Kërkuesit Shkencorë Junior dhe Senior

Duke filluar që nga nëntori i vitit 2013, UET-i ka lancuar iniciativën e financimit të brendshëm të 20 ide-projekteve më të mira kërkimore të stafit të brendshëm. Kjo iniciativë zgjat një vit të plotë dhe rinovohet çdo vit, në fillim të vitit të ri akademik.
Fondi u akordohet si studiuesve “seniorë”, të cilët mbajnë gradën Prof. Asoc e lart, ashtu dhe studiuesve me titull Dr dhe PhD, ose thënë ndryshe “junior”. Fondi akordohet mbi bazën e një konkursi, ku anëtarët e interesuar të stafit aplikojnë me projekt-propozime. Projekt-propozimet shqyrtohen nga një komitet shkencor, i kryesuar nga një ose më shumë studiues të huaj ose që punojnë në universitete jashtë Shqipërisë. Për raundin e parë të aplikimeve për vitin akademik 2013-2014,  projekt-propozimet  u shqyrtuan nga Dr. Arian Gjoncaj, Profesor i Asociuar (Associate Professor) pranë London School of Economics, Britani e  Madhe. Kriteret e shqyrtimit të projekt-propozimeve janë: rigoroziteti shkencor i propozimit, origjinaliteti i idesë së propozuar, dobishmëria sociale, ekonomike apo kulturore për Shqipërinë dhe rajonin, si dhe përputhshmëria e propozimit me ekspertizën e stafit dhe prioritetet kryesore Kërkimore të UET-it.
Secili prej projekteve vjetore të fituara do të rezultojë në një botim monografie, artikull në revistë shkencore me peer-review ose libër i edituar (me disa autorë). Shumë prej projekteve kanë përfshirë dhe asistentët doktoralë si pjesë e grupit të punës.

Fituesit e Grantit “Senior” për vitin 2013-2014 janë si më poshtë:

  1. Odeta Barbullushi: Partnerë, fqinj dhe të tjerë: Italia, Greqia dhe Turqia në politikën e jashtme shqiptare 2005-2013.
  2. Aleksandër Dhima: Probleme të bashkëlidhjes konjitive Medie/ Politikë në realitetin kulturor shqiptar.
  3. Tamara Luarasi: Konceptimi dhe implementimi i një biznesi të tipit Broker duke përdorur teknologjinë Cloud Computing dhe pajisjet e vogla.
  4. Ksenofon Krisafi: Shqipëria në instancat gjyqësore ndërkombëtare, 1920-1955.
  5. Luljeta Minxhozi: Sipërmarrja shqiptare nën një kontekst rajonal
  6. Ferit Duka dhe Besnik Maho: Përmbledhje aktesh normative në lidhje me regjimin juridik të pasurive të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë.
  7. Romeo Gurakuqi: Shqipëria 1921-1928: Nga konservatorizmi otoman drejt konstitucionalizmit, liberalizmit, demokratizimit dhe europianizimit. Monarkizmi dhe Republikanizmi shqiptar i viteve 1920.
  8. Gilman Bakalli: Eufemizmat në diskursin publik dhe roli i tyre në krijimin e realitetit social në Shqipëri.
  9. Engjell Pere: Indikatorët e zhvillimit ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor.
  10. Elvin Meka:  Biznesi shqiptar përkundrejt Bursës së Tiranës.

Fituesit e Grantit “Junior” për vitin 2013-2014 janë si më poshtë:

  1. Erika Melonashi: Impakti i faktorëve psikosocialë mbi sjelljet shëndetësore të të rinjve shqiptarë. Rasti i Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Ermela Kripa: Propozim për një model financimi alternativ të quajtur “projekt Financë” për investimet infrastrukturore në Shqipëri.
  3. Voltisa Lama:  Stili kognitiv i studentëve dhe zgjedhja e profilit – krahasimi i shkencave humane përkundrejt shkencave ekzakte. Testim i empatisë dhe sistematizimit në Universitetin Europian të Tiranës.
  4. Evis Gjebrea: Rregullimi i zonave të pambuluara në shërbim të licensuar nga shoqëritë e Ujësjellës/Kanalizimeve.
  5. Belina Budini: Paraqitjet e Shqipërisë së tranzicionit nga shtypi perëndimor.
  6. Marsel Cara: Gjithëpërfshirja në edukim: Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe i modelit të shërbimeve psiko-sociale.
  7. Avis Andoni: Impaktet dhe orientimet strategjike të mbikëqyrjes europiane. Faktorët direkt dhe indirekt të ndikimit në sistemin bankar shqiptar.
  8. Arjan Curi: Filozofia e spoteve elektorale dhe efektiviteti i tyre.
  9. Klementin Mile: Depolitizimi i partive politike shqiptare; Ç’lloj partie po lind?
  10. Klodiana Turhani: Pritshmëritë e një nëne rome që “bëhet prind”: Një këndvështrim mbi amësinë në kushtin e mbijetesës.