UET-Startup
Nga Prof.asoc.dr.Ermira Qosja

Qyteti historik i Spanjës, Salamanka, ishte pritës përgjatë dy ditëve në fund të muajit Prill i një prej aktiviteteve më të mëdha europiane të komunitetit të bizneseve startup, Startup Ole 2017, që u zhvillua në Hospederia Fonseca, një nga godinat e bukura historike të këtij qyteti.

Startup Ole është një event ndërkombëtar që synon rritjen e bashkëpunimit përmes vendeve europiane e përtej tyre, ai përbën një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset e reja për t’u lidhur me të gjithë ekosistemin e startup-ve në kontinent dhe këtë vit realizohej nën mbështetjen e iniciativës “Startup Europe” të Komisionit Europian dhe të Universitetit të Salamankës, institucioneve qeveritare dhe lokale të Spanjës, si dhe me pjesëmarrjen e Startup Europe University Network (SEUN), një rrjeti të gjerë akseleratorësh, korporatave dhe investitorëve.

Në këtë event, morën pjesë rreth 2500 pjesëmarrës, 200 prej tyre folës, 400 startup-e dhe siç do të shprehej Isidro Lazo, drejtuesi i “Startup Europe” në Komisionin Europian, “Qëllimi i eventit është jo thjesht të krijohet një “Startup Valley”, por të krijohet një “Startup Continent”, eventi ishte një mundësi e shkëlqyer për Network për të gjithë pjesëmarrësit në të.

Nën sloganin “Passion never fails”, eventi ishte organizuar në dy ditë të plota, me një sërë aktivitetesh paralele me interes për të gjithë pjesëmarrësit. Kështu, në sallën kryesore u diskutuan në disa panele tema shumë interesante, si: Ndërtimi i lidhjeve mes universiteteve startup; Realizimi i një bashkëpunimi të mirë mes kërkimit dhe industrisë; Çfarë kërkojnë investitorët nga projektet; Metodat për të punuar së bashku; Mbështetja e grave në teknologji, Sipërmarrja e të rinjve dhe talentet, mbështetja e gjeneratës së re; Industria e ushqimit, inovacioni dhe startup; Ekipet perfekte të startup, Media në shërbim të startup; Çfarë po ndodh globalisht në ekosistemin e startup-ve; Të inovosh botën inovative duke menduar ndryshe rreth burimeve të inovacionit.

Bizneset në kërkim të investitorëve dhe të bashkëpunimeve ishin të shumtë dhe stendat e tyre prisnin e përcillnin të interesuarit, në disa ambiente startup-et prezantonin idetë e tyre e garonin mes tyre. Gjatë eventit, paneleve, stendave e prezantimeve kishe mundësinë të njihje e të bisedoje me krijuesit e startup-ve nga bota digjitale, deep tech, fusha e energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, por dhe fusha që lidhin shkenca të ndryshme, me konsulentë të startup-ve dhe spinoff-ve, me drejtues të qendrave të akselerimit dhe inovacionit, qendrave të kërkimit, bizneseve të mëdha të fokusuara në bashkëpunime dhe në R&D, me pedagogë e përfaqësues të universiteteve të SEUN-it.

“Passion never fails”, nuk është thjesht slogan i një eventi, por ishte lajtmotivi i një qasjeje inovative për të nxitur inovacionin, krijimin e startup-ve dhe spinoff-ve. Startup-et nuk kanë moshë, nuk kanë kufij gjeografikë ato krijohen, rriten dhe fuqizohen në një shoqëri që mbështet e krijon frymën e besimin pro tyre, ato janë një mundësi e shkëlqyer për vetëpunësim e rritje ekonomike.

Spanja konsiderohet si vendi me qasjen më proaktive ndaj startup-ve, e kjo nuk gjendet vetëm në raportet europiane, por shihej në energjinë e njerëzve, në sinergjinë e ekipeve të startup-ve dhe në besimin se do ia dilnin.
Universiteti Europian i Tiranës, si pjesë e i Startup Europe University Network (SEUN), ishte përfaqësuesi i vetëm i të gjitha universiteteve shqiptare, në sajë të një bashkëpunimi të nisur muaj më parë më SEUN.


Ishte kënaqësi të ndaje diskutimin për një temë të rëndësishme mbi mundësinë e realizimit të një bashkëpunimi të mirë mes kërkimit dhe industrisë me kolegë të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës, të Universitetit Nova të Lisbonës si dhe përfaqësues të biznesit në Spanjë, nën moderimin e drejtueses së Qendrës së Shkencës dhe të Teknologjisë Bizkai të Spanjës. Secili nga panelistët, prezantoi përvojat e universitetit të tij, praktikat më të mira e vështirësitë, nevojën për të kapërcyer barrierat, rrugët që duhen gjetur në këtë bashkëpunim për të afektuar ekosistemin e sipërmarrjes, nevojën për mentorim e coaching brenda universiteteve për të drejtuar kërkimin drejt nevojave të industrisë.

