DSSH-fotoShqipëria si rast studimor: Ekonomia, Politika, Zhvillimi Social dhe perspektivat e së ardhmes

Universiteti Europian i Tiranës organizoi këtë vit edicionin e tretë të Ditëve të Studimeve Shqiptare, në datat 29-30 Prill 2016. Ky ishte viti i tretë radhazi që UET organizon një konferencë të tillë dhe tema e këtij viti ishte “Shqipëria si rast studimor: Ekonomia, politika, zhvillimi social dhe perspektivat e së ardhmes”.

Karakteristika e veçantë e këtij edicioni të DSSH gjendet në faktin se detyra e studimit të Shqipërisë dhe sfidave të saj i është besuar kërkuesve, akademikëve dhe hulumtuesve shqiptarë, të cilët punojnë në universitete dhe qendra kërkimore jashtë vendit, në vende të ndryshme të botës sidomos në BE dhe vendet e OECD, si për shembull, Dr. Arolda Elbasani, European University Institute; Dr. Elton Skendaj, University of Miami; Dr. Shqiponja Telhaj, Sussex University; Ms. Vera Ndrecaj, University of South Ëales.

Të ftuarit kryesorë ishin Dr. Vassilis Monastiriotis, LSEE, I cili prezantoi mbi reformat strukturore dhe integrimin në BE, Znj. Harito prëshëndeti iniciativën ashtu sikusre Prof. Assoc. Dr. Grida Duma, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë Demokratike. Gjithashtu, Prof. Dr. Edmond Hajrizi nga UBT në Kosovë foli gjatë sesionit plenarë duke theksuar inovacionin dhe arsimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe Prof. Dr. Blerim Reka u fokusua mbi bashkëpunimin ndërkufitar për shkencën dhe kërkimin.

Sesioni plenar ju dedikua ndërlidhjes së shkencës, sipërmarrjes dhe vendimamrrjes, ndërsa gjatë ditës së dytë konferenca u organizua në prezantime paralele sipas 7 projekteve të mëdha kërkimore të Shqipërisë Inovative 2020, programi kërkimor i UET 2015-2020. Ashtu sikurse çdo vit, punimet e konferencës do të publikohen në vijim.

Guida e konferencës (kliko këtu)

Për më shumë lutemi vizitoni:

http://www.mapo.al/2016/05/shkenca-duhet-ti-sherbeje-shoqerise
http://www.mapo.al/2016/04/te-shembim-sistemin-arkaik-koha-per-studim-shkencor-inovativ
http://www.mapo.al/2016/04/zhvillimi-dhe-inovacioni-civici-koha-per-studime-shqiptare
http://www.mapo.al/2016/04/shqiperia-si-objekt-studimi-studiuesit-e-huaj-mblidhen-ne-uet