19359198 10155154529607819 1661589466 oStudentja e UNYT që u bë pjesë e Klubit studentor Pashko e apasionuar pas debateve mbi liberalizmit 
 
Koha e studieve universitare nuk mund të jetë vetëm auditori i universitetit dhe ndjekja e lëndëve në kurrikul. Angazhimi në klubet e debatit mbi fusha që mund të kesh interes të japin më shumë dije dhe një dimension tjetër për universitetin. Kështu mendon Erisa Korumi e cila është e vetmja studente që vjen nga një universitet tjetërnë Klubin Studentor “Pashko” në UET.
 
Ajo studion për  Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkenca politike në Universitetin e Nju Yorkut në Tiranë.
Sapo mësoi për ngritjen e këtij grupi ajo u bë një ndjekëse e rregullt e takimeve, diskutimeve, debateve që bëheshin nëëktë klub çdo të enjte ora 18.00 në sallën consilium në UET. 
 
“Me klubin Pashko jam prezantuar me anë të disa miqve. M’u duk shumë interesant, sepse është një mënyrë për t’u njohur me realizmin në mënyrë konkret nëpërmjet të disa veprave dhe është një gjë shumë e bukur që merret në këtë mënyrë të tërthortë. Për më tepër është një formë e shkurtër nëpërmjet, të cilës t’i mund të prezantohesh me disa vepra që janë mjaft të njohura dhe vepra për të cilat t’i mund të duhet shumë kohë që t’i studiosh dhe t’i analizosh, t’i i merr nga pikëpamja e disa profesorëve dhe studentëve, gjë qëështë shumë më e mirë se sa një qasje audodidakte”- thotë Erisa për Mapon.
 
Sipas saj klubi ka qenë shumë i rregull në mbledhje dhe diskutimi duke treguar seriozitet në angazhimin vullnetar të vetë studentëve që përbënin këtë klub. 
 
Sipas Erisës angazhimi vullnetar në klube debati i bën ata të ndihen më shumë studentë dhe i afron me mundësi të reja për të marrë njohuri shtesë në fusha ku janë të interesuar. 
 
“Jeta studentore nuk bazohet vetëm në studime nëshkollë, kështu që mendoj që duhet të jetë në interesin e vetë studentëve që t’a mbushin kohën me këto lloj aktivitetesh që edhe të ndihmojnë që të ndihesh më shumë student. Fakti që t’i po shkon vullnetarisht në një klub që mendon që mund të të ndihmojë apo thjesht të të japë njohuri të reja, është diçka që ta jep më tepër atë frymën e pavarësisë që ka një student. Pra ti po zgjedh që të shkosh në këtë klub sepse mendon që të intereson apo mendon që ka gjëra me të cilat ti mund të mësosh. Kështu që mendoj se për çdo student qofshin ata të interesuar apo jo mbi liberalizmin në këtë rast konkret, është thjesht çështje informimi. Nuk është asnjëherë keq që të dish më shumë gjëra. Për shembull unë në këtë klub gjeta studentë që studionin për Dizajn, dhe mund të thuash që liberalizmi nuk futet në asnjë pikë, por mu bë qefi që kishte kaq shumë diversitete”.