littvay

Politikat e BE-së - Mësimet e nxjerra nga vendet e Vishegradit

Si pjesë e projektit trevjeçar në UET, "Politikat e Bashkimit Evropian: Mësimet e Marra nga Vendet e Vishegradit", filloi cikli i leksionit 2018 me profesorin e ftuar Levente Littvay. Leksioni i hapur adresoi një çështje tashmë akute të realitetit politik dhe social, atë të rritjes së mbështetjes për partitë populiste dhe udhëheqësit politikë, një proces që është vërejtur në dekadat e fundit në Evropën Qendrore, por është gjithashtu i pranishëm në rajone të tjera si në disa vende evropiane perëndimore vende. Hungaria është aktualisht një nga sfidat e brendshme të BE-së dhe studentët shqiptarë duhet të njihen me skenarë të tillë për të kuptuar se si funksionon kushtëzimi i BE gjatë pranimit dhe çfarë ndikimi kanë zhvillime të tilla në demokraci brenda BE-së.

Për më shumë: https://revista.mapo.al/uet-sjell-pervojen-e-be-se-nga-vendet-e-vishegradit/

 

RuskowskiEU Policy - Lessons Learned from Visegrad Countries

Within the various projects and with the aim of increasing the internationalization of UET, the experience of Central European countries during the integration process comes to UET students. On 8 and 9 June 2018, the well-known researcher in the field of European studies shares with UET students during a two-day lectures, topics like: Europeanization as a two-way process from the EU to the candidate countries and vice versa.

Prof. Ruszkowski noted the fact that Europeanization in candidate countries like Albania is very important especially at the stage when the population values are in convergence with those of the EU. Prof. Ruszkowski stressed the importance of equipping young people in candidate countries with deep knowledge of the EU and Europeanization as a process.

For more please: http://www.mapo.al/pervoja-e-europianizimit-polak-vjen-ne-auditoret-e-uet/

 

gjurajRektori i UET në Universitetin e Varshavës, një nga partnerët e qëndrueshëm në projektet Erasmus

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës ka udhëtuar drejt Polonisë për një takim pune në Univeristetin e Varshavës ku është pritur nga zv.rektori për Kërkimin dhe Marrëdhëniet me jashtë, prof. Maciej Duszczyk.

Bashkëpunimi mes dy universiteteve, atij shqiptar dhe atij polak ka nisur katër vjet më parë, më 2014 –ën, në kuadër të projektit Tempus- Sigma Agile; një projekt Erasmus Mundus A2 Sigma Agile për aftësimin kritik për inovacionin, rritjen e qëndrueshme, lëvizshmërinë dhe punësimin në mjedisin multikulturor të Ballkanit Perëndimor. Prej 2015-ës, të dy universitetet kanë aplikuar vazhdimisht në Programin Erasmus plus dhe Universiteti i Varshavës është një prej partnereve më të qëndrueshëm në këtë program, me 20 individë, staf dhe studentë nga të dyja institucionet që kanë përfituar nga periudha 2015-2017.

Programi Sigma Agile për Ballkanin Perëndimor është pjesë e një programi më të gjerë që synon promovimin e kooperimit dhe mobilitetit mes Bashkimit Europian dhe pjesëve të tjera të botës. Në këtë program janë të disponueshme afro 150 bursa të plota, të të gjitha fushave, sipas ofertës së univeristëeteve partnere, për studentë, kërkues shkencorë, staf akademik dhe administrativ nga Ballkani Perëndimor që mund të vizitojnë një nga universitetet partnere të BE-së si edhe anasjelltas, studentë, kërkues apo staf nga vendet e BE-së mund të vizitojnë universitetet partnere në Ballkanin Perëndimor.

 

valladolid

Java Ndërkombëtare e Stafit - Universiteti Valladolid, Spanjë

Përgjatë datave 23-27 Prill Universiteti Europian i Tiranës mori pjesë në “Java Ndërkombëtare e Stafit” mbajtur në Universitetin e Valladolid, Spanjë. Ky takim u mbajt nisur nga mbështetja me fondet e Erasmus +. UET si universitet partner ka numrin më të lartë të aplikimeve nga Shqipëria, gjatë thirrjes së parë për mobilitete.

 

 

valladolidJava Ndërkombëtare e Stafit - Universiteti Valladolid, Spanjë

Përgjatë datave 23-27 Prill Universiteti Europian i Tiranës mori pjesë në “Java Ndërkombëtare e Stafit” mbajtur në Universitetin e Valladolid, Spanjë. Ky takim u mbajt nisur nga mbështetja me fondet e Erasmus +. UET si universitet partner ka numrin më të lartë të aplikimeve nga Shqipëria, gjatë thirrjes së parë për mobilitete.

 

beiraJava e Trajnimit të Stafit  - University of Beira Interior, Portugali (Covilha)

Gjatë javës 1-7 Maj 2018 Universiteti Europian i Tiranës merr pjesë në “Java e Trajnimit të Stafit” mbajtur në University of Beira Interior, Portugali. Në këtë takim UET u përfaqësua nga Anisa Subashi dhe Ilir Korbi duke zgjeruar kështu numrin e partnerëve në Portugali. Partneriteti midis UET dhe University of Beira Interior tashmë është një nga partneritetet e vazhdueshme dhe të besueshme.

 

 

timisoaraJava e Trajnimit të Stafit - Universiteti i West Timisoara

Përfaqësues nga UET Prof. Kostantin Giakoumis dhe Arisela Hebovija ishin te ftuar në “Java e Trajnimit te Stafit” mbajtur në Maj 2018 në Universitetin e West Timisoara, Rumani. Gjatë këtij takimi perfaqesuesit e UET kanë patur mundësinë, jo vetëm të informohen për temën e trajtuar, por edhe për shkëmbime të ndryshme për akademikët e për stafin mbështetës administrativ.

 

RTULeksion i hapur Erasmus+ Riga Technical University

Përfaqësues të Riga Technical University zhvilluan me studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit UET, leksionin e hapur mbi "Shkëmbimet studentore Erasmus+". RTU feston 155 vjetorin e themelimit, si një nga universitetet më të vjetra dhe më të rankuara të vendeve Baltike. Aktualisht RTU numëron 15 000 studentë, 2000 prej të cilëve janë studentë ndërkombëtarë erasmus.

Drejtuesja e Zyrës Ndërkombëtare, Liene Maurite u shpreh se është kënaqësi për RTU që këtë vit ka studentët e parë shqiptarë me erasmus+, nga UET. Studentët e UET që aktualisht gjenden në Riga janë Gëzim Cako dhe Emiljano Baba nga Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës, si edhe Eri Guçe, Departamenti Financë-Ekonomiks. Bursat erasmus+ për lëvizshmërinë e stafit dhe studentëve, të financuara nga Komisioni Europian mundësojnë mbulim të shpenzimeve mujore dhe të udhëtimt.

Gjithashtu, studentët fitues mbështeten nga zyrat përkatëse të universitetit pritës dhe dërgyes gjatë gjithë procesit.

