MG 2779UET pas turit nëpër gjimnaze ka filluar të presë maturantët nga në auditorët e tij. Maturantët nga gjithë gjimnazet e Shqipërisë do të njihen nga afër me degët që ofron Universiteti Europian i Tiranës dhe do të marrin këshillim karriere për profesionet që duan të zgjedhin nga pedagogët më të mirë.
 
Pasi janë njohur me programet e UET në gjimnazet  e tyre  me anë të këshillimit të karrierës që pedagogët kanë kryer gjatë vizitave në gjimnazet e Shqipërisë maturantët të vetëorganizuar vijnë në Universitetin Europian të Tiranës për të njohur më mirë universitetin para se të bëjnë zgjedhjen më të rëndësishme të jetës së tyre.
 
Gjatë vizitës që kanë kryer në UET, maturantët janë shprehur se ky është një proces shumë i rëndësishëm në kuadër të këshillimit dhe orientimit të karrierës për të gjithë maturantët në prag të zgjedhjes së programit të studimit.
 
Anisa Subashi Dekani e studentëve në UET shpjegon se këshillimi i karrierës është i nevojshëm për maturantët  në këto momente dhe pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës ua kanë bërë më të lehta zgjedhjet shumicës prej tyre, në kontaktin e drejtpërdrejtë që kanë patur gjatë visitës së tyre në auditorët e e universitetit tonë.
“Tashmë të rinjtë janë mësuar me takimet në kuadër të këshillimit të karrierës, pasi ky nuk është viti i parë që Universiteti Europian i Tiranës ndërmerr një nismë të tillë. Maturantët jo vetëm që janë të vëmendshëm edhe të interesuar të dëgjojnë, por parashtrojnë pyetje të ndryshme mbi programet, sistemin e bursave, mundësitë që ofrohen pas përfundimit të studimeve etj. Madje, duhet theksuar se nga viti në vit vihet re një përfshirje më e madhe dhe e mësuesve të cilët janë të interesuar mbi procedurat e pranimit në universitet, mbi kushtet që ofrojnë universitetet etj. Dilemat në lidhje me programin e studimit patjetër që ekzistojnë, dhe kjo dilemë i ndjek të rinjtë deri sa ata të fillojnë studimet e tyre të larta. Ndonëse në disa raste ata e shprehin qartazi cili është programi që do të studiojnë, në raste të tjera ata janë të dyzuar midis programeve.” shtoi më tej Dekania e Studentëve Anisa Subashi.