Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit

Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit ofron programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Studimet që zhvillohen në degët e Ekonomisë, Biznesit, Menaxhimit, Teknologjisë së Informacionit janë shumë cilësore dhe të preferuara për një masë të gjerë studentësh. Kjo, sepse cikli i zhvillimit të ekonomisë globale i kërkon dhe tregu i punës, gjithashtu, i thërret në mënyrë të vazhdueshme. Fakulteti Ekonomik në UET, në mënyrë të veçantë ofron studentët më të mirë, për t’u bërë pjesë e nismës me shpresën dhe idenë e madhe se do të jenë ata që do të drejtojnë ekonominë, do të menaxhojnë, marketojnë produktet në tregje të hapura, do të gjejnë burime prodhimi në tregjet financiare, do të ndërlidhin më mirë dhe më shëndetshëm tregjet, për të evituar krizat. Studentët që diplomohen në ekonomi qëndrojnë gjatë në tregun e punës, punësohen shpejt, sepse profilet që kanë programe ekonomike janë profile që kërkohen fort nga ky treg pune. Një tjetër degë që ofron Fakulteti Ekonomik në UET është edhe Teknologjia e Informacionit. Është një nga degët që e kërkojnë të gjitha profesionet, por në mënyrën më të natyrshme i kërkon Ekonomiku. Mjetet teknologjike janë bërë të përdorshme nga të gjithë, por t’i përdorësh këto mjete në mënyrë fitimprurëse duhet të studiosh programet e studimit në teknologjitë e informacionit. Në UET këto programe janë hapur në vitin akademik 2010-11 nën Fakultetin Ekonomik.

devider1Dekani

Prof. Dr. Engjell Pere

Mbështetur në filozofinë e UET-së, Fakultetit Ekonomik kombinon njohuritë teorike ekonomike me përvojat më të spikatura praktike, duke i përgatitur studentët me cilësi për kërkesat dhe prirjet e tregut të punës në Shqipëri, rajon e më gjerë.
Fakulteti Ekonomik ofron diploma në të tre ciklet e studimit: Bachelor, Master dhe Doktoraturë dhe përbëhet nga 3 departamente: Departamenti i Financës, Departamenti i Menaxhimit dhe Ekonomiksit si edhe Departamenti i Informatikës, Matematikës dhe Statistikës.

Mësimdhënia përqendrohet në njohuritë më të mira bashkëkohore, në eksperiencën dhe përvojën e disa prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, në programe e tekste mësimore moderne e të asimilueshme, në metoda mësimdhënieje cilësore, që e bëjnë studentin pjesë aktive të procesit mësimor dhe i krijojnë mundësitë e duhura për specializim të mëtejshëm, në njërin nga drejtimet që ofrohen në programet e fakultetit.
Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik përbëhet nga 30 pedagogë, diplomuar në universitetet shqiptare dhe ato prestigjoze perëndimore, me përvojë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.


Përtej dijeve teorike që përftohen në auditorët e UET-së, studentët e Fakultetit Ekonomik, janë pjesë aktive e debateve, leksioneve të hapura, konferencave, praktikave e projekteve kërkimore shkencore, nën drejtimin e ekspertëve të fushës - shqiptarë e të huaj. Fakulteti Ekonomik në UET është në pararojë të risive të fushave që mbulojnë diplomat e këtij fakulteti dhe është i hapur për bashkëpunime dhe horizonte të reja.

devider1LISTA E PROGRAMEVE TE STUDIMITdevider1DEPARTAMENTET

Financë dhe Ekonomiks
Ky departament përgatit ekonomistë të specializuar në problemet financiare, çështjet e rritjes ekonomike dhe zhvillimit, kontabilitetin nacional dhe bankat, të aftë për t'u punësuar në shoqëri sigurimesh, në pozicionin e financierit, kontabilistit, etj.

