Foto-Mamate-te-dipllomuara-1Studimet janë sfidë për gjithkënd, por për studentët që punojnë dhe janë prindër është pak më e vështirë. Dy shoqe, të dyja studente në Master në UET dhe mama të dy vajzave të vogla po i gëzoheshin dje diplomimit të tyre. Kadaife Jahaj dhe Esmeralda Bako u diplomuan për mësuesi dhe me vete në këtë ditë të shënuar kishin dhe vajzat e tyre të vogla. “Është emocion i dyfishtë që këtë ditë ta përjetojmë edhe si studente dhe si mama”, shprehen të dyja.
 
Dhe nuk ka shembull më të mirë për vajzat e tyre se sa mamatë që studiojnë dhe kërkojnë arritje akademike në jetë, se sa mamatë e tyre të veshura me rrobën akademike.