bb1Dr. Blerjana Bino, eksperte e grupit të punës së Konferencës së Përbashkët Shkencore të Procesit të Ballkanit Perëndimor/ Procesi i Berlinit, shpjegon për MAPO-n rezultatet e Samitit të Triestes sa i takon kërkimit shkencor dhe ngritjes së Fondacionit Kërkimor të Ballkanit Perëndimor.  

Procesi i Ballkanit Perëndimor ose siç njihet - Procesi i Berlinit – është një iniciativë e përbashkët e 13 shteteve europiane dhe Komisionit Europian për të mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim dhe për të përforcuar bashkëpunimin rajonal. Dimensioni i shkencës i Procesit të Berlinit njihet ndryshe si Konferenca e Përbashkët e Procesit të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Akademisë Gjermane të Shkencave – Leopoldina. Konferenca III e Përbashkët Shkencore e Procesit të Ballkanit Perëndimor / Procesit të Berlinit u mblodh në akademinë franceze “Académie des sciences – Institut de France” në Paris për ta çuar më tej procesin e nisur në Gjermani në korrik 2015 dhe të vijuar në Austri në maj 2016. Deklarata e tretë e Konferencës së Përbashkët Shkencore fokusohet tek investimi te shkencëtarët e rinj dhearsimi dhe inovacioni për vende pune dhe rritje. Kjo deklaratë u mbështet nga krerët e shteteve në Samitin e Triestes në korrik 2017 dhe ka si rezultatin e saj më konkret e më të rëndësishëm themelinin e Fondacionit Kërkimor të Ballkanit Perëndimor.

Fondacioni është projektuar t’u japë mundësi shkencëtarëve të rinj të shquar nga Ballkani dhe nga Europa të ngrenë ekipe dhe laboratorë kërkimorë të ekselencës në vendet e Ballkanit brenda një periudhe pesëvjeçare nëpërmjet granteve ad personam. Grantet do të mundësojnë një periudhë formimi një deri në dy-vjeçare në organizatat më të mira kërkimore të Europës, për t’i forcuar kështu lidhjet shkencore midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Nëpërmjet granteve të Fondacionit, do të marrë trajtë në formë progresive një masë kritike ekipesh të kërkuesve ekselentë në Ballkan. Këto ekipe do të përbëjnë forcën shtytëse të ndryshimit.

Ky Fondacion është i rëndësishëm për Shqipërinë si edhe për Ballkanin Perëndimor pasi do të mbushë mangësitë ekzistuese në financimin e kërkimit shkencor, do të rrisë kapacitetet e kërkuesve të rinj si edhe këto  granteve janë një instrument qendror për rikthimin e trurit në Ballkan. Ky Fondacion synon qarkullimin e trurit dhe transferimin e njohurive dhe ekselencës dhe nxit krijimin e e rrjeteve kërkimore brenda Ballkanit, shpërndarjen e gjetjeve shkencore në shoqëri si edhe transferimin e inovacionit dhe teknologjisë në ekonomi dhe në shoqëri.

Fondacioni do të tërhiq më të mirët e më të mirëve, duke u kushtuar vëmendje të veçantë shkencëtarëve të rinj nga Ballkani. Pjesëmarrja është e hapur për të gjitha fushat shkencore. Kriteret janë të përcaktuara qartë: shkencëtarët e rinj (maksimumi 45 vjeç), diplomë doktorature në dorë dhe tezë doktorature e publikuar. Cilësia e kërkuesve dhe projekteve kërkimore aplikuese vlerësohet në një proces me dy faza, me intervistë përfundimtare. Fondacioni do të ofrojnë tre lloje kryesore grantesh: Tesla: Grant kërkimor për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë dhe shkencat e jetës; Çabej: Grant kërkimor për shkencat sociale dhe humane; Marco Polo: Opsioni Europian i Lëvizshmërisë.

Deklarata e Përbashkët e Konferencës së tretë të Përbashkët Shkencore (Click here)

Më tepër rreth Procesit të Berlinit, samiteve dhe rezultateve të Konferencës së Përbashkët Shkencore lexoni: http://www.leopoldina.org/en/jsc/

Deklarata e Përbashkët e Samitit të Krerëve të Shteteve në Trieste: http://shtetiweb.org/2017/07/18/samiti-triestes-per-ballkanin-perendimor-deklarata-e-kryesise-italiane/