19402634 10155154529592819 2119361431 oAnëtari i rregullt i klubit Russell; Nga shkollimi për Maketing në librat e filozofisë si një shkollim autodidakt
 
Besmir Qazimaliaj ka mbaruar të lartën për Marketing dhe punon në këtë fushë, por pasioni i tij i vërtetëështë filozofia, të cilën e ka studiuar në mënyrë autodidakte. Ai është një nga anëtarët e hershëm dhe më të rregullt të klubit filozofik Russell krijuar nga pedagogë dhe studentë të UET-it. 
Si u bëre pjesë e klubit të filozofisë Russell? 
Unë e njoha nëpërmjet mikut tim, Joan Zoraqi qëështë gjithashtu brenda klubit. Erdha aty, e pashë që studiojnë tema të ndryshme, pastaj kishte edhe mundësi që ti të modifikoje temën,të vendosje për një autor tjetër, të flisje për një autor tjetër dhe kështu që vazhduan temat e filozofisë duke u kryqëzuar dhe vazhduan duke kaluar gjërat në një lloj formule filozofike.
 
Si je njohur me filozofinë dhe pse je lidhur kaq fort me të? 
 
Unë të them të drejtën jam njohur që në moshë të re fare, diku nga mosha 12-13 vjeç. Në fillim lexoja filozofi materialiste si p.sh. Hegel, Hegelsen, Niçe, pastaj kam lexuar Marksin me kalimin e kohës.Kam lexuar Frojdin. 
 
Ku e pozicion veten? Çila është rryma që të përshtatet më shumë?
Unë faktikisht e pozicionoj veten më shumë tek rryma dualiste e filozofisë, që besoj se ekziston materia por ka dhe diçka edhe më të avancuar se materia përshkak të ekzistencës së materies.  
 
A mund ta quash këtë klub si një “sofër” ose “tryezë” ku mblidhen të apasionuarit pas filozofisë?
 
Sipas mendimit tim dhe eksperiencës time, klubi i filozofisë “Russell” është më shumë sesa sofër, është një klub shumëmiqësor. Shumica e personave që vijnë janë shumë të kualifikuar dhe janë një nivel shumë i lartë. Janë persona që e kanë sforcuar veten në studime dhe kanë një lloj avancimi jashtëzakonisht të madh në motorrikën e psikologjisë dhe në motorrikën e filozofisë. 
 
Ju keni studiuar filozofinë ndërkohë që keni një profesion tjetër. A të bëhet pengesë apo të jep avantazh në komunikimin e përditshëm filozofia? 
 
Filozofia jep avantazh në komunikim, sepsë filozofia ka çdo gjë brenda. Çdo gjë del nga filozofia. P.sh. çdo lloj problemi nëse kalon nëper filtra filozofikë zgjidhet, dhe me këtë zgjidhje ti mund të manovrosh nëçdo lloj fushe. 
 
A ju ndodh që miqtë tuaj që nuk kanë njohuri rreth filozofisë t’ju shohin pak si “tëçuditshëm”?
 
Po, ka raste që të shohin si të çuditshëm, por mundohem që dhe ata të bëhen“të çuditshëm” si unë?