E Drejtë Publike dhe Ndërkombëtare

Ky program synon specializim dhe njohuri të thelluara të studentëve në lidhje me nocionet, shprehitë dhe formimin në ciklet e mëparshme të studimit, si dhe përgatitje të avancuar të juristëve, për të qenë të aftë të përballojnë nivele të kualifikuara punësimi në administratën publike të gjykatave, në prokurori dhe në organe të tjera të drejtësisë. Programi do të realizohet nëpërmjet kurseve teorike, aktiviteteve formuese dhe praktike, nëpërmjet zgjerimit, thellimit ose edhe plotësimit të njohurive që studentët kanë marrë në nivelet e mëparshme të studimit, si dhe duke i aftësuar ata në teknikat e kërkimit shkencor.

MSh - E DREJTË PUBLIKE DHE NDËRKOMBËTARE - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë
1 I 1 Metoda kërkimi në shkencat juridike 6
2 I 2 Teknikë legjislative 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Studime të avancuara në të drejtën publike 6
2 I 1 E drejta kushtetuese e krahasuar 6
3 I 1 Studime të avancuara në të drejtën ndërkombëtare 6
4 I 2 Studime të avancuara në të drejtën administrative 6
5 I 2 E drejta tatimore dhe doganore 6
6 II 1 Të drejtat e njeriut (debati dhe jurisprudenca) 6
7 II 1 Studime të avancuara në të drejtën europiane 6
8 II 1 Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: E drejtë penale
1 I 2 E drejta penale ekonomike 6
2 II 1 E drejta penale e krahasuar dhe ndërkombëtare 6
Profili: E drejtë publike dhe kushtetuese
1 I 2 Drejtësi kushtetuese 6
2 II 1 Kontrolli i ligjshmerisë së aktit administrativ 6
Profili: E drejtë ndërkombëtare dhe europiane
1 II 1 E drejta e migracionit dhe refugjatit 6
2 I 1 E drejta diplomatike dhe protokolli diplomatik 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Jurist në administratën shtetërore; Ministrin e Jashtme/ Ministri e Integrimit/ Ministrinë Brendshme/ Ministri e Drejtësisë/ Drejtori të ministrive të tjera të angazhuara në proceset e integrimit, ruajtjes së rendit, përafrimit të legjislacionit ose të bashkëpunimit ndërkombëtar,
  • Jurist nëorganizatat ndërkombëtare që punojnë në Shqipëri
  • Avokat / Jurist në ndërmarrjet private
  • Këshilltar juridik
  • Staf akademik
  • Angazhim publik dhe politik