Me rëndësi për bashkëpunimin në network, por dhe qasjen e UET ndaj startup-ve dhe inovacionit ishte dhe seminari i organizuar nga Universiteti Salamankës me përfaqësuesit e SEUN ku duhet theksuar që Universiteti Salamankës dhe ai i Kembrixhit janë universitetet lider të këtij network-u. Diskutimi u fokusua në dy drejtime: së pari, qasja strategjike e SEUN që duhet të synojë rritjen e rolit të universitetit në ekosistem, metoda të mësimdhënies në sipërmarrje, studime mbi sjelljen sipërmarrëse, ndërhyrje në kurrikulën e sipërmarrjes, exchange të profesorëve të sipërmarrjes, studentëve e talenteve në startup, projekte të përbashkëta në kuadër të Horizon 2020; së dyti, çfarë mund të bëjmë për të mbështetur startup-et, si mund të ndajmë mes nesh modulet më të mira të sipërmarrjes, si të përfshijmë industritë e mëdha në mbështetje të startup-eve, si të përfshijmë pushtetin lokal e qendror në iniciativat e startup-ve, si të ndërkombëtarizojmë sipërmarrjen, si të përfshijmë studentët e degëve joekonomike, si të trajnojmë e zhvillojmë kurse të përbashkëta, si të përfshijmë pedagogët në idetë dhe aktivitetet sipërmarrëse. Idetë e propozimet e këtij seminari, do të kthehen shumë shpejt në një dokument strategjik të SEUN duke përcaktuar qartë, objektivat dhe planet e veprimit.

Passion never fails, ishte jo thjesht një moto e Startup Ole 2017, por një mundësi e madhe për të kuptuar e orientuar punën e përditshme në universitet, për të motivuar studentët, kolegët drejt inovacionit. Idetë dhe shpirti i sipërmarrjes duhen kërkuar në çdo auditor, aktivitet mes kolegësh e në raportet e bashkëpunimit me industrinë, pushtetin lokal e qendror, në se kërkojmë vështirësitë ato janë shumë, por shpirti i sipërmarrjes, startup dhe spinoff mes nesh mund të na i lehtësojë, për më tepër mund të hapë rrugë e shtigje europiane e ndërkombëtare të bashkëpunimit.

(box) Startup Europe University Network
1. University of Salamanca
2. University of Cambridge
3. Dublin City University
4. U- TAD University Center
5. University of Nova – Lisbon
6. University of Cantabria
7. Technical University of Cartagena
8. Ravensbourne
9. BOĞAZIÇIUniversity
10. University of Cyprus
11. University of Granada
12. National University of Ireland Galëay
13. University of Central Lancashire Cyprus
14. Technological Education Institute Ëestern Greece
15. Universum College
16. Universiteti Europian i Tiranës
17. University POLITEHNICA of Bucharest
18. The Ëest University of Timișoara
19. Alexandru Ioan Cuza University of Iasi
20. Algebra University College
21. Stefan Cel Mare University
22. Vienna University of Economics and Business)
23. Eötvös Loránd University
24. Maastricht University
25. GSM London
26. University of Sheffield
27. London South Bank University
28. Friedrich Alexander University Erlangen-Nürnberg
29. EBN
30. Bar-Ilan University


Salamanca University


I themeluar në vitin 1218 nga Mbreti Alfonso IX, Universiteti i Salamankës ishte i pari institucion i arsimit të lartë në Spanjë. Në vitin 1254, njihet nga Papa Aleksander IV, si një nga katër universitetet më të mëdha të botës, mes universiteteve të Oksfordit, Parisit dhe Bolonjës. Në këtë universitet kanë marrë jetë karrierat e profesorëve shumë me emër, ndërkohë që në korridoret e tij kanë ecur Servantes, Kortés dhe Kristofor Kolombi.
Në vitin 1254 mbreti Alfonso X i atribuoi universitetit privilegjet e Magna Carta; duke i caktuar kuratorë, vendosur nën autoritetin e bishopit, dekanit dhe kancelarit dhe caktuar rroga për profesorët. Që nga ajo ditë deri në 1830 titujt akademikë të universitetit paraqiteshin në emër të Papës dhe të Mbretit në Katedralen e Salamankës.

Gjatë Mesjetës dhe periudhës moderne, universiteti merrte fondet përmes Papës dhe Mbretit, ndërsa kishte pesë kolegje, atë të Drejtësisë, Ligjeve të Kishës, Teologjisë, Mjekësisë dhe Arte e Filozofi. Mes viteve 1869 – 1904, pushteti lokal i Salamankës mbështeti Mjekësinë dhe Shkencat. Sot, Universiteti i Salamankës ka fakultetin e Drejtësisë, Arteve, Shkencave dhe Mjekësisë, si dhe institutin e gjuhës spanjolle. Universiteti ka rreth 30 mijë studentë dhe 250 programe studimi.