tregu punes"Çfarë prodhojnë universitetet dhe çfarë pret tregu i punës"

"Çfarë prodhojnë universitetet dhe çfarë pret tregu i punës"- ishte tema që mblodhi në një tryezë diskutimi ekspertë akademikë në Universitetin Europian të Tiranës këtë javë. Takimi i ngushtë i ekspertëve u mundësua nga PERFORM, me pjesëmarrjen e Dr. William Bartlett, nga London School of Economics. Gjatë takimit u diskutua mbi gjetjet e raportit të Dr. Bartlett mbi Ballkanin Perëndimor, publikuar nga Komisioni Europian. Fokus i prezantimeve dhe diskutimeve ishte Shqipëria, numri i lartë i të diplomuarve dhe numri i lartë i papunësisë te të rinjtë. Pyetjeve se çfarë duhet të bëjnë universitetet, por edhe qeveria për të përmirësuar këtë fenomen, studimi i përgjigjet me një sërë rekomandimesh të cilat do të prezantohen në Samitin e Krerëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në Trieste 2017.

Rekomandimet u diskutuan nga aktorë prezent nga fusha të ndryshme si shoqëria civile, akademia, sektori privat i punësimit dhe ai shtetëror. Pikat kryesore të diskutimeve do t'i bashkangjiten rekomandimeve që do të prezantohen në Trieste.

Tryeza u moderua nga Prof. As. Dr. Selami Xhepa, zv/rektor për Kërkimin Shkencor në UET i cili theksoi se debati duhet të fokusohet në rëndësinë e komunikimit mes punëdhënësve dhe universiteteve në Shqipëri. Ai vlerësoi studimin e Dr. Bartlett, i cili sipas tij, përmban gjetje mbi të cilat duhet të reflektohet dhe të punohet më tej nga të gjithë aktorët e arsimit të lartë në vend.

Për më shumë:

MAPO online

From Universities to Employment full report