 

ObudaJava Ndërkombëtare-Obuda University, Hungari

Partneriteti midis UET dhe Obuda tashmë është një nga partneritetet e vazhdueshme dhe të bezueshme. Për vitin akademik 2017-2018 katër profesorë të Departamentit të menaxhimit dhe Marketingut kanë marrë pjesë në 2 Javët Ndërkombëtare, përkatësisht Nëntor 2017 dhe Prill 2018. NJë nga leksionet e mbajtura është edhe ai i Dr. Elvira Tabaku me "Besnikëria e klientelës në periudhë recesioni”.  

 

grateDITA E GRAVE SIPËRMARRËSE
Qendra UET organizoi aktivitetin “Dita e Grave Sipërmarrëse”. Nën kujdesin e veçantë të Prof. Asoc. Dr Ermira Qosja, aktiviteti synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e rolit të gruas në sipërmarrje, duke frymëzuar e nxitur studentet e Universitetit Europian të Tiranës në rrugën e tyre drejt sipërmarrjes.

Zv. Rektori për Kërkimin dhe Metodologjinë në Universitetin Europian të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa mbajti fjalën përshëndetëse. I ftuar special në këtë aktivitet ishte Z. David Saunders, përfaqësues i UN Women në Shqipëri, organizatës për eleminimin e diskriminimit ndaj grave dhe fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri. Krahas tij, pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Z. Luan Bregasi, përfaqësues i Business Albania, i cili theksoi rëndësinë që qeveria ka në mbështetjen e grave që dëshirojnë të nisin rrugën e sipërmarrjes, si dhe shprehu gadishmërinë e Business Albania për t’i mbështetur ato në inisiativat e tyre.
Gjashtë sipërmarrëse të sukseshme shqiptare, të cilat kanë ngritur hap pas hapi bizneset e tyre të suksesshme, morën pjesë në Ditën e Gruas Sipërmarrëse. Eleni Babameto - Teuta sh.p.k., Rafela Rica - Iceberg Communication, Antoneta Ndreka - Lufra, Pezana Beshiri - Design by Pana, Arjola Isufaj - Fresh Line dhe Stela Sallaku - Maison Stela Sallaku, ndanë me të ftuarit eksperiencat e tyre, duke treguar për vështirësitë e sfidat me të cilat përballen, si dhe momentet më të bukura ku ndjejnë se puna e tyre është shpërblyer më së miri.

 

start-up

 “StartUp Europe”; studentët nxiten drejt ideve sipërmarrëse

“StartUp Europe Comes to Universities” është një iniciativë e rrjetit StartUp Europe dhe e Komisionit Europian, e cila erdhi këtë javë në Shqipëri, në edicionin e saj të dytë përmes Universitetit Europian të Tiranës . Duhet evidentuar që UET është ndër të parat universitete që përqafon këtë nismë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në rajon, duke dëshmuar sërish qasjen e tij inovative dhe proaktive.
Qëllimi i kësaj nisme është inspirimi i studentëve të universiteteve drejt startup-eve, afrimi i botës së biznesit më pranë akademisë dhe ndërveprimi mes tyre dhe aktorëve të tjerë lokalë për të kontribuar në këtë mënyrë në rritjen ekonomike, inovacionin dhe punësimin.Pjesë e konferencës së mbajtur ishin pedagogë të UET, përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfaqësues të organizatave në mbështetje të sipërmarrjes, të rinj të cilët kanë zhvilluar startup-e të suksesshëm apo e kanë në proces atë.

Përmes këtij bashkëpunimi realizuar nga Departamenti i Menaxhim Biznesit dhe Zyrës për Projekte dhe Partneritete në UET, një hap i ri drejt ndërkombëtarizimit është ndërmarrë nga ky universitet duke krijuar lidhjet me shumë universitete prestigjoze, të cilët janë pjesë e SEC2U si: Universiteti i Kembrixh, Universiteti Nova i Lisbonës, Universiteti Dublin City, Qëndra Universitare U-Tad, Universiteti Teknik i Kartagjenës, Ravensbourne dhe Universiteti i Kantabrias, ndër të tjerë .
Ndërkohë, sipërmarrës të rinj, ish-studentë të UET-it që kanë përfituar nga mbështetja e këtij projekti dhe drejtojnë startup-et e tyre të suksesshme ndanë me auditorin historitë e tyre.

Për më shumë lexoni këtu

Artikull MAPO

Artikull PC World

Artikull CIO.al

Leksion-wspa

UET mirëpret stafin e University College of Enterprise and Administrationnë kuadër të Erasmus+

Paulina Obszanska dhe Malgorzata Baranowska, përfaqësuese të Zyrës Ndërkombëtare të University College of Enterprise and Administration (WSPA), Poloni ishte e ftuar në Universitetin Europian të Tiranës, për të zhvilluar një leksion të hapur me studentët me temë; “Përfitimi i bursave Erasmus+ për studentët e UET”. Gjatë këtij leksioni studentët kanë patur mundësinë të mësojnë më tepër në lidhje me mundësitë për të studiuar në Poloni, përmes skemës Erasmus+, e cila fal bashkëpunimit disa vjeçar të UET me WSPA u ofron studentëve tanë mbulim të plotë të qëndrimit në Lublin, një ndër qytetet studentore kryesore në Poloni.

Lublini është qyteti më i madh studentor në pjesën Lindore të Polonisë dhe gëzon një popullsi prej 350 000 banorë. Falë 10 universiteteve që operojnë në qytet, 1/3 e popullsisë janë studentët, duke e kthyer kështu qytetin në një mjedis të gjallë akademik. Nga UET aktualisht në WSPA është duke zhvilluar erasmus studentja jonë Elena Janaqi, ndërkohë që thirrja për aplikime për semestrin e dytë është e hapur.
Gjatë leksionit, studentët e UET ishin interaktivë dhe të interesuar për të përfituar nga kjo skemë e BE-së, si një mundësi e artë për të patur një eksperiencë ndërkombetare mësimore, sociale dhe kulturore.

leksion-obudaUET mirepret stafin e Obuda University në kuadër të Erasmus+

Kornelia Lazanyi, Zv. Dekane pranë Obuda Universiy në Budapest ishte e ftuar në Universitetin Europian të Tiranës, për të zhvilluar një leksion të hapur me studentët me temë; “Sjellja Organizative dhe Lidershipi”. Gjatë këtij leksioni studentët kanë patur mundësinë, jo vetëm të informohen për temën e trajtuar, por edhe të mësojnë më tepër në lidhje me mundësitë për të studiuar në Hungari, veçanërisht në universitetin pranë të cilit znj. Lazanyi është dekane. Ata patën mundësinë të kuptonin se si funksion ky universitet dhe mënyrat si mund të studiojnë atje, përfshirë dhe programin Erasmus+. Kjo vizitë një javore u mundësua nga bashkëpunimi Erasmus+ Credit Mobility që universitetet gëzojnë prej vitesh.

