Studime të sigurisë dhe strategjisë

Ky program studimi synon të pajisë me njohuri teorike dhe aftësi praktike studentët e interesuar për çështjet strategjike të zhvillimit të një vendi, duke filluar nga aspektet tradicionale me karakter ushtarak e deri në ato që lidhen me zhvillimin ekonomik, zhvillimit të qëndrueshëm, zhvillimeve të demokracisë dhe qëndrueshmërisë së institucioneve, respektimit të të drejtave të njeriut, luftës kundër terrorizmit, zhvillimit të potencialeve energjetike, ruajtjes së mjedisit dhe përdorimit racional e afatgjatë të pasurive natyrore, etj.

Zhvillimi i vendit dhe në mënyrë të veçantë synimi për t’u antarësuar në Bashkimin Europian e për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtare si SHBA, NATO, OKB etj. shtron domosdoshmërinë e studimeve me karakter strategjik, të cilat mund të realizohen me sukses kur njihen mirë parimet bazë të saj. Programi ka për qëllim të nxjerrë ekspertë në çështje të reja të studimeve strategjike dhe të sigurisë, të aftë të përballojnë angazhimin eventual në çështje që lidhen me zhvillime aktuale ekonomike, politike në shkallë lokale apo dhe globale.

MASTER PROFESIONAL: STUDIME TË SIGURISË DHE STRATEGJISË - 60/90 ECTS
       
Nr. Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM / 1 lëndë  
1 1 Metoda kërkimi të avancuara + Statistikë sociale 6
       
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT / 3 ose 5 lëndë
1 1 Analizë e teorive të marrëdhënieve ndërkombëtare 6
2 2 Politikë e jashtme e krahasuar 6
3 1 Diplomaci publike dhe ekonomike 6
4 3 Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare 6
5 2 Teori dhe modele konflikti 6
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE / 2 lëndë  
Profili Strategji
1 3 Çështje të strategjisë 6
2 2 E drejta e detit 6
Profili Çështje të reja të Sigurisë
1 2 Çështje të sigurisë ndërkombëtare 6
2 3 Krimi i organizuar dhe Terrorizmi 6
Profili Gjeopolitikë
1 3 Gjeopolitika e Ballkanit 6
2 2 Studime rajonale: Lindja e Mesme 6
Profili Teknologji Informacioni
1 2 Dizenjim, zhvillim dhe menaxhim i sistemeve IT 6
2 3 Siguria e Teknologjisë së Informacionit 6
Profili E drejtë ndërkombëtare
1 3 E drejta diplomatike dhe protokolli diplomatik 6
2 2 Gjykatat ndërkombëtare 6
Profili Menaxhim i shëndetit
1 2 Modelet e financimit të sistemeve shëndetësore 6
2 3 Menaxhim i sistemit shëndetësor 6
Profili Menaxhim Risku
1 3 Menaxhimi i riskut financiar 6
2 2 Menaxhim portofoli 6
       
E - VEPRIMTARI FORMUESE   
1 2-3 Praktikë / internship** 10/28
       
F - PUNIMI I DIPLOMËS  
1   Punimi i diplomës 14
       
* Studentët që ndjekin programin me 60 kredite ndjekin vetëm tre lëndët e para.  
** Praktika për programin me 60 kredite ka 10 kredite, për atë me 90 kredite ka 28 kredite.
       
       
SHËNIM: Programi është në proces licensimi nga MAS.  

Ku mund të punosh pas studimeve
Mundësi punësimi në sektorë publike dhe jo-publikë, si psh:
-    Ministri e Mbrojtjes, Ministria e rendit Publik dhe/ose Ministri e Punëve të Jashtme.
-    Organizatat ndërkombëtare.
-    Organizatat jo-qeveritare të interesuara në cështjet e reja të zhvillimeve strategjike në tërë aspektet që përmendëm më sipër.
-    Agjensi Zhvillimi.
-    Shërbimi Informativ Shqiptar.
-    Media.
-    Pushteti Lokal.