8 tetor 2013: Promovohet libri i Mustafa Nanos "Unë jam gegë". E pranishme Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, znj. Lindita Nikolli

Sipas traditës së vendosur nga UET Press, të martën, ora 18.00, datë 8 tetor 2013, në mjediset e Hollit të UET, u promovua libri i Mustafa Nanos “Unë jam gegë” si dhe ribotimi i një botimi të mëparshëm të autorit, “Hinterlandi i kuq”, botim i po kësaj Shtëpie Botuese. E pranishme Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, znj. Lindita Nikolli, si dhe figura të njohura të medias, letrave, kulturës, botës akademike dhe të politikës shqiptare.

 

11 qershor 2013: Promovohet libri “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare. 1991-1996. Volumi i tretë. Autor Spartak Ngjela 

Volumi i tretë i “sagës” së jetës së avokat Spartak Ngjelës u promovua të martën paradite, ora 12.00, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Libri është një përmbledhje e kujtimeve personale, në formën e refleksioneve dhe analizave që Ngjela u bën periudhave të caktuara të jetës së tij që koincidojnë me ngjarje dramatike në historinë tonë si komb.

14 maj 2013: Promovohet libri “Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI” Autor Agim Nesho

Mes miqsh e dashamirësish, diplomati i karrierës dhe njëherazi autori Agim Nesho, prezantoi në hollin e UET librin e tij “Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI”. Libri ka në vëmendje ngritjen e një strategjie për politikën e jashtme shqiptare. Teza e Neshos lidhet me boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme, tezë e cila përbën strumbullarin e librit.

23 prill 2013: Në ditën botërore të librit dhe të së drejtës së autorit, UET Press është e pranishme në panairin e librit organizuar nga Fakulteti Filologjik pranë UT.

UET Press ju bashkua iniciativës së fakultetit me synim reflektimin ndaj problemeve që shoqërojnë fjalën e shkruar, për t’u dhënë mundësi studentëve, e lexuesve në përgjithësi, të jenë sa më afër me botimet. “Pasojat e modernitetit” me autor Anthony Giddens ishte libri më i pëlqyer për vizitorët e stendës së UET Press.

16 prill 2013: Promovohet libri "Kohë mashtrimesh" Autor Arben Vata

Libri u promovua në hollin e godinës kryesore të Universitetit Europian të Tiranës. Në ceremoninë e promovimit ishin të pranishëm miq dhe dashamirës të autorit, gazetarë të medias së shkruar e vizive, pedagogë të UET dhe të universiteteve të tjera, të ftuar të UET Press. Libri u prit me ngrohtësi dhe dashamirësi dhe, për shumë nga të pranishmit, u cilësua si një ftesë për rireflektim.

8 prill 2013: Promovohet libri “Pasojat e modernitetit” Autor Anthony Giddens

Në një ceremoni solemne, në një nga sallat e Hotel “Tirana International”, Lord Anthony Giddens iu akordua titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës, për kontributin e shquar në fushën e sociologjisë dhe teorisë sociale. Pjesë e ceremonisë ishte edhe promovimi i librit të tij në shqip “Pasojat e modernitetit”, botim i UET Press.

27 mars 2013: Promovohet revista shkencore në fushën e edukimit "Educatio"

Në hollin e UET, në prani të një publiku akademikësh, profesionistësh të fushës, studentëve të doktoraturës e dashamirësve ndaj çështjeve të edukimit, u promovua revista "Educatio", botim i UET Press në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të Edukimit pranë UET. Revista del dy herë në vit dhe artikujt janë në anglisht. Kryeredaktor i revistës është dr. Edi Puka. Revista ka një bord ndërkombëtar editorial dhe synon të ketë karakter ndërkombëtar. Në të do të gjejnë vend artikuj për sfidat e zhvillimit të arsimit të lartë, problematikat e trendet e tij, vlerat e arsimit vendas përballë atij të huaj etj.

24 shkurt 2013: Promovohet libri “Vitet me Tony Blair”. Autor Alastair Campbell

5 vjet pas botimit në Britani, libri “Vitet me Tony Blair” me autor Alastair Campbell vjen në shqip nga UET Press. Ceremonia e promovimit u zhvillua në sallën Balsha të Hotel Tiranës, ku i pranishëm ishte dhe vetë autori. Libri është përmbledhje e faqeve të ditarit që autori ka mbajtur gjatë periudhës 1997-2003, kohë kur shërbente si zëdhënës i kryeministrit të Britanisë të asaj kohe, z. Tony Blair. Një vend të veçantë në libër i kushtohet dinamikës së zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë.

 30 tetor 2012: Promovohet libri “Shqipëria, ankthi dhe ëndrra” Autor Amik Kasoruho

Ceremonia u zhvillua në hollin e Universitetit Europian të Tiranës, ku merrnin pjesë miq të shumtë të autorit, njerëz të letrave, politikanë, historianë, pedagogë e akademikë. I pranishëm edhe presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani. Në këndvështrimin e Amik Kasoruhos libri sjell një analizë të periudhës 1941 - 1990. Iniciuar nga ideja e botuesit Henri Çili, në libër gjejnë vend dy

7 maj 2011: Promovohet libri “Ditari i zgjedhjeve 2011” Autor Henri Çili Karikatura nga Bujar Kapexhiu

Në mjediset e UET promovohet libri “Ditari i zgjedhjeve 2011” me autor Henri Çili dhe karikatura nga Bujar Kapexhiu, një libër me 30 karikatura dhe 30 shkrime të botuara në të përditshmen MAPO nën siglën “Ditari i fushatës”. Libri mund të konsiderohet si një dosier i fushatës zgjedhore 2011.