Për më shumë klikonikëtu

Leksion-lut

UET mirepret stafin e Lappeenranta University of Technology në kuadër të Erasmus+

Anne Markonne, Përfaqësuese e Zyrës Ndërkombëtare të Lappeenranta University of Technology, Finlandë ishte e ftuar në Universitetin Europian të Tiranës, për të zhvilluar një leksion të hapur me studentët me temë; “Përfitimi i bursave Erasmus+ për studentët e IT në UET”. Gjatë këtij leksioni studentët kanë patur mundësinë të mësojnë më tepër në lidhje me mundësitë për të studiuar në Finlandë, përmes skemës Erasmus+, e cila fal bashkëpunimit disa vjeçar të UET me LUT u ofron studentëve tanë mbulim të plotë të qëndrimit në Finlandë. Gjithashtu, në leksion ndau eksperiencëne tij dhe studenti Toni Loustarinen, i cili sapo ka ardhur në UET. Ai ka zgjedhur Shqipërinë dhe UET për të kryer një semestër Erasmus, pasi dëshiron të mësojë më shumë rreth Ballkanit. Kjo vizitë dy javore u mundësua nga bashkëpunimi Erasmus+ Credit Mobility që universitetet gëzojnë prej vitesh.

Për më shumë klikonikëtu

National ConlfictsWorkshop mbi Konfliktet Kombëtare

Gjatë javës së 5-9 Qershorit 2017 organizata Broader Perspective Project zhvilloi workshopin mbi “Konfliktet Kombëtare” aktuale globale me student nga Shqipëria. Ky workshop vjen në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranëz, Zyra për Zhvillimin e Projekteve dhe Partneritetet. Workshopi u organizua nga studentët e Universitetit Sciences Po Paris bazuar në qasjen peer-to-peer. Organizata është një iniciativë e 12 studentëve nga 8 kombësi të ndryshme të cilët dëshirojnë të ngrenë debatin studentor për çështje sensitive sikurse identiteti, kombi dhe konfliktet.

Për më shumë: Broader Perspective Project

austriakShTZ. Sattler, Ambasador i Austrisë në Shqipëri në bashkëbisedim me staf dhe student UET

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, ShTZ. Johann Sattler, zhvilloi një leksion të hapur në UET, me temë "Austria, partneri i palëkundur i Shqipërisë nga pavarësia deri në procesin e integrimit në BE". Shkëlqesia e tij u ndal fillmisht për të shpjeguar se cilat janë detyrat e tij si ambasador i Austrisë në Shqipëri, ku më kryesorja është mbështetja për integrimin e Shqipërisë për në BE. "Detyra ime si një ambasador është dhe të ndihmoj Shqipërinë me përgatitjet për t’u bërë pjesë e BE-së" u shpreh ai.Në fjalën e tij ai përmendi rolin qe luajnë bizneset austriake në Shqipëri, të cilat operojnë prej vitesh, por dhe si duhet të jetë një diplomat. Moderuesi i takimit, Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, rikujtoi disa nga projektet bashkëpunuese Erasmus+ mes UET-it dhe Universitetit të Salzburgut, sikurse janë QAinAl, euroPS e masteri i përbashkët PoSIG, sikurse edhe mobilitetet e vazhdueshme të stafit e studentëve.

Për më shumë: MAPO online

startup olePassion never fails”: UET përfaqëson Shqipërinë në Startup Ole

Startup Ole është një event ndërkombëtar që synon rritjen e bashkëpunimit përmes vendeve europiane e përtej tyre, ai përbën një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset e reja për t’u lidhur me të gjithë ekosistemin e startup-ve në kontinent dhe këtë vit realizohej nën mbështetjen e iniciativës “Startup Europe” të Komisionit Europian dhe të Universitetit të Salamankës, institucioneve qeveritare dhe lokale të Spanjës, si dhe me pjesëmarrjen e Startup Europe University Network (SEUN), një rrjeti të gjerë akseleratorësh, korporatave dhe investitorëve. Prof. Dr. Ermira Qosja ishte përfaqësuese e UET.

Në këtë event, morën pjesë rreth 2500 pjesëmarrës, 200 prej tyre folës, 400 startup-e dhe siç do të shprehej Isidro Lazo, drejtuesi i “Startup Europe” në Komisionin Europian. Universiteti Europian i Tiranës, si pjesë e i Startup Europe University Network (SEUN), ishte përfaqësuesi i vetëm i të gjitha universiteteve shqiptare, në sajë të një bashkëpunimi të nisur muaj më parë më SEUN.

Për më shumë: MAPO online

Për më shumë mbi SEUN: (këtu

ambasadori ZvicerianAmbasadori i Zvicrës në UET

Më 28 Shkurt 2017, në UET u zhvillua një leksion i hapur me pjesëmarrjen e veçantë të Ambasadorit zviceran në Shqipëri, ShTZ. Christoph Graf. Ambasadori pati mundësinë të bashkëbisedonte me stafin dhe studentët e UET mbi çështje si federalizmi, demokracia lokale dhe sesi Zvicra përbënte një shembull historik të neutralitetit. ShTZ. Graf theksoi se demokracia nuk mund të kopjohet si model ideal, por secili vend duhet ta përshtasi në bazë të kontekstit të tij dhe se të rinjtë janë më të avantazhuarit në këtë proces. Gjithashtu, ai ju referua dhe referendumit si modeli I demokracisë së drejtëpërdrejtë.

Për më shumë: MAPO online

 

PaviaStafi akademik i UET jep mësim në Universitetin e Pavias, Itali

Në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility është zhvilluar një javë mësimdhënie në universitetin e Pavias, Itali. Ky projekt i mundëson stafit akademik të UET të shpenzojnë një javë mësimdhënie në Universitetin e Pavias. Në këtë aktivitet Universiteti Europian i Tiranës u përfaqësua nga Dr. Anisa Subashi e cila zhvilloi leksione me studentët e Fakultetit të Psikologjisë. Gjatë periudhës së mbetur (Prill-Korrik) pritet të shkojnë dhe përfaqësues të tjerë të UET si Dr. Teuta Xhindi, MSc. Gentian Hoxhalli, Dr. Otjela Lubonja dhe Prof. As. Dr. Enri Hide.

 

 

 

NETNET-or-NEET trajnimi rinor Erasmus+

Në mbështetje të politikave të edukimit të Universitetit Europian të Tiranës,  është zhvilluar në Itali trajnimi me fokus parandalimin e fenomenit të braktisjes së shkollës në moshë të re. Ky trajnim është zhvilluar në kuadër të programit Erasmus+ Youth Training. Seancat u zhvilluan në praninë e Prof. Asoc. Dr. Erika Melonashi dhe Rovena Kushta,  përfaqësuese të Departamentit të Edukimit, dhe Megi Ruka, asistente në Zyrën e Projekteve. Trajnimi u zhvillua në periudhën 9-14 Shkurt, 2017. Projekti është koordinuar nga Cooperativa Margherita, Itali.

 

Michal GlowackiUET mirëpret  akademikë nga Universiteti i Varshavës

Dr. Michal Glowacki,  përfaqësues i Universitetit të Varshavës është mirëpritur nga Universiteti Europian i Tiranës  gjatë javës së parë të Marsit 2017. Prof .Glowacki  u mirëprit në Departamentin e Komunikimit ku zhvilloi dhe takime me Përgjegjësen e Departamentit, në kuadër të projektit Erasmus+ Credit Mobility. Gjithashtu ai zhvilloi dhe dy leksione me studentët e vitit të tretë Bachelor dhe Master. Bashkëpunimi midis dy universiteteve është i vazhdueshëm sa i takon shkëmbimeve reciproke të studentëve dhe stafit.

