Kriteret e Pranimit në Programin Doktoral

Për të kërkuar regjistrimin në programet e studimit të doktoratës aplikanti duhet të plotësojë këto kritere pranimi:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe të zotërojë një diplomë Master i Shkencave ose një diplomë sipas sistemit të vjetër (4 vjeçar), apo diplomë të barasvlershme të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;
  • Të ketë notë mesatare të përgjithshme në nivelin më të lartë të studimeve të paktën 8, e llogaritur në bazë të grup-lëndëve profesionale të programit të studimit;
  • Të ketë dëshmi zotërimi të gjuhës së huaj angleze, sipas përcaktimeve ligjore në momentin e dorëzimit të dosjes pranë Këshillit të Profesorëve.
  • Të marrë përsipër përmbushjen e standardeve shkencore dhe etike.


Procedura e aplikimit
Aplikimi për regjistrim në programet e doktoratës bëhet pranë Zyrës së Informacionit dhe Dokumentacionit në katin e II ku ndodhet Shkolla Doktorale.

Dosja individuale e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

  • Kërkesa me shkrim e kandidatit drejtuar Këshillit të Profesorëve;
  • Formulari i Aplikimit;
  • Jetëshkrimi personal i shoqëruar me bibliografinë e punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë të dokumentuara, nëse kandidati ka të tilla;
  • Kopje të noterizuar të diplomës Master i Shkencave ose Master i Arteve të Bukura, apo të një diplome tjetër studimi ekuivalente me to, të shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës. Diploma e huaj shoqërohet me vërtetimin e njohjes nga MAS. Preferohet që diploma me të cilën kandidati pranohet në program të jetë në fushë të njëjtë, të ngjashme ose të përafërt studimi;
  • Kopje të noterizuar të diplomave apo certifikatave të kualifikimeve të ciklit të tretë apo të një diplome ose certifikate ekuivalente me to, shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës, nëse kandidati disponon një të tillë;
  • Vërtetim për vazhdimin e programeve të studimit të specializimit, së bashku me listën e notave të fituara deri në atë moment, nëse kandidati është duke ndjekur një program të tillë;
  • Fotokopje të kartës së identitetit/pasaportës;
  • Dy rekomandime nga persona me titull akademik, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  • Një deklaratë që pranon të shlyejë të gjitha detyrimet financiare lidhur me koston e këtyre studimeve, sipas përcaktimeve të bëra nga vetë institucioni;
  • Dëshmi të gjuhës/gjuhëve të huaja, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Vërtetim nga qendra e punës, nëse është i punësuar;
  • Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim;
  • Dy fotografi për dokument;