UETUniversiteti Europian i Tiranës prej këtij viti akademik është pjesë e nismës “Akademia Virtuale e NATO-s”, iniciuar nga dr. Kristina Soukupova e Universitetit anglo-amerikan të Pragës. Kjo nismë ka si synim ofrimin e leksioneve online mbi NATO-n, zhvillimet në terren të organizatës dhe ngjarjet aktualet globale që prekin aleancën drejtpërsëdrejti.

 

Leksionet ofrohen rregullisht çdo javë, ku për secilin sesion ka nga një të ftuar të NATO-s, ish-ushtarakë, ekspertë në terren apo edhe në Zyrat Qendrore, të cilët ndajnë me studentët eksperiencat e tyre konkrete duke sjellë në pah zhvillime dhe informacione që nuk ndeshen shpesh në literaturën klasike.