ERCUniversiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Evropian të Kërkimit organizoi aktivitetin e përbashkët të “mundësive për financim të granteve ERC”. Misioni i ERC është të inkurajojë hulumtimin cilësor në Evropë nëpërmjet financimit konkurrues dhe të mbështesë hulumtimin në të gjitha fushat, në bazë të përsosmërisë shkencore. Synimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit të kërkuesve në Shqipëri dhe Kosovë, lidhur me aplikimin për grantet RCE.

Gjuraj në CEU: I patolerueshëm sulmi ndaj lirisë akademike

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, zhvilloi një takim me rektorin dhe presidentin e CEU, Michael Ignatieff në Budapest, në kuadër të një bashkëpunimit të ri mes UET dhe CEU. CEU është një prej institucioneve më prestigjioze të arsimit të lartë në Europë e më gjerë në fushat e shkencave sociale, humaniteteve, drejtësisë, politikave publike dhe menaxhimit.
UET dhe CEU po nisin një bashkëpunim të ri, në kuadër të Programit Global Teaching Fellowship, ku pritet që në tetor të vijnë në UET staf me PhD për të dhënë mësim, kurse bazë dhe të avancuara në gjuhën angleze në shkenca politike, metoda kërkimi, sociologji politike dhe qeverisje lokale.

Studentët e UET, pjesëmarrës në projektin global të Big picture Foundation

Ekspozita me punime arti nga e gjithë bota hapet më 17 Maj online. Studentët e komunikim dizajnit dhe marrëdhënieve publike në UET kanë dërguar punimet e tyre

Ardit Çuni, t’i përkushtohesh ëndrrës
Profil/ Studenti i Marrëdhënieve me publikun-Komunikim në UET: Fama në muzikë nuk më shpërqendron nga ndjekja e studimeve

Kliko më shumë ERC në Shqipëri: Mundësi financimi për kërkuesit shkencorë