euraxessKarta Europiane për Kërkuesit Shkencor

Universiteti Europian i Tiranës (UET) prej vitesh është fokusuar në ndërkombëtarizimin dhe profesionalizimin e kërkimit shkencor qëfinancon dhe boton. Në këtë kuadër, UET ka ndërmarrë edhe një tjetër nisëm që do të modernizojë dhe avancojëmë tej standardin akademik të universitetit duke e bërë atë qendrën kryesore të prodhimit të dijes në Shqipëri dhe institucionin më tërheqës për bashkëpunime me institucione prestigjoze ndëkombëtare.Specifikisht, UET është bërë pjesë e Kartës Europiane për Kërkuesit Shkencor (The European Charter for Researchers) dhe ka nisur punën që të marrë çertifikimin HR Excellence in Research nga Komisioni Europian si institucion që aplikon praktikat më të mira të Kartës nëpërmjet zbatimit të strategjisë për administrimin e burimeve njerëzore shkencore.

Çfarë është Karta Europiane për Kërkuesit Shkencor?

Karta Europiane për Kërkuesit Shkencor përmbledh një grup parimesh dhe kërkesash të përgjithshme që përcakton qartë rrolet, përgjegjësitë dhe të drejtat e hulumtuesve dhe të punëdhënësve ose financuesve të kërkimit shkëncor. Qëllimi i Kartës është të rregullojë marrëdhënien midis kërkuesve, universiteteve dhe financuesve te kërkimit shkencor në mënyrë qëajo te jetë e favorshme për ndërmarrjen e projekteve kërkuese që gjenerojnë, transferojnë, dhe shpërndajnë njohuritë dhe zhvillimin teknologjik. Karta ka gjithashtu për qëllimavancimin e karrierës së kërkuesve dhe punësimin stabël të tyre. Karta vlerëson në mënyrë të qartë të gjitha formate lëvizshmërisë akademike dhe shkëmbimit ndër-institucional si një mjet kyç për rritjen dhe zhvillimin profesional të kërkuesve. Në këtë kuptim Karta ofron një kornizë orientuese për kërkuesit, punëdhënësit dhe financuesit e cila i fton ata të veprojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm brenda mjedisit të tyre të punës dhe ta njohin njëri-tjetrin si partnerëtë barabartë.