 

 

 

LublinJava Ndërkombëtare Stafit në Lublin,

Në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility është zhvilluar Java Ndërkombëtare e Stafit në Lublin, Poloni. Në këtë trajnim Universiteti Europian i Tiranës është përfaqësuar nga Lutjona Lula dhe Kebjana Haka. Gjatë takimit u diskutua mbi mbarëvajtjen e marëdhënieve të dy universiteteve, WYSPA dhe UET,  si dhe rëndësia e shkëmbimeve studentore. Java Ndërkombëtare zhvilloi aktivitetet nga data 6 deri më datë 10 mars 2017 dhe mundësoi shkëmbimin e eksperiencave me partnerë nga e gjithë bota. 

 

Informal CoachingInFormal Coaching trajnim Erasmus+

Në kuadër të programit Erasmus+ Youth training është zhvilluar një trajnim stafi në Rusi koordinuar nga CGE Erfurt, Gjermani. Në këtë trajnim Universiteti Europian i Tiranës është përfaqësuar nga Vahidije Kadiu dhe Rovena Kushta nga Departamenti i Edukimit. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e Informal Coaching Methods në mjediset bashkëkohore të mësimdhënies.Trajnimi u zhvillua gjatë periudhës 18-24 Mars 2017, në Rostov Veliky, Rusi.

 

commoUET mirëpret katër anëtarë stafi administrativ të huaj, nën kujdesin e COMMO I, Erasmus+ ICM

Katër përfaqësues të universiteteve italiane janë mirëpritur nga Universiteti Europian i Tiranës në periudhën Janar-Shkurt 2017. Stafi u trajnua në Zyrën e Projekteve dhe Partneriteteve, në kuadër të COMMOI  dhe njëkohësisht koordinuar nga UNIMED. Trajnimi u fokusua mbi mënyrat se si universiteti mund të lehtësojë përpjekjet e studentëve që kryejnë një shkëmbim në universitete të huaja dhe ata që zhvillojnë shkëmbimin studentor në Universitetin Europian të Tiranës. Universitetet të cilët kanë shkëmbyer pjestarët e stafit administrativ të tyre janë: UNIMORE, UNICATANIA, Universiteti Teramo dhe Bari, Itali. Projekti synon të afrojë universitetet europiane me ato të Ballkanit Perëndimor. 

gisselLEKSION I HAPUR NGA PROF. DR. GISSEL, UNIVERSITETI LUDWIGSHAFEN

Prof. Dr. Andreas Gissel, Zv. President për Marrëdhëniet me Jashtë në Universitetin Ludwigshafen zhvilloi një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut me temë “Zhvillimi i një strategjie për menaxhimin e riskut në zinxhirin e furnizimit”. Leksioni u fokusua në shembuj konkretë nga bota e koorporatave për t’i prezantuar studentëve rëndësinë e strategjive të tilla në biznes.

Ky leksioni erdhi në kuadër të vizitës së stafit të Ludwigshafen si partner i vazhdueshëm i UET në Erasmus+ Credit Mobility. Leksioni u parapri nga një prezantim i shkurtër i universitetit nga Znj. Kerstin Gallenstein, Drejtoreshë e Marëdhënieve me Jashtë. Aktualisht tre studentë të UET janë nominuar për një semestër shkëmbimi në Universitetin Ludwigshafen. Delegacioni u mirëprit nga Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor, Prof. As. Dr. Xhepa dhe Ketrina Çabiri Mijo, Drejtuese e Zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve.

krigerLEKSION I HAPUR NGA PROF. DR. KRIEGER, UNIVERSITETI LUDWIGSHAFEN

Prof. Dr. Wolfgang Krieger zhvilloi me studentët e Shkencave Sociale të UET leksionin e hapur me temën "Faktorët specifikë gjinorë, që çojnë në dhunë nga fëmijët dhe adoleshentët si dhe roli i tyre në punën sociale për të rinjtë". Në fokus të këtij leksioni ishte dhuna dhe përfshirja gjithnjë e më shumë e vajzave në të. Gjatë prezantimit të tij Prof. Dr. Krieger, vuri theksin tek ndryshimet që janë bërë gjatë këtyre viteve.

Leksioni vjen në kuadër të vizitës së stafit të Ludwigshafen si partner i vazhdueshëm i UET në Erasmus+ Credit Mobility. Delegacioni u mirëprit nga Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor, Prof. As. Dr. Xhepa dhe Ketrina Çabiri Mijo, Drejtuese e Zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve.

unigeUET MIRËPRET PROF. MASSA NGA UNIVERSITETI I GENOAS

Prof. Dr. Agostino Massa vizitoi UET si professor i ftuar dhe përfaqësues i Universitetit të Genoas për Marrëdhëniet me Jashtë.

Prof. Massa u ftua për të zhvilluar dy leksione të hapura. Leksioni i parë u fokusua në mundësitë e studimit në Universitetin e Genoas për studentët e UET. Ndërkohë, leksioni i dytë u zhvillua me stafin akademik në Fakultetit të Shkencave Sociale, në kuadër të Qendrës Metodologjike. Qendra vjen si iniciativë e Prof. As. Dr. Selami Xhepa, Zv. Rektor për Kërkimin Shkencor, dhe ka si qëllim ndarjen e praktikave më të mira në botën e akademisë.

start-up

STARTUP EUROPE VJEN NË UET

SEC2U është një inciativë e mbështetur nga Komisioni Europian (Startup Europe) për të krijuar një kulturë të fortë sipërmarrjeje dhe inovacioni në universitetet në të gjithë Europën.

Edicioni i parë i SEC2U u zhvillua nga 17 deri në 21 tetor, dhe Universiteti Europian i Tiranës (UET) iu bashkua inciativës!

Gjatë eventit, i cili u zhvillua në Aula Magna, UET, në 18 Tetor 2016, sipërmarrësit e rinj patën mundësinë të familjarizohen me mundësitë dhe ide se si të rrisin bizneset e tyre. Gjithashtu, disa histori suksesi, por edhe dështimi si pjesë e proçesit të të mësuari, ishin pjesë e prezantimeve. Midis sesioneve pati dhe mundësi network-u për pjesëmarrësit.

Përmes këtij bashkëpunimi, kryesuar nga Departamenti i Menaxhim-Biznesit dhe Zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve në UET, një hap i ri drejt ndërkombëtarizimit është ndërmarrë me shumë universitete prestigjoze
Për më shumë: http://www.mapo.al/2016/10/start-up-europe-te-rinjte-nxiten-drejt-ideve-te-biznesit/1
http://www.mapo.al/2016/09/universiteti-europian-i-tiranes-i-bashkohet-iniciatives-startup-europa/1
http://www.pcworld.al/18-tetor-komisioni-europian-prezanton-nismen-sec2u-ne-universitetin-europian-te-tiranes/

StaffLisbona2JAVA NDËRKOMBËTARE E UNIVERSITETIT NOVA DE LISBOA

Universiteti i Nova De Lisboa është një partner i vazhdueshëm i UET. Në kuadër të projekteve Erasmus+ International Credit Mobility me këtë universitet, UET mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të stafit. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e shkëmbimeve Erasmus për studentët dhe të rinjtë nga Ballkani Perëndimor. Java Ndërkombëtare zhvilloi aktivitetet nga 20 deri më 24 qershor 2016, në kampusin e Universitetit të Ri të Lisbonës, Portugali.

