Balfin-2Në kuadrin e partneritetit strategjik që Universiteti Europian i Tiranës ka me Balfin Group, u zhvillua “Java e Balfin në UET”, e cila konsiston në leksione të hapura me studentët e UET, ku të ftuar ishin drejtuesit më të lartë të këtij grupi: Drejtoresha e Burimeve Njerëzore e Balfin Group Anjeza Kelmendi dhe Menaxheri i Thesarit Eltjon Koçi, si dhe Drejtor i PR dhe Marketingut Ersi Kasmi.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore Anjeza Kelmendi gjatë lektorimit të saj me studentët e Menaxhim Biznesit në UET u ndal si fillim në një prezantim të shkurtër të Balfin Group duke shpjeguar se si është i ndërtuar nga ana strukturore, rëndësinë që i jepet menaxhimit të burimeve njerëzore që janë pjesë e këtij grupi, si dhe çfarë do të thotë të punosh për Balfin Group.


Gjithashtu znj. Kelmendi u ndal për t’iu shpjeguar studentëve mundësitë për t’u punësuar si dhe cilat janë kriteret e punësimit dhe procedurat dhe mundësitë e punësimeve për internship pranë Balfin Group.

Ndërkohë me studentët e degës së Financës dhe Ekonomiksit në UET, menaxheri i thesarit pranë Balfin Group iu prezantoi studentëve në auditor se cilat mund të jenë rreziqet financiare në një korporatë dhe çfarë rruge e procedurash ndjek një korporatë për mënyrat e kreditimit.

Ashtu si çdo korporatë në botë edhe në Shqipëri po i jepet shumë rëndësi në përbërjen e tyre departamentit të Marrëdhënieve Publike dhe Marketingut, i cili është shumë i nevojshëm për të zgjidhur një krizë në komunikim, Market Research për një shërbim apo produkt, si dhe të gjitha elementet e komunikimit që ky departament mbulon.

Pikërisht për këtë në kuadrin e “Javës së Balfin Group në UET” ishte në një leksion të hapur me studentët e degëve të Marketingut dhe Komunikimit Drejtori i PR dhe Marketingut, z. Eris Kasmi ku u foli studentëve për mënyrën si funksion ky departament pranë Balfin Group.

“Departamenti i Komunikimit në Balfin kujdeset për strategjinë dhe proceset e menaxhimit dhe koordinimit sa më efektiv të të gjitha aspekteve të komunikimit të jashtëm dhe të brendshëm me qëllim krijimin dhe ruajtjen e imazhit të grupit dhe reputacionit në raport me të gjithë aktorët” shtoi Kasmi.

Ndërkohë, z. Kasmi u solli studentëve nga eksperiencat e mëparshme edhe disa case study se si mund të zgjidhet një krizë në komunikim të korporatave dhe institucioneve të ndryshme ku ai ka qenë pjesë.

***

Në kuadrin e këtij partneriteti strategjik, Universiteti Europian i Tiranës dhe Balfin kanë firmosur një Memorandum afatgjatë, i cili konsiston Në një bashkëpunim shumë të gjerë kundrejt afrimit të universitetit me biznesin dhe anasjelltas.

Në këtë memorandum u jepet mundësi studentëve të Universiteti Europian të Tiranës për internshipe të ndryshme, me periudhë kohore 3-6 muaj në funksion të nevojave të BALFIN GROUP dhe të degëve të studimit që ofron UET me mundësi punësimi.
Organizimit të leksioneve të hapura, prezantimeve në ambientet respektive, të vizitave në ambientet e BALFIN GROUP nga studentët. Gjithashtu, mirëpritet prezenca e stafit të BALFIN GROUP në evente, workshop-e, konferenca , të organizuara nga UET dhe që kane interes për BALFIN GROUP.
Përmirësimin e kurrikulave ekzistuese, përshtatjen e silabuseve në pjesë të caktuara, veçanërisht në pjesën aplikative; hartimin e programeve te reja në nivelin Bachelor dhe veçanërisht në ciklin e studimeve Master
Angazhimi i doktorantëve me punime doktorale në fusha dhe çështje me interes për BALFIN GROUP, dhe që përputhen me projektet kërkimore të miratuara në UET, ku doktorantëve do t’u lehtësohet realizimi i pjesës empirike nga BALFIN GROUP.