ditet erasmusDitët Ndërkombëtare Erasmus+ në UET

Që prej krijimit të skemës Erasmus, në 1987, 9 milion europian mendohet të kenë përfituar eksperienca, të cilat u kanë ndryshuar jetën. Aktualisht, prej tre vitësh skema erasmus është quajtur erasmus+ ku janë përfshirë si përfitues të mundshëm edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Programi Erasmus + i Komisionit Evropian ka për qëllim të rrisë aftësitë dhe punësimin, si dhe modernizimin e Arsimit, Trajnimit dhe Punësimin e Rinisë. Erasmus + do të ofrojë mundësi për më shumë se 4 milionë evropianë për të studiuar, trajnuar, për të fituar përvojë pune dhe vullnetare jashtë vendit.

Me qëllimin për të qënë inovator dhe për të sjellë praktikat më të mira europiane në Shqipëri, UET sjell në 10-11 Maj “Ditët Ndërkombëtare Erasmus+”. Ky aktivitet dy ditor pati si qëllim të sjelli bashkë staf akademik dhe administrativ në universitetet europiane si dhe ato shqiptare. Gjatë aktivitetit, të pranishmit patën mundësi të ndërveprojnë dhe të bisedojnë për projekte të ardhshme Erasmus+. 

Ditët Ndërkombëtare Erasmus+ në UET u organizuan me pjesëmarrjen e partnerëve startegjik të UET në skemën Erasmus+, si Universiteti Nova de Lisboa, Portugali, Wroclaw University of Science and Technology, Poloni; UBT dhe Universum, Kosovë; Siauliai University në Lituani e shumë partnerë rajonal e vendas. Organizimi i aktiviteteve të tilla në universitetet e BE-së është një praktikë e njohur dhe mjaftë e dobishme për krijimin e kontakteve dhe përplasjen e ideve për projekte inovative në përfitimin të studentëve dhe stafit. Ndërkohë, në Shqipëri një praktikë e tillë është risi e sjellë nga UET.

Për më shumë: MAPO online

Fjala e Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa

Fjala e Znj. Ketrina Cabiri Mio