MG 9171

Klubi i Filozofisë “Russell” dhe Klubi Studentor “Pashko” organizuan një ceremoni të veçantë të enjten në Chateau Rexhekri në Linzë, si një përmbyllje e vitit akademik 2016-2017

Erisa Korumi, kurioziteti për idetë liberale që e afruan te “Pashko - Studentja e UNYT që u bë pjesë e Klubit studentor Pashko, e apasionuar pas debateve mbi liberalizmin.

Besmir Qazimaliaj, studenti i përhershëm i filozofisë - Anëtari i rregullt i klubit Russell,
nga shkollimi për Marketing, nëlibrat e filozofisë si një shkollim autodidakt

Joan Zoraqi, i varur nga filozofia

Klubi “Juristët e rinj”në UET: Drejtësia shqiptare, e tashmja dhe e ardhmja

Kompania gjermane DEKRA trajnon punonjësit e Hoteleri-Turizmi

Klubi i Filozofisë Russell - Klubi i Filozofisë Russell ka marrë emrin e Bernard Russell, një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar, nobelist në Letërsi, themelues i lëvizjes analitike në filozofinë anglo-amerikane. I ngritur me inciativë të disa pedagogëve dhe studentëve të UET-it, këtij klubi i janë bashkangjitur miq të filozofisë nga jashtë UET, si profesorët Gjergj Sinani, Ilir Shqina, Hysamedin Ferraj etj., si dhe dashamirës apo praktikues të Filozofisë në qytet. Klubi mblidhet çdo të mërkurë në UET me diskutime të veprave apo tezave të filozofëve që kanë pasur ndikim në të gjitha kohërat. Një herë në vit organizon “Anuaret e Filozofisë” në Llogara, Vlorë, i cili është kthyer tashmë në një traditë. Vitin e parë të këtij forumi, në fund të takimit 3-ditor, u hartua një kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera publike, ku kërkohej rikthimi i Filozofisë në shkollat e mesme, si dhe nxitja e mbështetja e degës së Filozofisë nëpër universitete. Me iniciativë të këtij Klubi, në 2015-n u soll në shqip libri i Bertrand Russell, “Një përvijim i filozofisë”, me përkthim të Daut Gumenit dhe parathënie të Spartak Ngjelës.
 
Klubi studentor Pashko - Klubi studentor Pashko është një inciativë vullnetare e studentëve të UET që kanë dëshirë të lexojnë dhe të diskutojnë mbi idetë liberale. Iniciativa erdhi pas dhënies së bursave Pashko, një bursë e veçantë që UET dhe Instituti Europian Pashko  praktikuan në vitin akademik 2016-2017 dhe ku u përzgjodhën 10 maturantë me rezultate të shkëlqyera, por që kishin të pamundur vazhdimin e universitetit për arsye financiare apo sociale.  UET u jep këtë studentëve të drejtë studimi falas plus një pagesë mujore për 36 muaj nga 25 mijë lekë të reja në muaj. 
Këta studentë nisën fillimisht diskutimet në klubin Pashko, që më pas u popullua dhe me studentë e pedagogë të tjerë nga disiplina të ndryshme akademike, si dhe studentë nga jashtë UET-it . 
 
 
Suplementi MAPO Universitet; Kliko për më shumë; Filozofia kërkon triumfin në qytet