luljeta minxhozi

Prof. Dr. Luljeta Minxhozi

Në vitin 1983 Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, diplomohet në degën Ekonomi Politike në Universitetin e Tiranës. Në 1990 fiton Gradën Shkencore Kandidat i Shkencave në Universitetin e Tiranës  me temë: “ Marrëdhëniet Ekonomike SHBA – Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Më pas, në vitin 1993 fiton Gradën Shkencore  “ Dottoressa di Richerca” PHD, në  Katolik të Milanos me temë “ Integrimi Ekonomik Ndërkomëtar. Mundësi dhe pengesa. Rasti i Shqipërisë”. Jo vetëm kaq por Gradën Shkencore Doktor e fiton në vitin 1996 nga Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit. Ndërsa në 1999  fiton titullin Shkencor “ Profesor i Asociuar” nga MASH dhe që prej vitit 2011 mban titullin shkencor “Profesor”.
Prof. Dr. Luljeta Minxhozi aktualisht është lektore e lëndeve Makroekonomi, Makroekonomi e Avancuar, Teori dhe Modele Zhvillimi dhe Ekonomiks Zhvillimi pranë Fakulteti Ekonomik në UET si dhe Dekane e fakultetit e Drejtore e Shkollës të Studimeve Master. Eksperienca e saj akademike është e gjerë duke përmendur këtu: Lektore  e Lëndës Ekonomi Politike, Universiteti i Tiranës; Lektore e lendëve Hyrjen në Ekonomi,  Ekonomi Ndërkombëtare, Makroekonomi, Ekonomi Zhvillimi, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës; Lektore e lendës Ekonomiksi i Tranzicionit, Ekonomia dhe Politikat në Ballkan në Universitetin e Roskildes Danimarke; Lektore e Lëndëve Makroekonomi, Ekonomia e Integrimit në BE, Ekonomi Zhvillimi, Financa Publike, Gjeografi Ekonomike , Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë, UNYT; Lektore e lëndës Ekonomiksi i Tranzicionit në  Universitetin  e Bolonjës Itali, Instituti për Studime të Europes Qëndrore dhe Ballkanin; Anëtare e Bordit Shkencor pranë Institutit të Studimeve Ballkanike CECOB, Bolonja Itali.

 

publikime

FaLang translation system by Faboba