finac1Universiteti Marconi në Romë u bë pritës i prezantimit të studimit të përbashkët të disa universiteteve në rajonin e Ballkanit dhe nga vendet e BE-së mbi administratën publike në Shqipëri dhe në Serbi.

Studimi mbi auditin e brendshëm në administratën publike në këto dy vende është kryer në kuadër të projektit FINAC financuar nga Etasmus+.

Në vizitën e dytë studimore të projektit FINAC në Universitetin Marconi në Romë u diskutua rreth praktikave dhe përvojës italiane të menaxhimit financiar e kontrollit të brendshëm në administratën publike, si edhe planifikimi i aktiviteteve të projektit në vitin e tij të dytë.

Universiteti Europian i Tiranës u përfaqësua në këtë aktivitet nga profesorë të Departamentit të Financës prof. as. Selami Xhepa dhe prof. dr. Hysen Muceku, si edhe Zyra e Projekteve dr. Blerjana Bino e Kebjana Haka. FINAC drejtohet nga Universiteti i Beogradit dhe mbështetet me fonde të programit Erasmus+ të Komisionit Europian.

Fokusi i këtij projekti të ri është zhvillimi i kurrikulave për menaxhimin financiar, kontabilitetin dhe kontrollin për rritjen e kapaciteteve në Administratën Publike në Serbi dhe Shqipëri. Ky projekt drejtohet nga Universiteti i Beogradit.

Fokusi kryesor i “Menaxhimi Financiar, Kontabilitet dhe Kontrolli – Zhvillimi i Kurrikulave për Ngritjen e Kapaciteteve të Administratës Publike” (FINAC), është të japë një kontribut për të rritur cilësinë e buxhetimit, menaxhimit të parasë, menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit në Administratën Publike në Shqipëri dhe Serbi. Objektivat specifikë të këtij projekti janë: (i) të hartojë dhe zhvillojë tri programe të reja masteri në Serbi dhe dy programe të reja masteri në Shqipëri në fushat e menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit në Administratën Publike në Shqipëri dhe Serbi; (ii) të ofrojë trajnime në Qendrat Universitare/Institute për punonjësit e Administratës Publike në Serbi e Shqipëri; (iii) Modernizimi i njërit prej programeve master në fushën e Menaxhimit Financiar Publik në Serbi.

Ky projekt do të japë një kontribut në kontrollin e procedurave dhe rritjen e nivelit të transparencës së financës dhe kontabilitetit në Administratën Publike, çka korrespondon me prioritetet Kombëtare dhe parimet e pranimit në BE të vendeve të rajonit.

Partnerët e projektit janë: Universiteti i Beogradit, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti i Kragujevac, Universiteti Shtetëror i Novi Pazar, Universiteti Singidunum, Ministria e Administratës Publike dhe Qeverisjes Lokale, Beograd; Qendra për Politika Edukimi; Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër; Universitetit i Split; Universiteti Marconi; Universiteti Masaryk; Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin Matej Bel.