Organet Drejtuese

Organet kryesore drejtuese të UET janë Senati Akademik, Këshilli i Profesorëve dhe Rektorati.

SENATI AKADEMIK

Senati Akademik është organ kolegjial vendimmarrës për çështje të drejtimit dhe të organizimit të veprimtarisë akademike në UET. Ai programon, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre.

Senati Akademik mblidhet periodikisht, së paku 4 herë në vit dhe drejtohet nga Kryetari i Senatit i cili është Rektori.

Anëtarët e Senatit Akademik

    Prof. Dr. Tonin GJURAJ – Kryetar
    Prof. Dr. Luljeta Minxhozi
    Prof. Dr. Adrian Civici
    Prof. Dr. Ferit Duka
    Henri Çili, PhD
    Dr. Anisa Subashi
    Elda Papa, MA
    Dr. Holta Heba
    Zef Preçi, Ekspert i jashtëm
    Esmeralda Topuzi, studente
    Nean Muça, student
    Odeta Cacaj, Msc

devider1 KËSHILLI I PROFESORËVE

Këshilli i Profesorëve ngrihet në nivel universiteti. Ai drejton studimet e Doktoratës dhe të kualifikimit shkencor të personelit akademik në UET, që kërkon të kualifikohet me synim fitimin e titujve akademikë pas fitimit të gradës shkencore “Doktor”.

Anëtarët e Këshillit

Prof. Dr. Adrian Civici – Kryetar
Prof. Dr. Tonin Gjuraj
Prof. Dr. Përparim Fuga
Prof. Dr. Luljeta Minxhozi
Prof. Dr. Ferit Duka
Prof. Dr. Engjëll Pere
Prof. Dr. Drita Kruja
Prof. Dr. Aleksandër Dhima
Prof. Dr. Nevila Nika
Prof. Dr. Kristaq Xharo

devider1 REKTORATI

Rektorati është një organ kolegjal ekzekutiv, i cili ndjek zbatimin e vendimeve në përputhje me funksionet e parashikuara në Statutin e UET.

Rektorati përbëhet nga:

Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor
Prof. Dr. Adrian Civici, President
Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa, Zv. Rektor për Shkencën dhe Metodologjinë
Prof. Dr. Engjëll Pere, Dekan i Fakultetit Ekonomik dhe IT
Prof. Dr. Ferit Duka, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit
Prof. Dr. Luljeta Minxhozi
Dr. Holta Heba, Sekretar i Përgjithshëm
Përparim Xhafa, Zv. Administrator
Dr. Anisa Subashi, Dekani i studentëve

Shpesh Rektorati zhvillon mbledhje të zgjeruara me pjesëmarrjen e përgjegjësve të departamenteve.

devider1Organe Këshilluese

KËSHILLI I ETIKËS
Këshilli i Etikës është organ kolegjial vendimmarrës, i cili ngrihet pranë UET-it si një strukturë e përhershme, që shqyrton sjellje të ndryshme të personelit akademik dhe atij ndihmës të institucionit nëse përbëjnë shkelje të etikës ose jo. Këshilli shqyrton gjithashtu edhe sjellje të studentëve gjatë veprimtarisë së tyre mësimore e kërkuese në institucion, nëse ato përbëjnë shkelje të etikës së studentit.
Këshilli i Etikës përbëhet nga 5 anëtarë Anëtarët, një ndër të cilët i rekomandohet Rektorit nga Këshilli i Studentëve, përzgjidhen nga Senati Akademik me propozim të Rektorit, përmes një procedure përzgjedhëse të bërë publike paraprakisht.

devider1KOMISIONI I SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË (KSBC)
Komisioni i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, është një strukturë autonome, e përhershme në strukturën organizative të universitetit. KSBC vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore e kërkimore, si dhe veprimtarive administrative e financiare të institucionit, si dhe propozon ndryshime për përmirësime të nevojshme, mbështetur në udhëzimet e sigurimit të cilësisë në hapësirën europiane të arsimit të lartë. Ky Komision ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e institucionit dhe rezultatet e vlerësimeve t kryera publikohen.

Përbërja e KSBC

Dr. Fatri Morina, – Kryetar
Dr. Nazmi Xhomara
PhD. Lorena Licenji
Dr. Sofiana Veliu
Dr. Teuta Xhindi
Msc. Anton Lulgjuraj
Msc. Krisela Ngjela
Msc. Xhoana Zeqo
Studente. Megi Ruka
Studente. Ageda Shiba

Ekspert i jashtëm: Prof. Dr. Adriana Gjonaj

devider1BORDET E TREGUT TË PUNËS
Bordet e Tregut të Punës ngrihen në nivel Departamenti dhe përbëhen nga 5–7 antarë, të cilët janë drejtues, administratorë të sipërmarrjeve private ose institucioneve publike, si edhe ish-studentë të UET-it, të punësuar në to. Përpara fillimit të çdo viti akademik, Bordet konsultojnë programet e studimit dhe planet mësimore, për të garantuar përputhjen e tyre me kërkesat e tregut të punës. Në fund të çdo viti akademik, Bordet angazhohen për të garantuar mbarëvajtjen e praktikave profesionale, stazheve dhe veprimtarive të tjera që lidhen me daljen e studentëve në tregun e punës.