 

prof civiciPROFESORË TË UET, LEKSION TË HAPUR NË UNIVERSITETIN LA SAPIENZA TË ROMËS

Prof. Dr. Adrian Civici, President i Universitetit Europian të Tiranës e njëkohësisht lektor në Fakultetin e Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit u ftua në Universitetin  Sapienza të Romës për të mbajtur një leksion të hapur me studentët e  doktoraturës të Departamentit të Sociologjisë dhe Ekonomisë. Profesor Civici u ftua në Romë nga Prof. Antimo Luigi Farro, Drejtor i Shkollës Doktorale pranë Universitetit  Sapienza. Tematika e leksionit lidhej me një qasje historike të “Kapitalizmit në vendet post-komuniste”. Ky leksion i hapur u mbajt në kuadër të bashkëpunimit frytdhënës dhe të vazhdueshëm mes dy universiteteve. 

 

januszEU POLICY “LESSONS LEARNED FROM VISEGRAD COUNTRIES”

In the framework of the course EU Policy “Lessons Learned from Visegrad Countries”, Prof.Dr.Habil Janusz Ruskowski from Szczecin University, Poland was invited at the European University of Tirana to deliver an open lecture with the Master students of Political Science and International Relations. Prof. Ruskowski made a presentation on the following topics: “The Visegrad countries in the Multilevel Governance of the European Union” and “The process of Europeanisation of Visegrad Countries, the case of Poland.” This project is supported by the the Visegrad University Studies Grant (VUSG).

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/05/pervoja-e-visegradit-ne-shqiperi

 

bozokiEU POLICY “LESSONS LEARNED FROM VISEGRAD COUNTRIES”

In the framework of the course EU Policy “Lessons Learned from Visegrad Countries”, Professor of Political Science Andras Bozoki from Central European University, Hungary was invited at the European University of Tirana to deliver an open lecture with the Master students of Political Science and International Relations. Prof. Bozoki made a presentation on the following topics: “Backsliding of democracy? Regime types and illiberal democracy in East Central Europe” and Enlargement and democratization: The EU and East Central Europe in the last 20 years” This project is supported by the the Visegrad University Studies Grant (VUSG).

Për më tepër vizitoni:: http://www.mapo.al/2016/05/pervoja-e-visegradit-ne-shqiperi

 

marosiUET MIRËPRET PEDAGOGË NË KUADË R TË ERASMUS+ CREDIT MOBLITY

Ildikó Marosi, PhD nga Universiteti i Obudës zhvilloi një seri leksionesh me studentët master të Fakultetit të Ekonomisë dhe Teknologjisë së Inovacionit, në UET në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility. Ky projekt i përbashkët ka filluar të aplikohet në vitin akademik 2015-2016 dhe deri më tani ka rezultuar i suksesshëm në të gjitha nivelet si shkëmbim studentor ashtu dhe stafi.. Temat e leksioneve u përqëndruan në një fushë mjaft aktuale dhe për zhvillimet e biznesit në Shqipëri, siç është ajo e “Bazat e Biznesit Familjar”.

 

 UET UBTUET DHE UBT NËNSHKRUAJNË MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT

Gjatë ditës së Premte, 20 Maj në Prishtinë UET, i përfaqësuar nga rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj zhvilloi takimin me Prof. Dr. Edmond Hajrizi, rektor e president i University for Business and Technology. Gjatë takimit u nënshkrua memorandum i mirëkuptimit mes këtij universiteti dhe UET‬. Ky memorandum thellon bazat për bashkëpunim në projektet ndërkombëtare Erasmus + dhe Horizon 2020, në shkëmbim stafi për mësimdhënie dhe konferenca studentore të përbashkëta. Së fundmi, UET dhe UBT po organizojnë konferencën shkencore për kërkuesit e riu dhe studentët me focus lëvizjet migratore. UBT është ndër partnerët kryesorë të UET në Kosovë.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/05/uet-dhe-ubt-prishtine-marreveshje-bashkepunimi-me-impakt-akademik

 

Jave e EuropesUET PËRFSHIHET NË “JAVËN E EUROPËS” ME PROJEKTIN ERASMUS MUNDUS SIGMA AGILE

Projeki Erasmus Mundus Sigma Agile i Universitetit Europian të Tiranës u prezantua gjatë forumit “Erasmus+ për Përforcimin e Aftësive të Profesionistëve Shqiptarë”. Eventi u organizua nga Zyra Erasmus+ në Shqipëri, Rjeti i Informimit të BE-së në Shqipëri deh Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Projekti Erasmus Mundus Sigmal Agile, Veprimi Kyç 2, “Mësimi i aftësive kritike, rritjes së qëndrueshme, mobiliteti dhe punësueshmëria në mjedisin ndërkulturor të Ballkanit Perëndimor” ofron 150 bursa të plota për studentët, kërkuesit dhe stafin administrative dhe akademik nga Ballkani Perëndimor për të vizituar një nga universitetet partnere në BE. Deri më tani UET ka përfituar 13 bursa të plotë për studentët dhe stafin etij, si dhe ka mirëpritur 3studentë vizitorë. UET u përfaqësuar nga Znj. Lutjona Lula, Koordinatore e Marrëdhënieve me Jashtë dhe student vizitor Dokt. Giacomo Morabito. Ky forum mblodhi studentë dhe profesorë nga universitete të ndryshme të vendit. Qëllimi I tij ishte prezantimi I praktikave më të mira të Erasmus+ mbi zgjerimin e aftësive për profesionistët shqiptarë.

Për më tepër vizitoni: http://euin.al/shqip/content.php?d=304#.VzsouDV97cs

Për më tepër vizitoni: http://portal.uw.edu.pl/en/web/sigma/

 

Andras ObudaUET MIRËPRET MË SHUMË PROFESORË VIZITORË, EKSPERTË TË FUSHËS

Dr. Keszthelyi András nga Universiteti Obuda në Budapest vizitoi UET gjatë një qëndrimi një javor në kuadër të programit Erasmus+ Credit Mobility. Ky projekt i përbashkët ka filluar të aplikohet në vitin akademik 2015-2016 dhe deri më tani ka rezultuar i suksesshëm në të gjitha nivelet si shkëmbim studentor ashtu dhe stafi. Dr. András mbajti një seri leksionesh me studentët e Informatikës Ekonomike, niveli master dhe viti i tretë bachelor. Leksionet e tij u fokusuan mbi çështjet e sigurisë dhe rrjetëzimit, kombinuar me këshilla praktike sesi të ndërtohen fjalëkalime të pathyeshme lehëtsisht. Gjatë vizitës së tij, Dr. András u takua dhe me drejtues të lartë akademikë të UET ku biseduan për mundësi të mëtejshme bashkëpunimi. Dr. András shprehu vlerësimin e tij për aktivizmin dhe interesimin e studentëve të UET.

 

Aleksandar Pavlovic“ZBULIMI I ARMIKUT- RIPERCEPTIMI I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-SERBE”

Aleksandar Pavlović, PhD i Institutit të Filozofisë dhe Teorisë Sociale të Universitetit të Beogradit zhvilloi një leksion të hapur me studentët e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Leksioni kishte në fokus marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për një të ardhme më të mirë. Gjatë leksionit të tij, Z. Pavlović sfidoi konceptin e armiqësisë shqiptaro-serbe duke u fokusuar në ngajrtet e fundit, por edhe diskurset nga e kaluara. Në veçanti leksioni synoi të hulumtonte pikëpamjet dhe praktikat e përbashkëta të cilat mund të ndikojnë në zvogëlimin e armiqësisë së sotme dhe të promovojnë bashkëpunimin. Këto kërkime dhe hulumtime janë të dobishme për të thyer stereotipet e krijuara nga media. Aleksandar Pavlović do t’i bashkohet UET gjatë vitit të ardhshëm akademik.

