olta-dhe-enea-1Enea Dardha ka lënë Amerikën për t’u kthyer në Tiranë, ku nisi studimet për Juridik, ndërsa Olta Maçolli la universitetin në shtet për të studiuar degën e ëndrrës së saj, Marrëdhënie me Publikun-Komunikim në UET. Ata të dy u njohën në universitet si qindra të rinj të tjerë, por diplomimi sot i gjen të martuar. Dy të rinjtë e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, ashtu siç kurorëzuan studimet me diplomimin “shkëlqyer”.
 
“Ishte fati që na njohu në UET dhe për ne ky universitet do të jetë i veçantë dyfish, jo vetëm si universiteti që na dha diplomën, por si mundësia e bukur që na bashkoi me njëri-tjetrin përgjithmonë”, thonë ata.