17795739 612491925613965 8743094732895427956 nUniversiteti Europian i Tiranës ishte prezent dhe me dy pedagogë të Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc. Ermira Qosja dhe Msc. Ertila Druga, si dhe doktorandja Dorina Ndoji dhe studentja e masterit shkencor informatikë -ekonomike Anxhela Ferhataj.
 
Në datë  6 dhe 7 Prill 2017 u zhvillua në Shkup të Maqedonisë konferenca e tretë e London School of Economics, Research Network on South Eastern Europe mbi Kohezionin Social dhe Qeverisjen Ekonomike në Europën juglindore.
 
Konferenca e drejtuar nga profesori i ekonomisë politike në LSEE, Vassilis Monastiriotis – drejtor i LSEE Research on South Eastern Europe, e mbështetur nga Banka Kombëtarë e Maqedonisë, Universiteti Amerikan i Shkupit dhe Universiteti Europian i Tiranës, bashkoi personalitete si Will  Bartlett (LSEE), Cesar Cancho (Banka Botërore) me studjues nga disa universitete të Maqedonisë, Serbisë, Rumanisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe disa kërkues të pavaruar, e qendra studimi në Ballkan.
Më 6 Prill në dy sesione plenare u sollën studime mbi temën e “Rritjes dhe Papunësisë” dhe tematikën e “Decentralizimin”. Ditën e dytë të konferencës më 7 Prill u zhvilluan disa seksione paralele dhe temat fokusoheshin në çështje me interes rajonal dhe europian si: tregu i punës dhe aftësitë; politikat sociale dhe përfshirja, ekonomia dhe qeverisja; migrimi dhe remitancat, mirëqenia dhe rritja, tregu i punës për të rinjtë, çështje gjinore dhe sektori public e privat.
 
Konferenca ishte konceptuar jo vetëm si ballafaqim i arritjeve të studjuesve, por më shumë si një diskutim e debat, rajonal e europian mbi çështje që shqetësojnë rajonin, tregun, qeverisjen dhe shoqërinë ku jetojmë dhe çelje e drejtimeve të reja të studimit, punës në projekte në përgjigje dhe të shqetësimeve e strategjive të Komisionit Europian.
Universiteti Europian i Tiranës ishte prezent dhe me dy pedagogë të Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc. Ermira Qosja dhe Msc. Ertila Druga, si dhe doktorandja Dorina Ndoji dhe studentja e masterit shkencor informatikë -ekonomike Anxhela Ferhataj.
 
Prof. Qosja u paraqit me punimin “Impakti i aftësive menaxheriale në efektivitetin dhe eficencën e organizatave”, një rast studimi mbi organizatat shqiptare të biznesit; ndërsa pedagogia Ertila Druga fokusonte studimin e saj  në një çështje shumë të mprehtë , emigrimin e mjekëve dhe infermierëve.
Konferenca ishte një event i rëndësishëm për studjuesit në rajon, ndërkohë që për pedagogët e UET-së ishte vijim i një bashkëpunimi që në ditët në vazhdim pritet të formëzohet më tej.