkime operacionale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Menaxhim operacionesh 6
2 I 2 Menaxhim cilësie 6
3 I 2 Menaxhim financiar 6
4 I 1 Menaxhim strategjik  6
5 I 1 Menaxhim i burimeve njerëzore dhe i karrierës 6
6 I 2 Biznesi ndërkombëtar 6
7 II 1 Menaxhim dhe vlerësim projektesh 6
8 II 1 Menaxhimi i sistemeve të informacionit 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: BIZNES - MARKETING
1 I 2 Marketing strategjik 6
3 II 1 Marketing ndërkombëtar 6
Profili: ADMINISTRIM PUBLIK
1 I 2 Menaxhimi i sektorit publik dhe administrata 6
2 II 1 Vlerësimi i politikave publike 6
Profili: EKONOMI EUROPIANE
1 II 1 Integrimi në BE 6
2 I 2 Ekonomi Ndërkombëtare 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Analist tregu/ Drejtues ne sektorin e kostove dhe çmimeve
  • Adminstrator i pergjithshem/ Analist i proceseve operacionale
  • Drejtues projektesh / Ekonomist ne sektorin e administrates publike
  • Hartues buxheti ne sektorin privat dhe ate publik
  • Manaxher ne sektorin bankar / Manaxher ne sektorin e sigurimeve
  • Manaxher shitjesh / Manaxher portofoli / Menaxher i burimeve njerezore
  • Menaxher i sektorit të pagave dhe punësimit / Menaxher investimesh
  • Menaxher marketingu / Menaxher reklame dhe promocioni
  • Specialist per Operacionet (Head of Operations)
  • Specialist i shërbimit civil / Specialist i treguesve ekonomik (Instat)
  • Studiues dhe përpunues i te dhenave ekonomiko – statistikore.