 

Emden LeerUET BASHKËPUNON MË UNIVERSITETIN EMDEN LEER, GJERMANI

Në Universitetin Emden Leer u mbajt java ndërkombëtare gjatë datave 25-29 Prill. Gjatëditëve të aktivitetit një vend të veçantë zunë dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Seksion ky i organizuar nga Prof. Dr. Reiner Osbild, Profesor i Ekonomisë në Universitetin Emden Leer. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin mbi zhvillimet social-ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Universiteti Europian i Tiranës u përfaqësua nga Prof.Dr. Engjëll Pere, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Profesor Pere mbajti një ligjëratë krahasuese mbi zhvillimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë, me një fokus të veçantë në rritjen ekonomike, mirëqeverisjen dhe tregjet ndërkombëtare. Ky aktiviteti është një vlerë e shtuar kah strategjisë së ndërkombëtarizimit dhe partneriteteve të UET.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/05/shkembimi-akademik-si-rruge-e-nderkombetarizimit-te-universitetit

 

obuda universityJAVA NDËRKOMBËTARE NË UNIVERSITETIN OBUDA

Në kuadër të projektit “Erasmus Mobility” Zv.Rekori për Kërkimin Shkëncor dhe Metodologjinë, Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa së bashku me Prof. Asoc. Dr. Arlinda Ymeraj morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të organizuar në Universitetin Obuda në Budapest, Hungari. Prof. Asoc. Dr. Xhepa mbajti disa leksione me fokus “Stabilitetin Financiar dhe Rritjen Ekonomike në Shqipëri”. Profesor Xhepa ishte gjithashtu drejtuesi i panelit të “Biznesit dhe Menaxhimit” në konferencën ndërkombëtare me titull “Menaxhimi, Sipërmarrja dhe Benchmarking” e cila u mbajt në Universitetin Obuda. Gjatë kësaj Javës Ndërkombëtare, përfaqësuesit e UET patën mundësin të diskutojnë me Dr. László Nádai, Zv.Rektor për Zhvillimin dhe Strategjitë, lidhur me partneritete të radhës së dy universiteteve në kuadër të projekteve të financuara nga Bashkimi Europian. Po kështu, një takim u zhvillua edhe me Dr. Antal Szabó, Drejtor Shkencor i rrjetit të madh kërkimor, ERENET i Universitetit Corvinus të Budapestit. Sërish, qëllimi i diskutimeve ishte pjesëmarrja dhe aksesimi i stafit tonë akademik në rrjetin kërkimor ERENET si një mundësi për të realizuar projekte të përbashkëta kërkimore. Prof. Assoc. Dr. Ymeraj shprehet se “Pjesëmarrja e ekipeve akademike nga Shqipëria dhe prezantimi i përpjekjeve për të përballuar sfidat e zhvillimit, është një mundësi më shumë në drejtim të rritjes së prestigjit të vendit tone në rajon dhe më tej, në Europë.” Në vitin e ri akademik UET do të presi disa studentë dhe pedagogë nga Universiteti Obuda, të cilët kanë treguar interes për të studiuar pranë nesh.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/05/shkembimi-akademik-si-rruge-e-nderkombetarizimit-te-universitetit

 

BPP-fotoUNIVERSITETI BPP I LONDRËS ZHVILLON LEKSIONIN E HAPUR NË UET

Znj.Poppy Collinson, Përgjegjëse për Europën Qëndrore dhe Azinë në Universitetin BPP të Londrës mbajti një leksion të hapur për studentët e UET mbi mundësitët e studimit Londër. Znj. Collinson, e cila është dhe e diplomuar në Universitetin BPP ndau me studentët e UET eksperiencën e saj personale, si dhe aspektin akademik. Studentët e UET të cilët aplikojnë për studime në BPP Londër, do të përfitojnë automatikisht një çmim të reduktuar të tarifës shkollore, përpos mundësisë për bursë të plotë. Ndërkohë UET dhe Universiteti BPPi Londrës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, i cili do tu mundësojë studentëve dhe stafit të zhvillojnë aktivitetin e tyre për një periudhë kohore në universitetin partner. Synimi i marrëveshjes është t’i mundësojë studentëve përkatës përvojë ndërkombëtare dhe edukim ndërkulturor, si dhe stafit shkëmbim të praktikave më të mira.

BUCKINGAMUNIVERSITETI I BUCKINGAMIT LEKSION I HAPUR NË UET

Në Universitetin Europian të Tiranës u mbajt një leksion i hapur me përfaqësuesën e Universitetit të Buckinghamit, Znj Fabiola Aruçi. Leksioni i hapur konsistonte në dy sesione, nga ku në sesionin e parë për studentët e UET u prezantuan kurset dhe mundësitë e studimit në Universitetin e Buckinghamit. E ndërsa sesioni i dytë përfshinte një prezantim nga Znj. Aruçi mbi “Krizën e Refugjatëve dhe Implikimet Ligjore e Sociale”.  Ky sesion solli tepër interes për studentët dhe të pranishmitë në sallë të cilët u përfshinë në diskutimin se çfarë roli do duhet të luajë Bashkimin Europian dhe shteti shqiptar lidhur me situatën aktuale të refugjatëve dhe cilat mund të jenë zgjidhjet e kësaj problematike. Znj. Aruçi vlerësoi pozitivisht përgatitjen dhe interesin e studentëve të UET gjatë sesionit të pyetjeve.
Ky ishte aktiviteti i parë i një bashkëpunimi të frytshëm mes dy universiteteve, i cili ka synim të vazhdojë.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/03/studimet-ne-angli-nje-mundesi-e-arte

 

scrutonDOCTOR HONORIS CAUSA PËR FILOZOFIN E NJOHUR ROGER SCRUTON

Filozofi britanik Roger Scruton vizitoi Tiranën gjatë një qëndrimi dy ditor, i ftuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike. Gjatë Forumit për Liri Ekonomike, Scruton ishte folësi kryesor i eventit. Roger Scruton u nderua nga UET me titullin “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e tij të çmuar  në filozofi, mendimin politik dhe në përkufizimin e disa prej koncepteve më sfiduese,  mes tyre: demokracia, kombi, të drejtat, feja, morali, e mira e përbashkët.
Roger Scruton, me veprën e tij, vlerësohet si një prej mbrojtësve më të mëdhenj të mendimit konservator, si një përtëritës i ideve konservatore të lirisë, komunitetit dhe shoqërisë. UET-Press sapo ka botuar dhe librin më të famshëm të tij “Si të jesh i djathtë”. Ceremonia e ndarjes së çmimit  u zhvillua në UET, Aula Magna ku të pranishëm ishin dhe drejuesit akademikë të UET. Dhënia e çmimeve Honoris Causa tashmë është një traditë në UET, e cila ka si qëllim vlerësimin e figuravë që kanë lënë gjurmë në zhvillimin e Shkencës dhe Akademisë.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/02/filozofi-britanik-nderohet-nga-uet-me-honoris-causa

 

johnJohn Parrish-Sprowl në Universitetin Europian të Tiranës

Universiteti Europian i Tiranës u vizitua më 19 Shkurt nga John Parrish-Sprowl, PhD,  Drejtor i Qendrës Globale të Shëndetit të Komunikimit në Indiana University në ShBA, Shkolla e Arteve Liberale. Profesor Parrish-Sprowl foli me pedagogë dhe studentë të degës së Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit në UET mbi rëndësinë që ka komunikimi në shoqërinë moderne. Profesori u prit në zyrë dhe nga Rektori i UET, Prof. Gjuraj, ku u prezantua më  nga afër me universitetin.

