sesion informuesSesion Informues nga ERC në UET

Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Europian të Kërkimit organizoi aktivitetin e përbashkët të “mundësive për financim të granteve ERC”. Ky është aktiviteti I parë I ERC në Shqipëri dhe vjen në kuadër të 10-vjetorit të ERC. Misioni i ERC është të inkurajojë hulumtimin cilësor në Europë nëpërmjet financimit konkurrues dhe të mbështesë hulumtimin në të gjitha fushat, në bazë të përsosmërisë shkencore. Synimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit të kërkuesve në Shqipëri dhe Kosovë, lidhur me aplikimin për grantet ERC.

Ky aktivitet u përcoll kryesisht në kuadrin e një sesioni informues, ku të gjithë kërkuesit e atashuar pranë universiteteve dhe institucioneve të kërkimeve shkencore, të njiheshin me informacionet e nevojshme mbi atë çfarë ofron ERC. Kërkimi shkencor është një çështje me shumë sfida, të cilat po adresohen në mënyrë josistematike dhe me ritme të ulëta në Shqipëri. Edhe akademikët shpeshherë kanë informacion të cunguar rreth granteve kërkimore në nivel Europian, kështu që sesioni informues nga ana e ERC, hodhi dritë mbi mungesën e njohurive për këto programe të kërkimit shkencor. Aktiviteti u përshëndet nga Z. Geron Kamberi, AKKSHI, Prof. As. Dr. Selami Xhepa Zv. Rektor për Kërkimin Shkencor në UET dhe u moderua nga Ketrina Çabiri Mijo. E ftuara kryesore nga ERC ishte Dr. Odeta Limaj.

Për më shumë:

MAPO Suplement student

MAPO online