vanjela-studente-1Mundësia e dytë mund të jetë mundësia e artë. Ky është rasti i studentes Vanjela Bellovoda, e cila u diplomua në Master për Marrëdhënie me Publikun-Komunikim në UET. Sipas saj ky është një moment me fat në karrierën e saj, pasi është masteri që i hapi dyert e punësimit.
 
“Ky është masteri i dytë që bëj, pasi bëra një master në Psikologji, por nuk po gjeja dot punë. Tani prej disa javësh po punoj në një kompani në profilin tim për PR dhe jam shumë e lumtur që zgjodha këtë shkollë”, thotë ajo.