alt

Mungesa e kulturës, e paanësisë, por dhe probleme me gjuhën dhe saktësinë e përcjelljes së informacionit janë disa nga problemet e medias dhe televizonit shqiptar, që u theksuan në konferencën e mbajtur në UET, mbi Sfidat Mediatike të Realitetit Shqiptar

 

 Konferenca e organizuar nga departamenti i Marrëdhënieve Publike dhe Komunikimit i UET në bashkëpunim me Universitetin AAB Riinvest të Kosovës, ku ishin të ftuar emra të njohur të medias dhe akademikë të fushës së komunikimit, u cilësua si nisja e një debati mbi mediat dhe sfidat që has në kontekstin shqiptar. Pas njëzet viteve demokraci në tranzicion, duket se edhe media shqiptare i reflekton ato, që mënyrat e ngritjes së kësaj industrie, te financimi   e deri tek liria e shprehjes. “Konferenca e sotme është disi e veçantë për arsye të rëndësisë që ka debati mbi median. Besoj se nëse flasim mbi këtë debat, atëherë ai ka lidhje padyshim me fjalën e lirë, lirinë e shtypit dhe në kontekst më të gjerë mbi nocionin e lirisë. Kemi hyrë në dekadën e tretë të demokracisë shqiptare dhe kësisoj ka lindur nevoja të rimendohet një debat për median. ka ardhur koha që mediat vetë të diskutojnë gjeresisht çështjet e strukturave dhe praktikave të reja që duhet të ndjekin pas 20 viteve tranzicion. Presidenti izraelit Shimon Perez, ka thënë se se televizionet i kanë bërë diktaturat e pamundura, por edhe demokracitë e padurueshme. Le të mendojmë rolin dhe kontributin në tranzicionin shqiptar, pro edhe përtej Shqipërisë”, u shpreh rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj .Gjatë konferencës u fol ndër të tjera për emancipimin që ka sjellë te teleshikuesit epoka dixhitale duke shpërbërë bashkësinë solide të teleshikuesëve të dikurshëm, siç tha Gilman Bakalli, pedagog i lëndës “Komunikim Ndërkulturor” në UET. “Identiteti i qëndrueshëm social i teleshikuesëve që dikur shihnin pak a shumë të njëjtin program në darkë dhe e ndanin me njëri-tjetrin të nesërmen i ka lënë vendin një krijese tipike teleshikuesi nervoz, të pavendosur, të shpërqëndruar, të fragmentuar për shkak të pamundësisë për ta administruar si duhet lirinë e zgjedhjes që ofron me shumicë epoka dixhitale”.Problemet e medias dhe demokracisë ishte një tjetër kumtesë në konferencë, ku u cik roli i   televizionit si unifikues modelesh për audiencat duke riprodhuar forma të ndryshme kulturës popullore. Ligjërimi politik nën ndikimin e televizionit, i cili e thekson më shumë konflitualitetin. Sipas profesor Ccapajev Gjokutaj, rrirja e televizionit për ta theksuar konfliktin bëhet edhe më veprues në kushtet e Shqipërisë si pasojë e disa specifikave thjesht lokale. Rritja e numrit të televizioneve dhe numrit të televizorëve për familje ka rritur dhe kompleksitetin e mjedisit televiziv dhe për këtë arsye matja e shikueshmërisë është e një rendësie të veçantë. Matja e audiencës, ka rëndësi jo vetëm për rritjen e të ardhurave nga publiciteti, por për të vlerësuar së pari shërbimin që kompania ofron.Nga spektri teorik konferenca mori edhe ngjyra aktuale dhe lokale, ku u trajtuan edhe gabimet e gjuhës shqipe në mediat televizive. Sipas një studimi të kryer, gabimet qoftë edhe të karakterit gjuhësos ccojnë në orientimin e gabuar të publikut. Nga studimi dolën mbi 40 fjalë të cilat janë përshtatur nga gjuha e huaj në shqip, 36 programe televizive me titull në anglisht dhe mbi 23 fjalë të lëna në anglisht. Gabimet drejtshkrimore më të shpeshta janë trajtat e shkurtra dhe përemrat.Televizioni si forma më e spikatur e kulturës popullore të shekullit të njëzetë mbetet mediumi më me ndikim, i cili gjeneron dhe do të vijojë të gejnerojë dukuri apo trende të reja, ndërsa ndryshimet e shpejta teknologjike ridimensionojnë vazhdimisht marrëdhëniet e televizionit me publikun e gjerë. Prezentatori i njohur Adi Krasta, i ftuar në konferencë si referues,   evidentoi se brenda medias shqiptare ka nga ata që nuk i shërbejnë aspak misionit të saj.“Mendoj se brenda medias në Shqipëri gjallojnë koka fshatareske, që nuk munden ta kuptojnë dot demokracinë, si një gjendje të përgjithshme të rregulluar të marrëdhënieve individ-individ dhe me shefin, ku duhet të presësh në radhë, me durim, të mos gënjesh dhe të gënjehesh për nivelin e arritjeve. Nuk duan ta kuptojnë se duhet të bësh një antidot të vazhdueshëm kundër egoizmit pa çmim dhe arrivizmit. Demokracia nuk është diçka me rëndësi për ata që e kanë bërë një zgjedhje për të qenë lapangjozë dhe sahanlëpirës”, u shrpeh ai.Ndërsa gazetari Ilir Babaramo foli mbi dy fenomene problematike të gazetarisë sot, e para gjuha e varfër dhe mungesa e kulturës te gazetarët dhe atë që ai e quajti hermafrodizëm intelektual, ku për hir të komercializmit janë bërë kompromise me vlerat e vërteta.Kjo konferencë, ku referuan profesionistë të ndryshëm nga Tirana dhe Prishtina ishte hapi i parë drejt debatit   mbi këtë mediumi masiv me një kontribut akademik hulumtimesh teorike dhe empirike mbi raportin e ndërsjelltë dhe ploblematikat e mundshme ndërmjet audiencave dhe televizionit si medium në kontekstin shqiptar dhe më gjerë.