dssh2017DITËT E STUDIMEVE SHQIPTARE 2017

Studiues të huaj dhe vendës për dy ditë hodhën ide, paraqitën studime dhe diskutuan për reformat dhe modelin e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Ditët e Studimeve Shqiptare 2017 të organizuara nga Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me disa universitete të njohura në Europë mbajtën edicionin e katërt më 28-29 prill, me temë “Rimodelimi i reformave për një model të ri të rritjes ekonomike, studimi i Shqipërisë – ekonomia, politika, zhvillimi social, perspektiva e së ardhmes”. Studiuesit theksuan nevojën për një mendim shkencor në zhvillimin ekonomik të vendit dhe reformat që ndërmerren.E kthyer në traditë, kjo konferencë mbahet në vitin e 4-ët radhazi dhe folës kryesorë do të ketë studiues të huaj dhe vendas. Të ftuar kryesorë gjatë seancës plenare ishin Z. Reinhard Priebe, ish Drejtor për Politikën e Jashtme të Komisionit Europian, Z. Bozhidar Todorov, CEO i Fibank, Prof. Dr. Nico Carpentier, Uppsala University dhe Znj. Milva Ekonomi, Ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Cili është roli I shkencër në zhvillimin vendor ekonomik dhe si mund të inkurajohet për të patur një impact më të gjerë në këtë drejtim? Kjo ishte pyetja e panelit gjatë seancës plenare Ditët e Studimeve Shqiptare 2017, e cila vijoji ditën e dytë me panelet paralele me përfaqësues nga universitetet më të mira Europiane, Ballkanike dhe Shqiptare.

Priebe: Reforma Gjyqësore dhe Anëtarësimi në BE

Gjatë fjalës së tij, Priebe foli mbi të ardhmen e Bashkimit Europian, bazuar në axhendën e Romës, ku ai analizoi problemet që BE-ja po ndesh pas Brexit, krizës së refugjatëve etj. Duke u drejtuar nga Ballkani Perëndimor, Z. Priebe shpjegoi se anëtarësimi I tyre në BE do të sillte ndryshime të reja për BE-në si një organizëm.

Administratori I UET, Dr. Henri Çili dhe Ministri I Zhvillimit Ekonomik Znj. Ekonomi përshëndetën seancën plenare të konferencës. Dr. Çili u shpreh se tani është mometi për të parë në drejtim të perspektiëvs shkencore dhe se DSSH është një iniciativë pozitive në këtë drejtim. Znj. Ekonomi ndërkohë u fokusua në nevojën e një tregu të përbashkët të Ballkanit, si rimodelim për BE-në.

Mbulimi mediatik kombëtar:

MAPO

Artikulli 1

Artikulli 2

Artikulli 3

Artikulli 4

Artikulli 5

Artikulli 6

Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Panorama

TEMA

STRUGA.NET

Abstraktet DSSH 2017