kerkimi shkencorShkolla Doktorale

Shkolla doktorale ka një rëndësi kyce, sepse nxjerr hulumtuesit e parë dhe punonjësit e parë shkencorë të përgatitur në UET. Po ashtu, Shkolla doktorale ofron udhëheqje shkencore për kandidatet doktorale dhe strukturon punën kërkimore të stafit pedagogjik sipas drejtimeve specifike kërkimore.

Në bashkëpunim me tre Fakultetet përbërëse, Shkolla Doktorale në UET ka strukturuar kërkimin shkencor dhe drejtimin e punës kërkimore të kandidatëve doktoralë sipas një Drejtimi të Madh Kërkimor (DMK) dhe akseve kërkimore të vecanta. Drejtimi Kërkimor i Shkollës Doktorale është një projekt i cili brenda kuadrit kohor trevjecar synon të arrijë të paktën tre objektiva:

Së pari, të prodhojë ekspertizë të nivelit ndërkombëtar në një fushë të caktuar dhe të kthejë UET-in në një burim të vazhdueshëm dijeje dhe konsulence si për komunitetin akademik, ashtu dhe për aktorë të tretë.
Së dyti, rritja profesionale e stafit akademik dhe kërkimor të UET-it vertikalisht, brenda ekspertizave dhe fushave të tyre të interest shkencor. Ky konceptim i punës kërkimore ndryshon nga trainimi tradicional i trainimit të studiuesve me gamën e gjerë të literaturës dhe me probleme dhe cështje të ndryshme të disiplinës brenda të cilës secili prej nesh punon dhe jep mësim. Nëpërmjet konceptimit të hulumtimit nëpërmjet drejtimeve dhe akseve kërkimore, ne synojmë krijimin e specializimeve dhe thellimin e vazhdueshëm të stafit dhe komunitetit të doktorantëve në UET.

Së fundi, krjimi i një komuniteti—ose disa komuniteteve—kërkimore të cilët ndërveprojnë vazhdimisht me njëri tjetrin në funksion të gjetjeve dhe analizave sa më të arrira dhe bindëse. Kërkimi në Shkollën Doktorale në UET është pjesë integrale e Kërkimit Shkencor në Universitetin Europian të Tiranës dhe shkalla më e lartë e hulumtimit dhe punës individuale kërkimore të ndihmuar nga stafi i lektorëve dhe studiuesve të UET. Por aq sa është hapi final i punës universitare, dhe rrjedhimisht dhe të supervizuar nga pedagogët, tema apo dezertacioni doktoral është dhe hapi i parë i karrierës akademike të secilit doktorant. Duke pasur këtë parasysh, mentorimi që ne u japim kandidatëve doktoralë është i shumëfishtë: që nga puna individuale e secilit kandidat me udhëheqësin e tij shkencor, pjesëmarrja dhe prezantimet e punimeve të kandidatit para pedagogëve dhe kandidatëve të tjerë doktorale brenda të njëjtit Drejtim të Madh Kërkimor.

Personeli akademik i brendshëm

Nr. Emër mbiemër Titulli Fakulteti
1 Adrian Civici Prof. Dr. Ekonomik & IT
2 Aleksandër Dhima Prof. Dr. Juridik
3 Engjell Pere Prof. Dr. Ekonomik & IT
4 Ferit Duka Prof. Dr. Shkenca Sociale dhe Edukimi
5 Ksenofon Krisafi Prof. Dr. Juridik
6 Luljeta Minxhozi Prof. Dr. Ekonomik & IT
7 Perparim Fuga Prof. Dr. Shkenca Sociale dhe Edukimi
8 Romeo Gurakuqi Prof. Dr. Juridik
9 Tonin Gjuraj Prof. Dr. Shkenca Sociale dhe Edukimi
10 Anilda Bozdo Prof. Asoc. Dr. Ekonomik & IT
11 Edi Puka Prof. Asoc. Dr. Shkenca Sociale dhe Edukimi
12 Edi Spaho Prof. Asoc. Dr. Juridik
13 Elvin Meka Prof. Asoc. Dr. Ekonomik & IT
14 Ermira Qosja Prof. Asoc. Dr. Ekonomik & IT
15 Hysen Binjaku Prof. Asoc. Dr. Ekonomik & IT
16 Indrit Baholli Prof. Asoc. Dr. Ekonomik & IT
17 Kreshnik Bello Prof. Asoc. Dr. Ekonomik & IT
18 Tomi Treska Prof. Asoc. Dr. Shkenca Sociale dhe Edukimi
19 Ylljet Aliçka Prof. Dr. Shkenca Sociale dhe Edukimi
20 Erika Melonashi Prof. Asoc. Dr. Shkenca Sociale dhe Edukimi
28 Erjona Canaj PhD Juridik
30 Hemion Braho PhD Juridik
31 Henri Çili PhD Shkenca Sociale dhe Edukimi
32 Juelda Lamçe PhD Juridik
33 Mimoza Durrësi PhD Ekonomik & IT
34 Mirgen Prençe PhD Juridik
36 Voltisa Lama Prof. Asoc. Dr. Shkenca Sociale dhe Edukimi

 

SHKOLLA DOKTORALE UET
NJOFTIM PER MBROJTJE FINALE TE TEMAVE TE DOKTORATURES DATE 30 Shtator 2016 (Lista e plotë Kliko këtu)