suada-1Suada Peqini Pocesta sapo festoi diplomimin e saj në master, në degën e studimit Drejtësi Private dhe Biznes. Për ta shoqëruar në ceremoni me të ishin jo vetëm prindërit e saj, por dhe prindërit e bashkëshortit. Të katërt prindërit e saj po festonin për vajzën, e cila diplomohej dhe tashmë ishte gati për të nisur një karrierë të suksesshme.
 
“Ka qenë interesante dhe e vështirë në të njëjtën kohë, pasi të jesh edhe studente, edhe grua në familje është paksa e vështirë për ta përballuar por në fund doli mjaft e suksesshme”, rrëfen ajo.
 
Të dyja familjet po e përjetonin me shumë gëzim këtë moment dhe mbanin në duar tufat me lule për t’ia dhuruar Suadës.
 
“Prindërit e mi dhe vjehrri me vjehrrën janë më të lumturit në botë në këto momente”, shprehet ajo.