Gjatë leksionit Profesor Parrish-Sprwol prezantoi punën e qendrës së tij dhe rolin e komunikimit në shëndetin mendor. “Komunikimi ndikon në strukturën e trurit”, tha ai duke shtuar se “studimet e reja sugjerojnë se gjithashtu komunikimi në rrethana të caktuara mund të luajë rol edhe në ripërtëritjen e ADN-së tek njeriu. Sipas tij mund të ndikojë gjithashtu dhe sistemin imun tek njeriu, mirëfunksionimin fizik dhe emocional të trupit të njeriut, etj…  Ardhja e tij u ndërmjetësua nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike në Tiranë.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/02/john-parrish-sprowl-i-ftuar-ne-uet-komunikimi-ndikon-ne-shendetin-e-njeriut

 

izraelLeksion i hapur me ShTZ. Boaz Rodkin Ambasador i Izraelit në Shqipëri

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, ShTZ. Boaz Rodkin zhvilloi në 19 Janar një leksion të hapur, në ambjentet e Aula Magnas në UET. Gjatë fjalës së tij ambasadori u shpreh se edhe pse Lindja e Mesme është në një krizë të madhe, ai i sheh shumicën e problemeve si probleme të brendshme të shteteve të tjera arabe. Nga ana tjetër  sipas tij Telaviv-i është i interesuar për të ndjekur politika të fqinjësisë së mirë me shumë prej këtyre vendeve.
Duke folur për mundësitë e reja të Lindjes së Mesme ai shikon mundësi të mira për bashkëpunim. Ambasadori përshëndeti dhe marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Izraelit. Shkëlqesia e Tij Z. Rodkin u mirëprit në UET nga Rektori, Prof. Dr. Gjuraj. Prof. Gjuraj ka shërbyer si ambassador i Shqipërisë në Izrael, andaj ai është njohës i mirë i situatës aktuale në Lindjen e Mesme. Prof. Gjuraj shprehu vlerësimin e tij pozitiv për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/01/izraeli-kombi-qe-lulezon-ne-mes-te-kercenimit

 

ambasadoreShSZnj Jiang Yu Ambasadore e Republikës Popullore të Kinës viziton UET

Në 18 Janar 2016 në ambjentet e UET u zhvillua takimi i Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës Znj. Jiang Yu dhe stafit drejtues të insituticionit si dhe Drejtorin e Shoqatës Kulturore Kinë-Shqipëri, Z. Iljaz Spahiu. Gjatë takimit u fol për mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit për shkëmbime studentore si dhe përfshirjen e gjuhës kineze në Qendrën e Gjuhëve UET.  
Presidenti i UET-it, Prof. Dr. Ardian Civici, Rektori Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Zv.Rektori Prof. Dr. Selami Xhepa dhe drejtoresha e Qendrës UET, Bleriana Bino, shprehën vlerësimin për politikat e sukseshme ekonomike të Kinës, në funksion të intensifikimit të bashkëpunimeve edhe më të gjera akademike e kulturore. Më vonë ambasadorja zhvilloi një takim me studentët, gjatë së cilit shprehu vlerësimin për përgatitjen dhe interesin e tyre për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ambasadorja shprehu vlerësimin dhe angazhimin për mundësinë e një partneriteti afatgjatë dhe të qëndrueshëm, në kuadër të projekteve me interest ë përbashkët.
Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/01/ambasadorja-kineze-ne-uet-bashkepunimi-nje-nevoje-me-teper-se-akademike

 

shbaLeksion i Hapur “Drejtësia Penale dhe Mbledhja e të Dhënave”

Në kuadër të programit Speakers Bureau, mundësuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, studentët e fakultetit të drejtësisë në UET patën mundësinë të njiheshin nga afër me sistemin penal të SHBA-ve. Në leksionin e hapur, znj. Sarah Rohn, ish prokurore dhe zyrtare e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë ndau me ta eksperiencën e saj profesionale. Leksioni me temë “Drejtësia Penale dhe Mbledhja e Provave” është leksioni i parë në UET në kuadër të programit Speakers Bureau, program i cili ka si synim familjarizimin e publikut shqiptar me çështje të përbashkëta interesi amerikane. Leksioni u pasua nga një diskutim gjithëpërfshirës, gjatë së cilit studentët dhe pedagogët e UET shprehin interesin e tyre ndaj teknikave të mbledhjes së të dhënave dhe ndryshimeve në sistemet ligjore të vendeve përkatëse. Ky leksion është i pari ndër shumë të tjerë që do të pasojnë fazën e implementimit të programit. UET është një partner i qëndrueshëm i programit, që në fazat e para të tij, pasi kjo është një mundësi unike për studentët dhe njohjen e tyre drejtëpërdrejtë me fushat e tyre të interesit.

 

workPUNË DHE STUDIME NË ZVICËR

Punë dhe studime në Zvicër është projekti më i ri i lancuar në UET nga ku studentët mundën të marrin informacione mbi mundësitë e studimit dhe punësimit në Zvicër. Kjo iniciativë merr shkas nga bashkëpunimi që UET ka me Swiss School of Economics. Ina Zeqaj përfaqësuese e Swiss School of Economics dhe në të njëjtën kohë një ish-studente e UET,  prezantoi mundësitë e parteritetiti i cili do të konsistojnë  në një shkëmbim të mundshëm të stafit, leksione të hapura, shkëmbim studentësh dhe shkëmbim të dokumentacioneve që janë libra të botuar nga UET dhe nga Swiss School of Economics.
Gjatë këtij leksioni të hapur studentët u informuan mbi mundësinë e  transferimit të  krediteve të  tyre  duke zgjedhur të kyejnë një semester në Swiss School of Economics dhe të rikthehen më pas  në UET për të vazhduar ciklin akademik të mbetur. Gjithashtu ky bashkëpunim i ndihmon studentët të kryejnë dhe praktika pune pranë kompanisë Metis. Projekte të tilla në kuadër të ndërkombëtarizimit të UET, ofrojnë mundësi pozitive për studentët dhe përparimin e tyre profesional.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2016/01/ina-zeqaj-suksesi-nuk-eshte-dhurate-eshte-pune

 

korrupsioniDITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR  KORRUPSIONIT ‘LUFTO KORRUPSIONIN, NDRYSHO JETËN’

