dnderkombetareNë kuadër të Javës Ndërkombëtare në UET zhvillohen një sërë aktivitete me fokus ndërkombëtarizimin dhe ndër më të rëndësishmet janë seritë e Ditëve Ndërkombëtare Erasmus+, të cilat u zhvilluan në UET gjatë datatve 24-26 Prill 2018. Gjatë këtyre ditëve punimesh intensive drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve janë organizuar një sërë veprimtarish për ngritje bashkëpunimi me institucione të ndryshme arsimore në rajon dhe më gjerë. Ky është viti i dytë radhazi që UET sjellë për herë të parë në Shqipëri një nga praktikat më të njohura në BE, sikurse është Java Ndërkombëtare por me fokus jo vetëm stafin akademik, por edhe atë administrativ dhe mbështetës.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga Koordinatorja e Zyrës Kombëtare Erasmus+ për Shqipërine, znj. Aida Berxholi Breti. Gjatë fjalës së saj Znj. Berxholi Breti theksoi avantazhet e skemës Erasmus+, si edhe bëri të ditur se gjatë aplikimeve të këtij viti ka patur një rritje prej 10% të suksesit të aplikimeve nga Shqipëria, jo vetëm për projektet e lëvizshmërisë, por edhe për projektet për ngritjen e kapaciteteve.

Këto tre ditë të pasura me aktivitete dhe sesione kulturore, rrjetëzimi dhe prezantime sollën në auditoret e UET përfaqësuar nga Lappeenranta University of Technology, Finlandë; Tallin University of Technology, Estoni, Universiteti i Bolonjës, Itali; Vilniaus Kolegija, Lituani; Wroclaw University of Science and Technology, Powislanksi College Kwidzyn, Universiteti i Szczecin, Poloni; Emden-Leer University, Gjermani, por edhe partnerët rajonal si Kolegji UNIVERSUM, Kosovë dhe Universiteti “Nënë Tereza”, Maqedoni.