Përgjegjës i Departamentit: Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu

Personeli Akademik

Të brendshëm     Të jashtëm 2017 - 2018
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada   Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Adrian Civici Prof. Dr.    1  Sherefedin Shehu  Prof. Dr.
2 Luljeta Minxhozi Prof. Dr.    2  Valbona Shyti  ACCA
3 Engjell Pere Prof. Dr.        
4 Anilda Bozdo Prof. Asoc. Dr.        
5 Hysen Muceku Prof. Asoc. Dr.        
6 Arbi Agalliu Prof. Asoc. Dr.        
7 Selami Xhepa Prof. Asoc. Dr.        
8 Ermela Kripa Prof. Asoc. Dr.        
9 Orkida Ilollari Dr.        
10 Holta Kora Dr.        
11 Besart Kadia Dr.        
12 Klodjan Rama PhD        
13 Anila Fureraj PhD        
14 Elona Shehu Doktorant        
15 Manjola Islami Msc.        
16 Kristela Kaçani Msc.        
17 Grisejda Myslimi Msc.        
18 Tatjana Moçka Msc.        
19 Joana Shima Msc.        
20 Sokol Ndoka Doktorant        
21 Krisela Ngjela Msc.        
22 Megi Kurushi Msc.        
23 Joniada Llango Msc        
24 Pranvera Backlund Msc.        

devider1Menaxhim dhe Marketing
Përgatit ekonomistë të specializuar në problemet e përgjithshme të teorisë ekonomike e financiare,  menaxhimit të bizneseve të kategorive të ndryshme, bizneseve private ose publike të llojeve të ndryshme, merret me problemet e ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare, hartimin e strategjive, ekonomiko-sociale e sektoriale, kërkimeve të avancuara.
Përgjegjës i Departamentit: Prof. Asoc. Dr. Oltjana Zoto.

Personeli Akademik

Të brendshëm     Të jashtëm 2017 - 2018
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada   Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Drita Kruja Prof. Dr.    1  Evis Gjebrea  Dr.
2 Oltjana Zoto Prof. Asoc. Dr.    2  Denisa Mamillo  Dr.
3 Arlinda Ymeraj Prof. Asoc. Dr.    3  Emi Dautaj  Msc
4 Ermira Qosja Prof. Asoc. Dr.        
5 Kreshnik Bello Prof. Asoc. Dr.        
6 Ledina Alolli Prof. Asoc. Dr        
7 Elena Kokthi PhD        
8 Irina Canco PhD        
9 Ani Mbrica
Dr.
       
10 Besarta Vladi Dr.        
11 Elvira Tabaku Dr.        
12 Ertila Druga Msc.        
13 Grisilda Miftari Msc.        

devider1Informatikë, Matematikë dhe Statistikë
Teknologjia e informacionit po shpërndahet më gjerësisht sesa në kuptimin tradicional të kompjuterave apo teknologjive e rrjetit dhe po integrohet më shumë me teknologjitë e tjera si përdorimi i celularëve, televizioneve dhe të tjera, gjë që po rrit kërkesën për punë të tilla, pothuajse në çdo shoqëri apo institucion.

Personeli Akademik

Të brendshëm     Të jashtëm 2017 - 2018
Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada   Nr. Emër mbiemër Titulli/Grada
1 Mimoza Durresi Prof. Dr.   1 Adriana Gjonaj
Prof. Dr.
2 Teuta Xhindi  Dr.   2 Perparim Fuga Prof. Dr.
3 Agim Kasaj Doktorant   3 Hysen Binjaku Prof. Asoc. Dr.
4 Gentian Hoxhalli Doktorant   4 Sander Kovaci Prof. Asoc. Dr.
5 Ledina Hoxha Dr.   5 Arjana Misha Dr.
6 Florenc Hidri Msc.   Aurora Binjaku Dr.
7 Endri Plasari Msc.   Oskeol Gjoni Dr.
8 Ndricim Topalli Msc.   Valma Prifti Dr.
9 Albana Shehu Msc.   9 Vilma Tomco Dr.
10 Benon Paloka Msc.   10  Alfred Daci Dr.
11 Anjeza Bekolli Msc.   11  Adriana Topi Dr.
12 Silvana Qose Msc.   12  Alban Karapici Doktorant
13 Migena Musallari Msc.   13  Erdet Këllici Msc.
14 Ermelinda Nako Msc.   14  Aida Vasili Msc.
15 Silvana Ramaj Msc.    15  Ina Shehu Msc.
        16 Andi Malaj Msc.
        17 Paulin Kodra Msc.