Aktorë të rëndësishëm u mblodhën në UET për Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit duke përfshirë Ministrin për Çështjet Vendore, Shefi i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Drejtues të Kooperacionit Italian të Zhvillimit, Banka Europiane, UNDP, dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri. Paneli dhe pjesëmarrësit diskutuan rreth sfidave të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri duke u ndaluar edhe në rolin që duhen të luajnë qytetarët, të rinjtë si edhe aktorë të shoqërisë civile.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri SHTZnj. Romana Vlahutin, në UET gjatë Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit  vuri theksin mbi rolin e qytetarëve kundrejt kësaj sfide. Ambasadorja e konsideroi me rëndësi mbështetjen për qytetarët dhe shoqërinë civile në rritjen e intolerancës publike ndaj korrupsionit. Vlahutin mes të tjerash theksoi se në Shqipëri duhet luftuar kultura e mosndëshkueshmërisë, e cila e bën korrupsionin të lulëzojë. “Nëse njerëzit do të jenë të lodhur dhe pasivë korrupsioni do të lulëzojë, por nëse njerëzit do të pranojnë që korrupsioni është mënyra e vetme që të merren shërbimet e duhura atëherë është e pamundur që të shërohet sistemi. Në fjalën e saj, ambasadorja Vlahutin tha se ky fenomen i merr qytetarëve të drejtat dhe liritë e tyre themelore. “Në mënyrë që të merrni shërbime ju duhet të paguani taksa, kështu që kurrë nuk duhet të jeni në një pozitë që të paguani dyfishin për t’i marrë këto shërbime, si p.sh. për t’u trajtuar si duhet në spital apo që t’ju jepet një punë për të cilën ju jeni më së miri të kualifikuar”, etj.
Gjatë këtij takimi Ambasadorja  Romana Vlahutin, i dha rëndësi luftës që vëtë qytetarët duhet të ushtrojnë ndaj kësaj problematike, ajo kërkoi  së pari bashkëpunimin e qytetarëve pasi për të mospranimi është hapi i parë i luftës, Ambasadorja e konsideroi me rëndësi mbështetjen për qytetarët dhe shoqërinë civile në rritjen e intolerancës publike ndaj korrupsionit.

Paneli u udhëhoq nga Ministri për Çështjet Vendore Z. Blendi Çuçi, njëkohësisht Kordinator Kombëtar për Korrupsionin. Debati vijoi me fjalën e mbajtur nga Ambasadori i OSBE-së Z.Florian Rauning dhe përfaqësuesja e UNDP,Tiranë Znj.Yesim Oruc. Ndërkohë në panel ishte i ftuar Prof. Dr. Adrian Civici, President i Universitetit Europian të Tiranës  i cili solli qasjen e akademikëve kundrejt një problematike të tillë.  Po ashtu Znj. IlvaTare si gazetare e njëkohësisht antare e shoqërisë civile shprehu problematikat e hasura nga ajo vetë apo kolegë të saj.
Ky aktiviteti erdhi si bashkëpunim i Ministrisë për Çështjet Vendore dhe UET me OSCE, Cooperatione Italiana di Sviluppo in Albania, European Bank dhe UNDP dhe UET, të cilët synojnë të punojnë edhe në vazhdim në këtë drejtim.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2015/12/vlahutin-ne-uet-korrupsioni-nyje-mes-politikes-biznesit-dhe-krimit

 

kiodiUET – Universiteti Sapienza i Bashkëpunimit të Romës

Profesor Guglielmo Chiodi, Shef i Programeve të Doktoraturës në Shkencat Sociale të Aplikuara pranë Universitetit Sapienza të Romës, ishte i ftuar në Universitetin Europian të Tiranës për të dhënë një leksion të hapur me temë "Kriza Ekonomike dhe Paradigmat Alternative në Ekonomi", në kuadrin e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Ky leksion u është dhënë studentëve të Bachelor dhe Master të Universitetit Europian të Tiranës, të cilët kishin mundësi për të bërë një diskutim të hapur me Prof. Chiodi për dinamikat reja ekonomike. Ky takim pasoi me një tjetër në Universitetin Sapienza, Romë, ku Universiteti Europian i Tiranës u përfaqësua nga Rektori Prof.Dr.Tonin Gjuraj dhe Prof. Kosta Barjaba.
Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2015/10/profesori-i-la-sapienza-guglielmo-chiodi-leksion-te-hapur-ne-uet

markoniUET – Universiteti Marconi ofron një diplomë Master të përbashkët

Universiteti Gugiliemo Marconi dhe Universiteti Europian i Tiranës prezatuan “Diplomën e Përpashkët” -  njëri prej projekteve më të reja në UET, i cili synon të sjellë një diplomë të përbashkët masteri në shkencat Ekonomike e Sociale. Përfaqësuesit e Universitetit Marconi të Romës sollën përballë studentve të masterit  një qasje të asaj çka përfaqëson diploma e përbashkët mes dy universiteteve, dhe rëndësinë e masterit në një treg global. Universiteti Marconi u përfaqësua nga Dr. Arturo Lavalle, Drejtor mbi Kërkimin dhe Zhvillimin dhe Prof. Alessandro Gennaro, Drejtor Shkencor i IMBA.  Këtë takim e përshëndeti dhe Prof. Dr. Adrian Civici, President i UET i cili  vlerësoi rëndësinë e kësaj diplome të përbashkët.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2015/11/e-learning-sfidohet-universiteti-tradicional

 

swisUET dhe Swiss School of Economics Bashkëpunim në nivelin Doktoral

Më 19 nëntor 2015, Dekani i Fakultetit Ekonomik dhe Teknologjisë së Informacionit  Prof. Dr. Ëngjëll Pere i shoqëruar nga Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Drejtor i Shkollës Doktorale pranë UET morrën pjesë në inagurimin e ciklit të parë Doktoral në Swiss School of Economics në qytetin Verbier të Zvicrës. Në kuadër të këtij projekti Universiteti Europian i Tiranës nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Swiss School of Economics, ky takim inicoi shkëmbimin  ndër institucional ndërmjet këtyre  dy universiteteve,  i cili nënkupton lëvizshmërinë studentore në nivelin  Bachelor dhe Master, shkëmbime të stafit akademik  e gjithashtu bashkëpunim e shkëmbim në punën kërkimore shkencore.

Swiss School of Economics e fokusuar në ciklet Master dhe Doktoraturë  synon të nxjerrë liderat e rradhës të bisnesit duke i dhënë kështu një ekspertizë nga akademia me përvojë, duke i dhënë atyre një tjetër zgjidhje të problematikave që bisnesi sot shfaq. Qasja e tyre mbi mësimdhënien vjen e lidhur me një element tejet të rëndësishëm siç është dhe praktika e andaj kjo është risia  e këtij univeristeti, t’i jap studentëve mundësi për praktika pune efikase , pra “të dinë atë çka ata flasin”. Swiss School of Economics qysh në themelimin e saj ka patur ura bashkëpunimi me universitete si motra në Azi e Europë e ndërsa në këtë pikë të zhvillimit të saj vjen me një bashkëpunim me Universitetin Europian Të Tiranës Universitetin Marin Barleti dhe partnerë të tjerë nga Portugalia e Taiwani.

Për më tepër vizitoni: http://www.mapo.al/2015/11/bashkepunim-i-uet-me-swiss-school-of-economics

 

 

eu flag co funded pos rgb right"Co-funded by the Erasmus+ Programme of the  European Union. This project has been funded with support from the European Commission. This publication [communication] reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein".