intNdërkombëtarizimi

STRATEGJIA E UET MBI NDËRKOMBËTARIZIMIN

UET synon të bëhet një qëndër e rëndësishme dhe pikë referimi kombëtare e rajonale në kooperimin akademik universitar, kërkimin shkencor, aktivitetin botues, dhe promovimin e vlerave zhvilluese e qytetare të arsimit të lartë.
UET synon që të jetë pjesë integrale e rrjeteve dhe strukturave të organizuara institucionale universitare në kuadrin e rajonit të Europës jug-lindore, vendeve të bashkimit Europian dhe më gjerë vendeve anëtare të OCDE-së.
UET synon organizimin dhe ofrimin e diplomave të përbashkëta me universitetet parnere në kuadrin e disa programeve të caktuara studimesh me interes të përbashkët.
UET synon përfshirjen në sa më shumë projekte zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e projekteve europiane të arsimit të lartë, projekte që mbi të gjitha targetojnë zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve, aplikimin e standarteve europiane të cilësisë, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, përkthime e botime akademike e pedagogjike nga autorë të njohur ndërkombëtarisht, pajisjen e mjediseve mësimore dhe laboratoreve, etj.
UET inkurajon një kulturë të ndarjes së njohurive dhe lidhjet horizontale ndërmjet ILA-ve, OShC-ve, qendrat kërkimore, organizatat qeveritare dhe palëve të interesuara. Si e tillë UET inkurajon dhe mbështet fuqimisht lëvizshmërinë e stafit dhe studentëve në rajon, në Bashkimin Evropian dhe më gjerë. Përveç kësaj, UET mbështet qarkullimin e stafit në sferat Quadrupl Helix, si sektorin qeveritar, të biznesit, media dhe shoqeria civile.

Mbi këto parime, UET është shumë i përkushtuar në ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, proceseve akademike dhe zhvillimit të stafit dhe kërkimit përmes mundësive që ofron ndërkombëtarizimi.

Në këtë drejtim, UET-i ka krijuar me sukses Zyrën e Projekteve, Partneriteteve dhe Kërkimit, me qëllim për të zhvilluar projekte ndërkombëtare, partneritete strategjike dhe të lehtësojë aplikimet për grante kërkimore.
Në këtë aspekt të ndërkombëtarizimit dhe të rrjeteve për zhvillimin e partneritetit, UET ka themeluar rrjetin Next Europe (shkarko këtu) me qëllim për të sjellë së bashku universitetet kryesore në Ballkanin Perëndimor si dhe qendrat kërkimore në Evropë me një ekspertizë kërkimore dhe që kanë interes për rajonin.

Strategjia UET për Ndërkombëtarizimin (shkarko këtu)

Projektet dhe aktivitetet për vitin 2016 - 2017 (shkarko këtu)

 

Persona kontakti

Blerjana Bino
Zyra e Projekteve dhe Partneritetit
Blv. Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, 1023, Shqipëri.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ketrina Çabiri Mijo
Zyra e Projekteve dhe Partneritetit
Blv. Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, 1023, Shqipëri.
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.