mimoza durresiMimoza Durresi, PhD

Mimoza Durresi është pedagoge në Departamentin e Informatikës, matematikës dhe Statistikës pranë Universitetit Europian të Tiranës nga viti 2008. Ajo ka fituar gradën Master of Sciences në Electrical dhe Computer Engineering nga Ohio State University, USA dhe PhD në Intelligent Systems Engineering nga Fukuoka Institute of Technology, Fukuoka, Japoni. Ajo ka eksperiencë mesimdhënie dhe kërkimi shkencor nga disa universitete perendimore si: Franklin University, Columbus, Ohio, USA (2002-2008), Ohio State University, Columbus, USA (1999-2001). Durrësi është titullare e një sërë lëndësh në fushën e kompjuterave dhe teknologjisë së informacionit, si: Arkitektura e Kompjuterave, Organizimi i Sistemeve Komputerike, Menaxhimi i Sistemeve ët Informacionit, Menaxhim i Sistemeve të Shfrytëzimit dhe Rrjetave të kompjuterave.

Eshtë fituese e disa fellowshipeve dhe medaljeve ku mund të përmendim Bursë nga Instituti Italian i Telekomunikacioneve dhe Medalje e Artë në përfundim të studimeve ët Shkollës së Mesme. Ajo është autore e shumë artikujve shkencore në fushën e teknologjiës së informacionit të botuar kryesisht në shtypin perëndimor. Ka bashkepunim të ngushtë shkencor me Institutin e Teknologjisë në Fukuoka, Japoni dhe Universitetin e Indiana Perdue në Indianapolis, USA dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare.

 

publikime