Islam-fotoPanel i veçantë: “Islami, Kombi dhe Besimi në Shqipëri”

Ky panel u zhvillua në kuadër të vitit të tretë të konferencës vjetore shkencore “Ditët e Studimeve Shqiptare 2016”, 30 Prill 2016 organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës. Ngjarjet e fundit botërore dhe klrizat aktuale sjellin në pah rëndësinë e fesë, çështjeve identitare dhe rëndësisë së tyre. Andaj, UET dhe Qëndra UET organizuan këtë vit një panel special dedikuar çështjeve të identitetit në Shqipëri, i cili tentoi të ngrejë një debat public ndër-disiplinore të një niveli të lartë akademik në fushën e akademisë shqiptare. Disa nga panelistët ishin ekspertë shqiptarë e të huaj të studimeve fetare, imamë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Paneli u moderua nga Dr. Arolda Elbasani, European University Institute Firence me pjesëmarrjen e profesorëve shqiptarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Gjatë eventit Z. Derand Krasniqi, Z. Besfort Lamallari, Dr. Enis Sulstarova, Dr. Enri Hide, Dokt. Ermir Gjinishi prezantuan punimet e tyre me focus radikalizimin fetar, cënimin e laicitetit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Paneli u pasua me debate të gjalla sesi bota akademike shqiptare duhet të fokusohet më shumë tek çështjet identitare dhe fetare. U theksua gjithashtu dhe rëndësia e ndjekjes së metodave shkencore dhe metodologjive gtë mirëmenduara, në mënyrë që mos të arrihet në keqperceptime dhe konkluzione të gabuara, të cilat mund t’i rëndojnë grupeve të caktuara në shoqëri. Punimet e prezantuara kanë perspektivë publikimi edhe ndërkombëtarisht dhe u ra dakord unanimisht se është momenti tashmë për ta hapur këtë temë kërkimore më gjerë.

Për më shumë informacione (klikoni këtu)