finac

Menaxhimi Financiar, Kontabilitet dhe Kontrolli - Zhvillimi i Kurrikulave për Ngritjen e Kapaciteteve të Administratës Publike/FINAC

Erasmus+ Aksioni Kyç 2 mbi Rritjen e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë

Për të dytin vit, që prej kohës kur Programi Erasmus + u prezantua në 2014, Universiteti Europian i Tiranës ka rezultuar i suksesshëm në Aksionin Kyç 2 për Rritjen e Kapaciteteve në fushën e Arsimit të Lartë. Komisioni Europian i ka akorduar një projekt i ri UET-it duke filluar nga 15 Tetori 2016. Fokusi i këtij projekti të ri është zhvillimi i kurrikulave për menaxhimin financiar, kontabilitetin dhe kontrollin për rritjen e kapaciteteve në Administatën Publike në Serbi dhe Shqipëri. Ky projekt drejtohet nga Universiteti i Beogradit.

Fokusi kryesor i “Menaxhimi Financiar, Kontabilitet dhe Kontrolli - Zhvillimi i Kurrikulave për Ngritjen e Kapaciteteve të Administratës Publike” (FINAC), është të japi një kontribut për të rritur cilësinë e buxhetimit, menaxhimit të parasë, menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit në Administratën Publike në Shqipëri dhe Serbi. Objektivat specifike të këtij projekti janë: (i) të hartojë dhe zhvillojë tre programe të reja masteri në Serbi dhe dy programe të reja masteri në Shqipëri në fushat e menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit në Administratën Publike në Shqipëri dhe Serbi; (ii) të ofrojë trajnime në Qendrat Universitare/Institute për punonjësit e Administratës Publike në Serbi e Shqipëri; (iii) Modernizimi i njërit prej programeve master në fushën e Menaxhimit Financiar Publik në Serbi.

Ky projekt do të japi një kontribut në kontrollin e procedurave dhe rritjen e nivelit të transparencës së financës dhe kontabilitetit në Administratën Publike, çka korrespondon me prioritetet Kombëtare dhe parimet e pranimit në BE të vendeve të rajonit.

Partnerët e projektit jane: Universiteti i Beogradit, Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti i Kragujevac, Universiteti Shtetëror i Novi Pazar, Universiteti Singidunum, Ministria e Administratës Publike dhe Qeverisjes Lokale, Beograd; Qendra për Politika Edukimi; Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkoder; Universitetit i Split; Universiteti Marconi; Universiteti Masaryk; Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin Matej Bel.

Për më shumë vizitoni faqen e projektit: www.finac.org.rs.rs
Për më shumë mbi Erasmus+: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/index_en.htm
Për më shumë mbi Erasmus+ në Shqipëri: http://erasmusplus.al/

FINAC Newsletter No. 1

FINAC Newsletter No. 2

FINAC Newsletter No. 3

FINAC Newsletter No. 4

FINAC Newsletter No. 5

FINAC Newsletter No. 6

Drejtues Projekti në UET
Dr. Blerjana Bino
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

ue logo

 

"Co-funded by the Erasmus+ Programme of the European Union. This project has been funded with support from the European Commission. This publication [communication] reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein".