Të lidhim Shkencën dhe Shoqërinë për Zhvillimin e Qëndrueshëm

Projekti ‘Të lidhim Shkencën dhe Shoqërinë për Zhvillimin e Qëndrueshëm (ConSus)’,  i udhëhequr nga Universiteti i Graz-it në Austri,  synon të forcojë lidhjen dhe bashkëpunimin midis kërkimit shkencor dhe praktikës si dhe të promovojë arritjet e përbashkëta dhe metoda inovatore nëpërmjet zhvillimit të workshopeve dhe seminareve që risin zhvillimin e qëndrueshëm. UET-i në bashkëpunim me partnerët në Shqipëri dhe në Kosovë bën një analizë të bashkëpunimeve aktuale dhe ekspertizave. Projekti synon të themelojë një rrjet shkencë-shoqëri për zhvillimin e qëndrueshëm: Të bëjë të mundur që aktorët me eksperiencë dhe ata që aplikojnë ide inovatore për herë të parë të shkëmbejnë infomracion, të rrisin impaktin dhe të zhvillojnë qëndrueshmërinë. Për më tepër synohet edhe zhvillimi i materialeve inovatore për mësimdhënien në IAL: Të bëjë të mundur që pedagogët dhe kërkuesit të aplikojnë metoda dhe materiale inovatore në mësimdhënie duke përfshirë edhe aktorët rajonë me qëllim forcimin e bashkëpunimit shkencë-shoqëri.

Fisha e Projektit (kliko këtu)

Drejtues Projekti në UET
Ketrina Çabiri
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Për më tepër rreth projektit vizitoni faqen zyrtare të tij http://consus.allafine.com/