Shkencat e Edukimit

Ky program është një risi për të gjithë mësuesit dhe edukatorët në mjedise edhe përtej klasave. Synon zhvillim profesional në terma të gjatë. Ky program ka ndikim të drejtpërdrejtë në praktikën në klasa dhe i aftëson mësuesit të zgjidhin nevoja të ndryshme të nxënësve dhe i fuqizon për të përmirësuar shkollat dhe mësimdhënien. Masteri në Shkencat e Edukimit është i krijuar për të promovuar të menduarit kritik dhe përmirësimin vendimmarrje profesionale. Studentët do të marrin njohuri mbi çështjet aktuale të edukimit përmes kërkimit individual dhe diskutimeve në seminare. Për mësuesit e interesuar në politikat e edukimit dhe administrimin shkollor, lidershipin apo kërkimin shkencor, ky master siguron një bazë të fortë.

  MSh: SHKENCAT E EDUKIMIT - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistikë sociale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Teoritë e shkencave të edukimit 6
2 I 1 Teknologjitë e reja në mësimdhënie dhe mësimnxënie 6
3 I 2 Didaktikë pedagogjike 6
4 I 1 Pedagogji sociale 6
5 I 2 Kurrikulat 6
6 II 1 Pedagogji e komunikimit dhe personalitetit 6
7 II 2 Çështje etike dhe profesionale 6
8 II 1 Edukimi i të rriturve 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë  
Profili: Politikat e edukimit
1 I 2 Politikat në edukim 6
2 II 1 Vlerësimi dhe standardet në edukim 6
Profili: Administrim Shkollor
1 I 2 Administrim shkollor 6
2 II 1 Pedagogji organizative 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë  
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS /36 ECTS  
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • DAR/ZA
  • Administratë publike qendrore e vendore
  • Sektorë të Marrëdhënieve me Publikun
  • Drejtoritë e politikave të edukimit në prefekturë, qark, bashki e komunë
  • Agjencitë autonome pranë MAS
  • Pedagogë në nivelin Bachelor
  • Në sektorin e këshillimit
  • Në OJF-të e fushës