lseeUET pjesë e rrjetit hulumtues i LSEE mbi Kohezionin Social në Evropën Juglindore

Konferenca e tretë e Rrjetit të Kërkimeve për LSEE u mbajt në Shkup të enjten dhe të premten, 6-7 prill 2017, sesionet e para u mbajtën paralelisht me Konferencën e 6-të Kërkimore Vjetore të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë (NBRM). Ajo ishte organizuar në bashkëpunim me Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë (BPRM), Universiteti Amerikan i Shkupit (UACS), me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës (UET).

Universiteti Europian i Tiranës ishte prezent me dy pedagogë të Fakultetit Ekonomik, prof. asoc. Ermira Qosja dhe msc. Ertila Druga, doktorantja Dorina Ndoji dhe studentja e masterit shkencor Informatikë Ekonomike, Anxhela Ferhataj.

Prof. Qosja u paraqit me punimin “Impakti i aftësive menaxheriale në efektivitetin dhe eficencën e organizatave”, një rast studimi mbi organizatat shqiptare të biznesit; ndërsa pedagogia Ertila Druga fokusonte studimin e saj  në një çështje shumë të mprehtë, emigrimin e mjekëve dhe infermierëve.

Për më shumë: MAPO online