19349625 10155154529707819 1248296891 oÇdo të mërkurë në orën 18.00 një djalë i ri me flokë të gjata kaçurrela, mjekër dhe një veshje sportive,  bëhet pjesë e të vetmit grup njerëzish ku ai ndihet vetvetja. Joan Zoraqi nuk është një i ri tipik shqiptar i cili në një përkufizim të shpejtë do të ishte një i ri që i kushton rëndësi pamjes fizike, veshjes, dhe e kalon kohën me miqtë në kafene apo pub duke zhurmuar në biseda me humor. 
Ai kërkon një tjetër lloj jete dhe një tjetër lloj bisede. 
 
Joani, 22 vjeç, është një nga anëtarët më të rinj të klubit të Filozofisë Russell në UET, e vetmja tryezë ku ai mund të flasë për atë gjë të cilën njeh më mirë; filozofinë.
 
“Jam njohur me filozofinë që në moshën 16 vjeç, duke lexuar mitologjinë greke e më pas nisa të lexoj filozofët grekë, Platonin, Aristotelin”- thotë Joani, i cili për shkak të “fiksimit” të tij pas filozofisë nuk ka as shumë miq.
As familja nuk e ka përkrahur në këtë pasion të tij, pasi si të gjithë prindërit ata besojnë se atij i duhet një “profesion prej vërteti” nga ata që “të japin bukë”. 
 
Kjo ka bërë që Joani akoma nuk është regjistruar në universitet. 
“Prindërit duan që unë të bëjë një shkollë që të më japë një profesion i cili të jep edhe punë. Po unë unë besoj se Filozofia është baza e të gjithë profesioneve. Unë dua të merrem vetëm me filozofi”. 
 
Joani e ka mësuar filozofinë në mënyrë kretësisht audidakte, por me diskutimet e tij në klubin e filozofisë, ku bëjnë pedagogë dhe njohës të mirë të filozofisë, e konsiderojnë një djalë të talentuar dhe me shumë njohuri mbi këtë fushë. 
Ai është i aftë të të flasë me orë të tëra për Platonin dhe filozofë të tjerë dhe për moralin dhe filozofinë, apo “mbretin filozof”, që do të ishte lideri politik ideal, sipas Aristotelit.  “Ka një mungesë të moralit në politikë, ka krizë morale të shoqërisë, që vijnë si pasojë e krizës së filozofisë”- thotë Joan Zoraqi, 22-vjeçari që është “i varur” nga filozofia.
 
Leximi, diskutimi dhe meditimi mbi mendimin filozofik është pasioni i tij i ditës me shpresën se do të nisë studimet për filozofi së shpejti dhe do t’i kushtohet kështu dhe në mënyrë institucionale këtij pasioni.