kubikKonferenca ndërkombëtare shkencore: “Europa e së nesërmes – Perspektiva ndërdisiplinore mbi Ballkanin Perëndimor”
Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Sapzienza Romë organizuan Konferencën “Europa e së nesërmes – Perspektiva ndërdisiplinore mbi Ballkanin Perëndimor”,  në 25 dhe 26 qershor 2015, në Aula Magna, UET. Tematikat kryesore të konferencës ishin:

(i)    Themelimi i Rrjetit ‘Next Europe’.
(ii)    Rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt Europës: Roli i shoqërisë civile në reformism dhe demokratizim.

Rrjeti Next Europe iniciohet nga Universiteti Europian i Tiranës dhe përbëhet nga universitetet lider në Ballkanin Perëndimor si edhe nga qendra kërkimore në Europë me interes rajonin si School of Slavonic & East European Studies, UCL; LSE Research on South East Europe, LSE, London; European University Institute, Florence; Science Po, Paris, Center for South East European Studies, University of Graz, Graz etj. Ky Rrjet synon të trajtoj me përparësi problematikën e demokratizimit, zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe institucional të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke u fokusuar tek parametrat e modernizimit dhe europianizimit të tyre si në planin politik ashtu edhe ekonomik e social. Ideja e Rrjetit Next Europe lindi nga nevoja e trajtimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Europa e së nesërmes.  
Folësit në konferencë janë studiues dhe profesionistë të shquar në Europë me ekspertizë dhe përvojë pune në Ballkanin Perëndimor në tematika si reformimi, demokratizimi dhe zhvillimi. Prof. Dr. Jacque Rupnik, Sciences Po, do të jetë mentori i Rrjetit Next Europe.  

Referimet janë botuar në “Proceedings” me ISBN 978-9928-190-39-3. Click here

Broshura e Konferencës
Referimet e Konferencës

Për më tepër artikujt në media:

http://www.mapo.al/2015/06/studiuesit-europiane-ne-tryezen-per-te-ardhmen-e-ballkanit
http://www.mapo.al/2015/06/themelohet-rrjeti-i-universiteteve-te-ballkanit-perendimor
http://www.mapo.al/2015/06/qasje-akademike-per-demokratizimin-dhe-integrimin-e-ballkanit-perendimor
http://www.mapo.al/2015/06/bieber-akademiket-japin-zgjidhjet-qe-i-duhen-politikes